Ndryshime në qeveri/ Ja kush lirohet nga detyra
Qeveria ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre ësh...
Qeveria ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre ësh...

Një çmim stratosferik, i paimagjinueshëm më parë, raportohet nga Korça në lidhje me drutë.
Drutë e zjarrit për ngrohje, që në zona si Korça, janë tepër të nevojshme për dimrin. Çmimi i lartë i energjisë, fashat e vendosura, kanë bërë që në Korçë të ruhet zakoni i ngrohjes me dru. Prej shumë vitesh çmimi ka pësuar rritje, dikur 15 mijë lekë të vjetër, sot ka arritur rekordin historik prej 85 mijë lekësh për metrër kub.

Problemi nuk qëndron vetëm te çmimi stratosferik, por edhe te mungesa e tyre.
Jo vetëm çmimi është trefishuar brenda vitit. Ka një mungesë të theksuar të lëndës drusore djegëse, për të furnizuar familjet në Korçë.
Moti disi i ka favorizuar qytetarët, por çmimi vazhdon të jetë stratosferik, dhe ka një mungesë të madhë në dru. Në fakt, në disa zona rreth e rrotull qytetit, në Vithkuq, në Kolonjë etj., ka sasi të mëdha drush, por me sa duket, pengesat e bëra nga kryebashkiaku i Kolonjës, apo pengesat e tjera që vijnë nga bllokimi që bën policia, i furnizuesve me dru zjarri, ka sjellë një shtrenjtim të çmimit në treg, por dhe një problematikë të re sociale për qytetarët e Korçës.
Një problematikë e madhe sociale, një familje që të nxjerrë dimrin në Korçë, nuk do të mundet kurrë pa 10 deri në 12 metër kub dru, pra do të duhen nga 850 mijë deri në 1 milion lekë të vjetër, për një familje me dy pensionistë, kjo është thuajse një çmenduri, sepse një pension prej 200 mijë lekësh të vjetër, çfarë do të bëjë më parë pensionisti: Do të blejë një metër dru? Do të blejë ilaçet? Do të paguajë dritat? Do të paguajë ujin? Apo do të ushqehet?
Shumë e rëndë është situata edhe për familjet të cilat kanë një punë, pra nuk janë në pension, me një pagë mesatare si ajo që deklaron vetë qeveria, sërish gati 20% apo deri 30% e saj, e do një metër kub dru, pa folur për kostot e tjera të energjisë, të ujit, ushqimet veshjet e të tjera.

Çmimi prej 85 mijë lekësh për metër kub në Korçë po shkakton një problmatikë të madhe sociale në qytet, ndërkohë që në vendet rreth Korçës, çmimi është shumë më i ulët, kemi këtu parasysh Maqedoninë e Veriut apo dhe në Kosovë dhe theksojmë se problematika shfaqet vetëm në qytetin e Korçës.
Pasi në Dibër dhe në Kukës dhe në zonat e tjera të veriut, çmimet janë më të ulëta se në Korçë, kjo për shkak edhe të asaj që theksuam më lart, bllokimit që i është bërë shpërndarjes së druve nga policia e qarkut të Korçës, por dhe sjellja abuzive, arrogante dhe korruptive e kryebashkiakut të Kolonjës, i cili ka penguar që kjo bashki të bëjë furnizimin me lëndë djegëse të Korçës dhe zonat përreth./CNA.al
SPAK-u ka arrestuar një ministër, një sekretar të përg...
Një denoncues, përfaqësues i shtetases Eva Dilo tregon shq...
Leonora Karaj është një e moshuar e cila ka punuar 40 ...
Fshati Malas Breg, ndodhet në Njësinë Administrative ...
Në 7 shtator sollëm historinë e një zonje, që iu drejtua s...
"Fiks Fare" solli mbrëmjen e së enjtes një investigim ...
Gëzim Korani tregoi se zgjodhi plazhin e Borshit për t...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal,...
Mbeturinat janë kthyer në një shqetësim mjaft serioz p...
Në mars 2022, “Stop” transmetoi një rast dhune në fsha...
Në prill të këtij viti një qytetar denoncoi përmbarues...
Në emisionin "Fiks Fare" Sami Lleshi nga fshati Gostim...
Është e turpshme, ndoshta e pabesueshme, por po ndodh ...
Nuk ka bërë asnjë ditë shkollë, shkolla e tij e vetme ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" trajtoi problemin e qytet...
Një qytetar ka një problem me komshiun e tij sepse i k...
"Stop" trajtoi problemin e qytetarit Petrit Lulo në Piqera...
Në redaksinë e emisionit "Stop" në "Tv Klan" ka mbërri...
Tërmeti i 26 nëntorit preku edhe shumë familje në qyte...
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra thotë populli dhe nd...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...