Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Nuk ka bërë asnjë ditë shkollë, shkolla e tij e vetme është lypja në rrugë. Nënën nuk e njeh pasi prej saj është braktisur që i vogël, ndërsa i ati është përdorues i lëndëve narkotike. Të vetmen gjë të shtrenjtë në jetën e tij ka gjyshen, e cila nuk ia ktheu kurrë shpinën.
Gazetarët e Fiksit u njohën me historinë e Mikelanxhelos në muajin Shtator dhe që prej atëhere lëvizën gjithë gurët institucional për t’i dhënë 14 vjeçarit ndihmë e mbi të gjitha dije.
Mikelanxhelo tregon se jeton me gjyshen e tij në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Gjyshja është e moshuar dhe kanë vetëm njëri tjetrin. Ai duhet të lypi çdo ditë për të siguruar një sasi parash që siç shprehet ai ” të blejmë bukë dhe kos”.
Historia e tij të rrënqeth tek tregon se e ëma e ka braktisur fare të vogël, pasi me të atin përdorues të lëndëve narkotive në familje ushtrohej dhunë ndaj saj. Prindërit divorcohen dhe për rritjen e tij është kujdesur gjyshja , që aktualisht është e pamundur fizikisht për ta bërë ende. Kështu që barra e familjes i ka mbetur Mikelanxhelos. ” Nuk di as të shkruaj as të lexoj, njoh vetëm lekët pasi më ka mësuar gjyshja t’i numëroj” shprehet ai. Gazetarëve të Fiksit ai i shpreh dëshirën që ka për të shkuar në shkollë, por edhe hallin se nuk ka kush të kujdeset për gjyshen dhe nuk ka rroba për t’u veshur për shkollë. Më pas të gjithë rrëfimin e tij e mbyll me një frikë të madhe që ka ” Kam frikë nëse nëna ndërron jetë unë me kë do të rri?”
Fiksi pas kësaj histori të trishtë referoi në institucione si një rast urgjent për ndërhyrje. Fillimisht në datë 16 shtator 2022 përmes një telefonate dhe më pas në një takimë në zyrat e ALO 116 111 të Linjës Kombëtare të Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri. Në po të njëjtën datë nga ana e zyrave të Linjës Kombëtare të Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri u bë dhe referimi i këtij rasti drejt Punonjëses për Mbrojtjen e Fëmijëve në Njësinë Administrative Nr. 9 në Tiranë. Por edhe pse kishin kaluar më shumë se 10 ditë nga referimi i këtij rasti, 14 vjeçari fokusohej nga kamerat e Fiksit se gjatë orëve të vona të natës endej rrugëve. Të ndodhur në këto kushte redaksia e Fiks Fare u interesua për të dytën herë pranë zyrave të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve ku të vetmin argument që dhanë përmes një e-maili ishte se: ” Gjatë vizitës nuk kemi gjetur njeri në banesë dhe kemi lënë porosi te anëtarët e komunitetit që ta informojnë gjyshen të paraqitet pranë zyrave tona për ndihmë, duke qenë se zonja nuk disponon nr. kontakti dhe gjatë orëve të paradites nuk gjendet në banesë”.
Me datë 29 shtator redaksia e Fiks Fare përmes një e-maili informon për rastin Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku këta të fundit pas vlerësimit të situatës vendosën që 14 vjeçarin bashkë me gjyshen e tij, ta dërgonin në Korçë atje ku kanë edhe vendbanimin. Ku nga shërbimi social i qytetit u bë e mundur që Mikelanxhelo të fillojë shkollën nga klasa e parë. Mikelanxhelo dërgon një video mesazh për redaksinë e Fiksit ku thotë se falë tyre ai arriti të shkojë në shkollë./ tch
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" trajtoi problemin e qytet...
Një qytetar ka një problem me komshiun e tij sepse i k...
"Stop" trajtoi problemin e qytetarit Petrit Lulo në Piqera...
Në redaksinë e emisionit "Stop" në "Tv Klan" ka mbërri...
Tërmeti i 26 nëntorit preku edhe shumë familje në qyte...
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra thotë populli dhe nd...
Në redaksinë e emisionit “STOP” në "Tv Klan" ka mbërri...
Me anë të një regjistrimi të fshehtë, emisioni investi...
"Fiks Fare" nuk ndalet në investigimet për sa i përket...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e nj...
Gazetarët e emisionit investigativ “Stop” u vunë në dijeni...
Mësueset e shkollës “1 Maji” në kryeqytet bëjnë kurse ...
Në 7 shtator emisioni “Stop” solli historinë e një zon...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e p...
Në datën 20 shtator 2022, Fiks Fare, transmetoi rrëfim...
Një prokurore, e cila e quan veten të “hekurt”, pasi për d...
Një pallat në qytetin e Durrësit në lagjen Nr.17 u dëm...
Në Kamëz ekziston problematika e mbingarkesës së nxënë...
Premtimi i qeverisë në fillimin e mandatit të dytë, pë...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" trajtoi rastin e qytetarit Qe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...