Kamera e fshehtë - I zhvatën qytetarit 13 milionë lekë, mashtruesit e pranojnë: Paratë i mori Beni
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" trajtoi rastin e qytetarit Qe...

Premtimi i qeverisë në fillimin e mandatit të dytë, për t’i shndërruar këto 100 fshatra jo vetëm në destinacione të rëndësishme turistike, por edhe në përthithëse të fondeve për infrastrukturën dhe zhvillimit duket se i la në harresë shumë fshatra.
“Fiks Fare” udhëtoi në 3 fshatra në bashkitë Lushnjë dhe Divjakë për të parë nga afër se çfarë ka ndryshuar në këto zona. Por u konstatua se këto 3 fshatra ishin vetëm në projektin e madh të qeverisë, në VKM e projektit të 100 fshatrave dhe jo në listën e fshatrave ku u hodhën investimet. Pra në këto fshatra nuk është hedhur kokërr leku dhe projekti mbeti vetëm në letër.
Në kërkesën që "Fiks Fare" i drejtoi FSHZH, në përgjigje thuhet se në total janë hedhur rreth 32.8 miliard lekë në 76 fshatra dhe zonat përreth tyre, por në listat e FSHZH nuk janë përfshirë Ardenica, Krutja dhe Goriçaj.
Në Ardenicë banorët pohojnë se nuk është bërë asnjë investim. I vetmi ka qenë para zgjedhjeve ku është asfaltuar rruga dhe vendosur një tabelë që sinjalizon se je në Ardenicë dhe se 2200 metra më tutje ndodhet Manastiri, informacion tjetër s’ka.
Mansatiri i Ardenicës ndodhet afër fshatit Ardenicë dhe Kolonjë të Lushnjës, 10 km larg rrugës kombëtare që lidh qytetin e Fierit me atë të Lushnjës. Mendohet se themelet e këtij manastiri janë hedhur në vitin 1282. Plus në kishën e këtij manastiri, është bërë edhe kurorëzimi i martesës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti me Andronika Arianitin. Pra, turistët kanë çfarë shohin dhe mësojnë.
Mbas nuk mbetet as fshati Krutje, edhe pse në listën fillestare të projektit të 100 fshatrave është i pari. Por në listën e FSHZH nuk ekziston fare. Krutja përmendet si fshati i parë ku në 11 nëntor 1946 u ngrit kooperativa e parë bujqësore dhe kishte ekipin e volejbollit të femrave në kategorinë e parë, të cilat dolën dhe një here kampione e vendit. Sot ky fshat as tabelë sinjalizuese se ku ndodhesh nuk ka.
Fshati tjetër i përfshirë në projekt, por që nuk është bërë asnjë investim është edhe Goriçaj.
Ky fshat është në mes të rrugës nga “Pushimi i Shoferit” dhe Divjakës.
Ka një liqen brenda fshatit që banorët e quajnë Delli, por asnjë investim nuk është bërë për turizmin. Banorët pohojnë se nuk është bërë asnjë investim dhe asnjë turist nuk ka shkelur në fshatin e tyre, edhe pse mburren me bukuritë e liqenit.
Pavarësisht se janë shpenzuar jo pak, por 32.8 miliardë lekë nga shteti, as për një tabelë nuk janë shpenzuar për tri fshatrat Ardenicë, Krutje dhe Goriçaj sa për t’i bërë banorët krenarë që janë të përzgjedhur në projektin e shumëtrumbetuar, 100 fshatrat turistikë./tch
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" trajtoi rastin e qytetarit Qe...
Problematika e radhës e emisionit "Stop" në "Tv Klan" ...
Duke qenë se dhuruese e veshkës është e motra, nevojit...
Një qytetar nga Elbasani ka rënë pre e një mashtrimi p...
Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit në Fiks Fa...
Ndër gamën e “madhe” të bizneseve që operojnë në Shqipëri,...
Dikur dëshmia e penalitetit, që është një vërtetim i g...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" ka shkuar në fshatin Ferr...
Një i ri, 26 vjeçar, rrëfeu për "Fiks Fare", mënyrën s...
Ecën me vështirësi, jo për shkak të moshës, edhe pse k...
Një profesor i njohur i Universitetit Bujqësor të Tira...
Një denoncim është bërë nga nënkryetari i PD-së, Luçia...
Bledar Teferiçi, ish-drejtor i shkollës në Kavajë, ka deno...
Sot përkujtohet 80-vjetori i Konferencës së Pezës, e m...
Projekti “100 fshatrat turistikë”, një nga angazhimet ...
“Stop” shkoi në Korçë për problemin e qytetarit Pandel...
Një nga investimet më të fundit në Shqipëri ka qenë Sp...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka ripublik...
Avokati Idajet Beqiri ka paditur në SPAK, çiftin Meta-Krye...
Avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar në SPAK ish-Presidentin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...