VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

"Fiks Fare" nuk ndalet në investigimet për sa i përket pedofilisë. Edhe mbrëmjen e së martës, "Fiks Fare" zbuloi një tjetër pedofil në Vlorë, i cili ishte dënuar plot 8 vjet nga një gjykatë në Kaliforni (USA) për përdhunimin e një 17-vjeçareje.
Në redaksinë e "Fiks Fare" mbërriti një denoncim për një 42-vjeçar nga Vlora, i quajtur Eqerem Sorra, i cili edhe pse kishte bërë burg për përdhunim sipas denoncuesit ai vazhdonte të shkonte me të mitura. Minorenet i mashtronte kollaj, pasi hiqej si besimtar i devotshëm mysliman, duke u bërë edhe më i besueshëm. Eqeremi shiste parfume afër xhamisë në qendër të Vlorës.
"Fiksi" siguroi vendimin e Gjykatës së Lartë në Kaliforni i cili e ka dënuar Sorrën me 8 vite heqje lirie, pasi ka përdhunuar një 17-vjeçare, fakt të cilin Sorra e ka pranuar, çfarë ka ndikuar dhe në vitet e heqjes së lirisë.
Në vendimin e gjykatës jepet me fakte se si përdhunuesi përfitoi nga 17-vjeçarja e cila nuk dinte cilin autobus të merrte për shtëpi dhe se përdhunuesi Sorra u zotua ta shoqëronte. Miqtë e 17-vjeçares të cilët e shoqëruan deri në stacion kanë deklaruar në gjykatë se Sorra dukej një njeri fetar.
Në këtë vendim thuhet se Sorra e çoi të miturën në banesën e tij dhe e përdhunoi, 17-vjeçarja shpëtoi nga ai vetëm kur ky i fundit shkoi në tualet.
Për këtë akt të Sorrës u mor vendimi në qershor të vitit 2010 dhe u dënua me 8 vite heqje lirie.
Por dënimi nuk i mjaftoi pedofilit i cili edhe tani vazhdon të ngacmojë të mitura dhe të kërkojë prej tyre marrëdhënie seksuale edhe kundrejt pagesës.
Me marrjen e denoncimit një bashkëpunëtore e "Fiksit" u prezantua si 13 vjeçe dhe shkoi të blinte një parfum tek Eqerem Sorra. Duke e pyetur për jetën e saj Sorra u hodh direkt në sulm për ‘prenë’ e radhës. Bashkëpunëtorja e "Fiksit" u hoq si jetime nga i ati dhe jetonte vetëm me të ëmën dhe aktualisht e kishte humbur vitin shkollor, kaq mjaftoi që Sorra t’i kërkojë menjëherë numrin e telefonit. Kjo sipas pedofilit me idenë për ta ndihmuar 13-vjeçaren për një punë, por gjithmonë duke i sugjeruar që çdo gjë e mitura ta fshihte nga e ëma.
Direkt ditën e nesërme Sorra i shkruan 13-vjeçares se i ka gjetur pune dhe takohen sërish. Ai i thotë se i ka gjetur punë të pastrojë një shtëpinë e tij që e ka marrë me qira nga persona të tjerë. Vajza do e pastronte shtëpinë çdo ditë dhe se për ketë Sorra do e paguante 2000 lekë në ditë. Madje ai i thotë ” Mos i mbaro punët njëherësh bëj sa të bësh e rri dhe aty shplodhu se vetëm je, po deshe vij edhe unë rri me ty”.
Rrugës për të shkuar tek apartamenti ai telefonon pronaren e shtëpisë për t’i marrë çelësin. Por bashkëpunëtorja e "Fiksit" nguron ta shoqërojë vetëm sipër, aty del dhe i afërm i pronares së shtëpisë duke e shoqëruar për tek apartamenti. Aty bashkëpunëtorja e "Fiksit" merr informacion se Sorra apartamentin e kishte marrë me qira vetëm për atë dite, ndërkohë që i kishte thënë ndryshe. Me t’u vënë në dijeni edhe pronarja e apartamentit së bashku ballafaqohen me Eqerem Sorrën.
Ajo i kërkon shpjegim se përse e ka thirrur vajzën për pastrimin e shtëpisë pasi ata shtëpinë e japin të pastruar dhe e pastrojnë vetë. Sorra i gjendur në befasi mundohet të dalë nga situata duke përmendur që është familjar, por pronarja e apartamentit e ka kuptuar qëllimin e tij. Në kamera dëgjohet që t’i thotë “Ki më shumë respekt për mjekrën që mban! Largohu mos të njoftoj policinë”. Më pas pronarja e apartamentit dhe i afërmi i saj i shpjegojnë 13-vjeçares që ky ishte thjesht një mashtrim nga ana e Sorrës dhe që duhet të ketë kujdes nga persona të tillë.
Por Sorra edhe pse i gjendur në ketë situatë nuk kufizohet për t’i dërguar sërish "sms" 13-vjeçares. Pas refuzimit të saj për t’i kthyer përgjigje për takim ai këmbëngul me "sms" duke e treguar hapur qëllimin e tij.
Ai çdo gjë ia përshkruan me detaje në "sms" duke cilësuar se e tërheqin shumë femrat e virgjëra. Fjalori i përdorur nga Sorra nuk ka limit edhe pse e di që po i shkruan një të miture, ai i kërkon me ngulm të kenë raport seksual duke i ofruar lekë, shtëpi apo çfarë të dëshironte vajza. Ai i përshkruan me fjalë çdo detaj të një akti seksual dhe se çfarë do bënte në intimitet me 13-vjeçaren.
Mesazhet vazhduan deri në momentin që Sorra arrestohet nga policia e Vlorës për një tjetër vepër penale, atë të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u arrestua duke strehuar në banesë 5 emigrantë të paligjshëm.
Ne njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i shtetasi E. S. u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Osman Haxhiu”, duke shoqëruar për në banesën e tij, 5 emigrantë, me qëllim dhënien ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit./ tch
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e nj...
Gazetarët e emisionit investigativ “Stop” u vunë në dijeni...
Mësueset e shkollës “1 Maji” në kryeqytet bëjnë kurse ...
Në 7 shtator emisioni “Stop” solli historinë e një zon...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e p...
Në datën 20 shtator 2022, Fiks Fare, transmetoi rrëfim...
Një prokurore, e cila e quan veten të “hekurt”, pasi për d...
Një pallat në qytetin e Durrësit në lagjen Nr.17 u dëm...
Në Kamëz ekziston problematika e mbingarkesës së nxënë...
Premtimi i qeverisë në fillimin e mandatit të dytë, pë...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" trajtoi rastin e qytetarit Qe...
Problematika e radhës e emisionit "Stop" në "Tv Klan" ...
Duke qenë se dhuruese e veshkës është e motra, nevojit...
Një qytetar nga Elbasani ka rënë pre e një mashtrimi p...
Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit në Fiks Fa...
Ndër gamën e “madhe” të bizneseve që operojnë në Shqipëri,...
Dikur dëshmia e penalitetit, që është një vërtetim i g...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" ka shkuar në fshatin Ferr...
Një i ri, 26 vjeçar, rrëfeu për "Fiks Fare", mënyrën s...
Ecën me vështirësi, jo për shkak të moshës, edhe pse k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...