Skandali në "Fiks Fare"/ Shefi i urbanistikës: Shtatë mijë euro për lejen e plazhit në Ksamil!
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal ...

Monopatinat elektrike janë trendi më i ri i transportit në vendin tonë. Për të shmangur trafikun, por edhe çmimi i lartë i karburantit, ka bërë që shumë qytetarë të lëvizin me monopatina elektronike.
Por, kohët e fundit këto monopatina janë bërë shkak për aksidente, pasi shumica e përdoruesve të tyre janë të mitur apo persona që nuk kanë leje drejtimi, pra persona që nuk e njohin kodin rrugor dhe sinjalistikën.
Fiks Fare kreu një vëzhgim në rrugët e Tiranës, ku evidentohen rastet kur drejtuesit e monopatinave kalojnë me semafor të kuq, ecin me shpejtësi në trotuare, bulevarde, kundravajtje, u presin rrugën drejtuesve të automjeteve që kanë përparësi me semafor jeshil, nuk ecin në korsitë e biçikletave e motoçikletave.
Por, vetë qytetarët si e shohin këtë problematikë? Këmbësorët shprehen se është një problematikë e përditshme dhe kërkojnë të merren masa për parandalimin e tyre. Ndërsa dikush me profesion infermier në Itali, tregon se numri i personave që i drejtohen urgjencës me dëmtime nga monopatinat, sa vjen edhe rritet.
Por këta përdorues rruge nuk janë kthyer në problem vetëm për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, por edhe për policinë rrugore.
“Fiksi” mori në intervistë shefin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës Gerhard Baka, gjatë një patrullimi. Ai shpjegoi se drejtuesit e monopatinave nuk respektojnë sinjalistikat. Dalin nga korsitë, shkelin semaforin e si pasojë janë burim aksidentesh. “Këta drejtues duhet të jenë të kujdesshëm, pasi janë një burim i rrezikshëm aksidenti. Policia, edhe pse nuk ka akses në gobvënie, bën thirrje që secili prej tyre duhet të ruaj veten dhe jetën e të tjerëve”, shprehet shefi qarkullimit rrugor.
Ai tregon se hasen më shumë raste që monopatinat qarkullojnë dhe në rrugë interurbane, autostrada që janë të ndaluara edhe për çiklomotorrët.
Kodi Rrugor nuk e parashikon ndëshkimin e shkeljeve që vijnë nga këto mjete elektrike, e për pasojë për policinë rrugore nuk ka bazë ligjore për të vendosur masa administrative apo penale dhe mjaftohet vetëm me këshillime. “Fiks Fare” u interesua edhe pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për të pyetur nëse kanë bërë një klasifikim për këto mjete.
Arben Progni, Drejtor i Regjistrimit të Mjeteve në DPRRTSH pohoi se me ndryshimet e fundit në kodin rrugor, saktësisht neni 344 i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 353, i ndryshuar së fundi në vitin 2021, këto mjete klasifikohen bashkë me mjetet me pedal. Ky klasifikim i njëjtë edhe për patinat elektrike, përbën bazën ligjore në lidhje me qarkullimin dhe normat e sjelljes që duhet të evidentojnë këto mjete. Këtu i shtohen edhe disa karakteristika, siç janë përdorimi i kaskës mbrojtëse, të zbatojnë të gjitha rregullat e parakalimit, sjelljen nëpër kryqëzime, sinjalizimin me dorë apo me krahë.
Pyetjes se policia rrugore nuk ka një rregullore të mirëpërcaktuar që mund t’i japë mundësinë ligjore për shkelësit e monopatinave, Progni pohoi se në fuqi është rregullorja që është në lidhje me qarkullimin e mjeteve me pedale edhe për patinat elektrike. Pyetjes së “Fiksit” se a mund të përdoren nga minorenët monopatinat, drejtori Progni tha se aktualisht nuk është e përcaktuar dhe se mund t’i përdorin të gjitha moshat, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që janë edhe për mjetet e tjera. Pra, edhe një minoren i pa pajisur me leje drejtimi të asnjë lloj mjeti, mund të shëtisë rrugëve me monopatina, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që nuk i njeh./tch
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal ...
Problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve nuk ...
Në qendrën shëndetësore të fshatit Stravaj në Librazhd...
Një çmim stratosferik, i paimagjinueshëm më parë, raportoh...
SPAK-u ka arrestuar një ministër, një sekretar të përg...
Një denoncues, përfaqësues i shtetases Eva Dilo tregon shq...
Leonora Karaj është një e moshuar e cila ka punuar 40 ...
Fshati Malas Breg, ndodhet në Njësinë Administrative ...
Në 7 shtator sollëm historinë e një zonje, që iu drejtua s...
"Fiks Fare" solli mbrëmjen e së enjtes një investigim ...
Gëzim Korani tregoi se zgjodhi plazhin e Borshit për t...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal,...
Mbeturinat janë kthyer në një shqetësim mjaft serioz p...
Në mars 2022, “Stop” transmetoi një rast dhune në fsha...
Në prill të këtij viti një qytetar denoncoi përmbarues...
Në emisionin "Fiks Fare" Sami Lleshi nga fshati Gostim...
Është e turpshme, ndoshta e pabesueshme, por po ndodh ...
Nuk ka bërë asnjë ditë shkollë, shkolla e tij e vetme ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" trajtoi problemin e qytet...
Një qytetar ka një problem me komshiun e tij sepse i k...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...