Video - Rinas/ Sjell 20 mijë paund 3 herë në vit/ Doganieri: Sa do të japësh?
Prej kohësh e në mënyrë të përsëritur në media janë tr...

"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes degradimin e një projekti për rehabilitimin e një përroi në Kavajë me vlerë 4 milionë euro.
Nëpërmjet pamjeve, dokumenteve dhe dëshmive, "Fiksi" faktoi ndryshime të mëdha të projektit të prezantuar 3 D me punët në terren. Megjithëse rehabilitimi kushtoi miliona euro, ai është mbuluar nga kallamishtet dhe ferrat. Bashkia e Kavajës nuk ka lekë as ta mirëmbajë dhe jo ta bëjë të lundrueshëm, me korsi biçikletash, gjelbërim, ashtu siç ishte në maket.
Denoncimi i parë i "Fiks Fare" ka qenë në muajin prill të vitit 2018. Në atë kohë, emisioni investigativ, faktoi se investimi ishte shkatërruar pa kaluar 1 vit nga ndërtimi. Bëhet fjalë për rehabilitimin e përroit të Leshniqes në Kavajë, i cili u përurua dy herë në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në vitin 2017, ndërkohë që përmbytjet shkaktuan dëme të konsiderueshme, në atë projekt. Sipas vëzhgimit të "Fiksit" në 2018-ën, pjesë të mëdha të trotuareve, pllakave, apo edhe betoni, ishin shkulur nga vendi. Madje, në qershor të vitit 2017, vetë Kryeministri Rama vizitoi zonën për punimet e kryera në fazën e parë. Por, me përmbytjet në fund të vitit 2017, pati shumë dëme, edhe pse qëllimi kryesor i rehabilitimit të përroit ishte për të shmangur përmbytjet. "Fiksi" pyeti në 2018-ën edhe Bashkinë e Kavajës, ku ish-kryetari Isa Sakja, tha se punët janë marrë në dorëzim dhe se firma duhet të riparonte dëmet. Por, ai tha se asnjë nuk merr përsipër gabimin, pasi ndërtuesi thotë e ka fajin projekti dhe projektuesi thotë e ka fajin ndërtuesi!
Po në vitin 2022, a është gjetur “fajtori”?! "Fiks Fare" iu rikthye kësaj problematike. Kamera e "Fiksit" filmoi përroin, ku sërish gjendja ishte skandaloze. Trotuaret kanë filluar të shkatërrohen, vendi është i papastruar. Ndërkohë, që në atë vend, sipas projektit, ishte parashikuar të ndërtohej një urë. Por, ura është “zhdukur” dhe ajo nuk është ndërtuar kurrë. Gazetarët e "Fiksit" krahasuan projektin 3D me punët në terren. Në projekt ishte edhe ura ovale, por s’është ndërtuar! Gjithashtu, edhe një urë e vogël këmbësorësh, me një hark. Por, sërish ajo urë nuk është bërë, teksa në atë vend ka vetëm një urë të ngushtë metalike ku mund të kalojë 1 person. Nga vëzhgimi i Fiksit rezultoi se projekti është mbuluar nga kallamishtet, ferrat. Në projekt ishte parashikuar të ndërtohej korsi biçikletash, trotuaresh. Një pjesë e korsisë së biçikletave ishte bërë, por ajo kishte filluar të shkatërrohej. Madje, edhe trotuarët e ribërë pas vitit 2018. Gjithçka, po shkon sërish në pikën 0, teksa investimi 4 milionë euro po e rimerr përroi.
"Fiks Fare" iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë së Kavajës, nëse e ka gjetur apo jo fajtorin për këtë gjendje dhe se ku shkoi fondi 4 milionë euro. “Punimet kanë filluar më datë 03.08.2016 dhe kanë përfunduar me datë 07.06.2017. Punimet janë marrë në dorëzim nga Bashkia Kavajë” thuhet në përgjigje.
"Fiksi" e pyeti Bashkinë e Kavajës se në projekt ishte një urë ovale në afërsi të rrethit në grykëderdhjen e përroit, por nga vëzhgimi mungonte dhe a i është kërkuar firmës bërja e kësaj ure. “Jo. Projekti i plotë parashikonte ndërtimin e një ure të tillë po investimi është i ndarë në faza dhe aktualisht është financuar vetëm faza e I e këtij projekti. Sipërmarrësi është likujduar për punimet e kryera në masën 100% të vlerës në afatin e caktuar”, thotë bashkia.
Në projektin e prezantuar, Bashkia e Kavajës synonte që Përroi i Leshniqes të ishte i lundrueshëm deri në afërsi të rrugës kryesore Plepa-Rrogozhinë. Madje, në të dyja anët të kishte korsi biçikletash. Por, nga vëzhgimi rezulton se projekti ka filluar të degradohet. Korsia e biçikletave është bërë vetëm nga njëra anë, ndërsa pemët që duhet të mbilleshin në grykëderdhje nuk janë mbjellë, por në atë vend ka investuar një biznes privat. "Fiksi" e pyeti bashkinë nëse ka një plan për funksionalitetin e atij përroit.
“Financimi i përfundimtar i projektit për momentin është jashtë mundësive ekonomike të Bashkisë Kavajë dhe për pasojë në mungesë të një financimi të jashtëm është i pamundur funksionaliteti i tij me vetëm angazhimin e Bashkisë Kavajë” vijon bashkia.
Po për mirëmbajtjen, pastrimin e ferrave dhe kallamishteve?! “Për shkak të situatave emergjente si Tërmeti datës 26.11.2019, pandemia Covid-19 dhe vështirësitë financiare për shkak të luhatjeve të shumta të çmimeve kanë bërë që Bashkia Kavajë të jetë në vështirësi financiare dhe të mos ketë mundësi për mirëmbajtjen e plotë të kësaj vepre. Vepra në fjalë është e madhe dhe kosto e mirëmbajtjes së saj nuk është aspak modeste duke pasur parasysh faktin se është një projekt i papërfunduar” thotë ajo.
Fiksi e pyeti bashkinë edhe për mungesën e ndriçimit, teksa mori një përgjigje se: “Sistemi i ndriçimit në objekt është vendosur si sasi aq sa ka qenë e parashikuar në këtë fazë të investimit. Ky objekt ka përfunduar së realizuari në vitin 2017 dhe nuk mund të përcaktojmë me saktësi kur është dëmtuar çdo dritë e vendosur më vete”.
Pra, projekti 4 milionë euro i prezantuar me aq bujë dhe 3D ka degraduar. Bashkia e Kavajës nuk ka lekë as ta mirëmbajë dhe jo të kërkojë llogari përse nuk është bërë ura!/tch
Prej kohësh e në mënyrë të përsëritur në media janë tr...
Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me rastin e tran...
Monopatinat elektrike janë trendi më i ri i transporti...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal ...
Problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve nuk ...
Në qendrën shëndetësore të fshatit Stravaj në Librazhd...
Një çmim stratosferik, i paimagjinueshëm më parë, raportoh...
SPAK-u ka arrestuar një ministër, një sekretar të përg...
Një denoncues, përfaqësues i shtetases Eva Dilo tregon shq...
Leonora Karaj është një e moshuar e cila ka punuar 40 ...
Fshati Malas Breg, ndodhet në Njësinë Administrative ...
Në 7 shtator sollëm historinë e një zonje, që iu drejtua s...
"Fiks Fare" solli mbrëmjen e së enjtes një investigim ...
Gëzim Korani tregoi se zgjodhi plazhin e Borshit për t...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal,...
Mbeturinat janë kthyer në një shqetësim mjaft serioz p...
Në mars 2022, “Stop” transmetoi një rast dhune në fsha...
Në prill të këtij viti një qytetar denoncoi përmbarues...
Në emisionin "Fiks Fare" Sami Lleshi nga fshati Gostim...
Është e turpshme, ndoshta e pabesueshme, por po ndodh ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosferik...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...