I hidhnin vetëm gjysmën e pagës, e zbulon kur del në pension/ Prokurori nuk heton: Jam në kafe
Një punonjëseje të Postës së Divjakës i mungon në llog...

Një sipërmarrëse në Tiranë i është drejtuar emisionit "Stop" në "Tv Klan" për një problem që ka me biznesin e saj privat në bulevardin “Gjergj Fishta”, ose te zonja e njohur ndryshe si “Shallvaret”.
Qytetarja Nora Vukaj ka në pronësi një dyqan dhe përpara biznesit të saj ka një vend të rezervuar për klientët, që e paguan për 1 vit në Bashkinë e Tiranës. Ajo thotë se makina të tjera private parkohen në hapësirën që ajo paguan, ndërsa Policia Bashkiake e Tiranës vendos vetëm gjobë, por nuk largon mjetet me karrotrec për t’i liruar hapësirën e dedikuar.
Kontrata që ka firmosur me Bashkinë e Tiranës është që nëse dikush tjetër i zë parkimin, automatikisht ai automjet gjobitet dhe hiqet me karrotrec, por kjo e fundit duket se nuk ndodh dhe abuzuesit e kalojnë vetëm me një gjobë.
Nora Vukaj: Kemi aktivitetin e produkteve sportive me vite dhe mendova që duke shtuar dhe një parkim timin të blerë nga bashkia, mund të lehtësoj klientët mos marrin gjoba sepse shumë shpesh marrin gjoba se rrinë në parkim të dyfishtë. Bleva parkimin për 1 vit te Bashkia e Tiranës. Ndodh që unë s’kam vëmendjen, jam me klientë, më zihet parkimi gjithmonë nga qytetarë të ndryshëm. E lenë aty makinën dhe ikin. Heqin dhe tabelën, rrinë aty. Në momentin që marr, e para e punës do shumë kohë që të më vijë policia bashkiake, por këta nuk ma heqin mjetin. Vjen policia bashkiake, vë gjobën dhe ikën. Domethënë, unë kam dëmtuar atë por unë parkimin nuk e kam asnjëherë, parkimi është i zënë. Më është thënë dhe në kontratë, në momentin që më është zënë parkimi im, duhet të marr policinë dhe duhet të më lirohet me karrotrec, ma kanë thënë te Tirana Parking këtë gjë.
Emisioni "Stop" bisedoi edhe me shefin e qarkullimit në Policinë Bashkiake të Tiranës, i cili shpjegoi të gjithë procedurën. Ai pranoi se shqetësimi i qytetares është i drejtë, por ka raste kur karrotreci nuk ndërhyn dot për shkak të hapësirës së pamjaftueshme. Në këtë rast procedohet me gjobë ose me bllokim gome kur automjetet janë me targa të huaja.
Shefi i qarkullimit të Policisë Bashkiake, Gentian Vocaj: Nora është e interesuar që këtë vend ta ketë bosh, jo që të marrë gjobë personi. Në rastin që ne heqim mjetin, ne e heqim mjetin me gjobë, por përveç gjobës ai paguan dhe tarifën e karrotrecit. Në rast se ti bën një telefonatë në sallën operative të Policisë Bashkiake, menjëherë grupi i policisë bashkiake vjen të verifikojë ankesën. Në rast se ka hapësirë për karrotrecin që ta marrë mjetin në 100% të rasteve mjeti do merret me karrotrec. Por në rast se këtu nuk ka hapësirë, se karrotreci do hapësirë ose para ose mbrapa mjetit që ta marrë, atëherë ne do t’i vendosim masë administrative gjobë. Në rast se mjeti është me targa të huaja, atëherë do t’i vendosim bllokues në gomë. Por në 100% të rasteve në rast se ka vend, ne e marrim me karrotrec. Nga sot e në vazhdim dhe në rast se ka vend këtu dhe nuk e marrim me karrotrec, atëherë e kam unë ngarkesën.
Por ky problem nuk është vetëm i subjektit të Nora Vukaj, por e kanë edhe shumë subjekte të tjera në zonën e “Shallvareve” dhe jo vetëm. Fale insistimit të "Stop", na u premtua nga shefi Gentian Vocaj se jo vetëm denoncuesja por edhe bizneset e tjera që vuajnë nga kjo problematikë, nuk do të kenë më këto shqetësime. Shefi i qarkullimit në Policinë Bashkiake premtoi se kjo zone do të jetë në fokusin e tyre.
Shefi i qarkullimit të Policisë Bashkiake, Gentian Vocaj: Për të gjitha subjektet është e njëjta situatë si në rastin e zonjës. Në rast se ka vend për t’u marrë me karrotrec, mjeti do merret me karrotrec. Në rast se nuk ka vend, atëherë do vendoset masa administrative, qoftë bllokuesi në gomë qoftë masë administrative në xhamin e makinës. Ne e kemi orientuar patrullën që të lidhet vazhdimisht me subjektet të cilët kanë vende të rezervuara. Mjeti që ka zënë parkimin largohet dhe subjekti vendos mjetin e vetë. Që mos të marri gjobë subjekti vetë në xham, atëherë ne e orientojmë patrullën që të kontaktojë me subjektin. Sidoqoftë, duke qenë se kjo zonë ka shumë parkime të rezervuara dhe shumë subjekte që kanë paguar në Bashkinë Tiranë për vendin e rezervuar, kjo zonë do mbahet në një kujdes të veçantë nga Policia Bashkiake./ tch
Një punonjëseje të Postës së Divjakës i mungon në llog...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes degradimin e...
Prej kohësh e në mënyrë të përsëritur në media janë tr...
Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me rastin e tran...
Monopatinat elektrike janë trendi më i ri i transporti...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal ...
Problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve nuk ...
Në qendrën shëndetësore të fshatit Stravaj në Librazhd...
Një çmim stratosferik, i paimagjinueshëm më parë, raportoh...
SPAK-u ka arrestuar një ministër, një sekretar të përg...
Një denoncues, përfaqësues i shtetases Eva Dilo tregon shq...
Leonora Karaj është një e moshuar e cila ka punuar 40 ...
Fshati Malas Breg, ndodhet në Njësinë Administrative ...
Në 7 shtator sollëm historinë e një zonje, që iu drejtua s...
"Fiks Fare" solli mbrëmjen e së enjtes një investigim ...
Gëzim Korani tregoi se zgjodhi plazhin e Borshit për t...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal,...
Mbeturinat janë kthyer në një shqetësim mjaft serioz p...
Në mars 2022, “Stop” transmetoi një rast dhune në fsha...
Në prill të këtij viti një qytetar denoncoi përmbarues...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...