LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The incinerator scandal/ Surprising figures are revealed, Tirana's incinerator earns as much as 3 times the norm

2022-09-21 16:38:00, Denoncim CNA

The incinerator scandal/ Surprising figures are revealed, Tirana's

Among the "large" range of businesses operating in Albania, it has recently turned out that one of the most successful businesses are incinerators, and especially the Tirana Incinerator.

According to the data obtained from INSTAT, it results that the profit rate ranges from 7 to 10%, while "Integrated Energy" has captured the profit rate of 30%, or in other words, 3 times higher than the average business in the country.

Në vitin 2021 Inceneratori i Tiranës përllogariste një fitim prej 6.2 milionë eurosh, shifër e cila kap trefishin e fitimit që mund të parashikojë një kompani e suksesshme në Shqipëri dhe e gjitha kjo në kurriz të shqiptarëve.

Së fundmi kompania “Integrated Energu BV SPV”, ka publikuar bilancin vjetor në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), ku norma e fitimit rezulton të jetë mbi 30%, ndërkohë që norma e INSTAT vërtitet nga 7 në 10%.

Në pasqyrat financiare të vitit 2021 kjo kompani ka deklaruar se të ardhurat në vlerën 2.6 miliardë lekë, ndërsa fitimi para taksave ishte 793 milionë lekë apo 6. 2 milionë euro.

Norma e fitimit arrin në vlerat 30.5% nga të ardhurat e realizuara.

Edhe në vitin 2020 fitimet ishin sërish të larta, që kapnin vlerën prej 2.3 miliardë lekësh dhe fitimi zyrtar i raportuar ishte 723 milionë lekë.

Norma e fitimit mund të jetë edhe më e lartë nga sa paraqitet në dokumentacion, ndërkohë që SPAK ka zbuluar skema që pastrojnë miliarda para në kompanitë simotra në inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Kur qeveria shpalli koncensionin PPP në vitin 2016, lidhur me djegien e plehrave me incenerim, e argumentoi këtë politikë si një diçka shumë positive, ku sektori privat investon me fondet e veta dhe më vonë do të shpaguheshin nga buxheti i shtetit vit pas viti.

Në vitin 2016, kur qeveria shpalli koncesion PPP për djegien e plehrave me incenerim, e argumentoi këtë politikë me faktin se investitori privat do të kryente investimin me fondet e veta, të cilat do të shlyheshin më vonë viti pas viti nga buxheti.

Pavarësisht gjithë “reklamimit” të bërë nga qeveria, inceneratorët vijojnë të marrin pagesa, duke mos bërë punën siç është parashikuar në kontratë./CNA.al

 

 

21:46 DENOUNCEMENT

Video -

Ditën e djeshme nisi viti i ri shkollor. Sot emisioni ...

Lajmet e fundit nga