LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncon Boçi/ Fshati Letan harrohet nga bashkia e Elbasanit, jeta i ngjan një planeti tjetër

2022-09-18 18:44:00, Denoncim CNA
Denoncon Boçi/ Fshati Letan harrohet nga bashkia e Elbasanit, jeta i
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi

Një denoncim është bërë nga nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, për fshatin Letan të Elbasanit, ku pretendon se jeta i ngjan një planeti tjetër.

Në një status në rrjetet sociale, Boçi thotë se ky fshat është harruar nga bashkia e Elbasanit, e cila ka ofruar zero shërbime për banorët.

Ai deklaron se pavarësisht se banorët e Letanit paguajnë taksa e tarifa, në këtë fshat rruga është në gjendje të keqe.

?Fshati Letan nuk është larg nga Elbasani, por jeta aty i ngjan një planeti tjetër.

Kujdesi i pushtetit lokal nuk egziston!

Banorët e Letanit, të njohur për urtësinë e përkushtimin e tyre ndaj punës, konsiderohen banorë të Bashkisë Elbasan.

Për këtë Bashkia i rrjep me taksa e tarifa ndriçimi, gjelbërimi, pastrimi e për çfarë t?i shkrepet, njësoj si të tjerët.

Ndërsa shërbime ndaj banorëve ofrojnë zero!

Rruga në foto, jo vetëm që s?kapet me dorë, por dhe kushton për banorët pasi i duhet të paguajnë tarifën e ndriçimit.

Çfarë ironie!!!???, shkruan nënkryetari i PD-së./ B.A. ? CNA.al

Denoncon Boçi/ Fshati Letan harrohet nga bashkia e Elbasanit, jeta i

Denoncon Boçi/ Fshati Letan harrohet nga bashkia e Elbasanit, jeta i

Denoncon Boçi/ Fshati Letan harrohet nga bashkia e Elbasanit, jeta i

Denoncon Boçi/ Fshati Letan harrohet nga bashkia e Elbasanit, jeta i

21:46 DENOUNCEMENT

Video -

Ditën e djeshme nisi viti i ri shkollor. Sot emisioni ...

Lajmet e fundit nga