LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe apartamente të shtrenjta

9 Nëntor 2022, 13:56, Vetingu CNA

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Grida Duma një ditë më parë bëri dramë në zyrat e kryesisë së Kuvendit.

Ajo njoftoi se ka dorëzuar mandatin si deputete, ndërsa foli për politikë llumi, fytyra të ngrira apo se kishte marrë goditje nën brez.

Grida Duma, në politikë, nuk është se do të mbahet mend për ndonjë kontribut të madh.

Nëse i quajmë kontribut humbjet atëherë, mund të themi që “po” do të kujtohet.

Ajo humbi në 2015-ën kur garoi për kryebashkiake në Durrës, gjithashtu humbi edhe bastionin e demokratëve, Kavajën, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Me humbjet në karrierën politike, Duma, siç është raportuar, pritet të katapultohet në “Top Channel” me një emision dy herë në javë në “Prime Time”.

Bëmat e Grida Dumës brenda dhe jashtë Kuvendit

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Ashtu si për humbjet edhe për historitë rozë, Duma, nuk do të harrohet.

Ka dy ngjarje të bujshme, që lidhen me emrin e Grida Dumës.

Së pari, kujtojmë këtu Artan Santon, ish-bankierin e ndjerë, i ekzekutuar në mes të Tiranës në vitin 2014.

Grida Duma nuk ka folur asnjëherë në publik në lidhje me çështjen e Artan Santos dhe se çfarë bisedoi me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, në zyrën e këtij të fundit.

Kujtojmë se në emisionin “Opinion”, në vitin 2018, ku ishte e ftuar edhe deputetja Duma, po flitej për kodimin dhe çkodimin e deklaratave të Saimir Tahirit, ndërsa ky i fundit, ka ndërhyrë me anë të një bisede telefonike.

Tahiri në prononcimin e tij, ndër të tjera, ka thënë: “E di Grida Duma si e kam bërë detyrën”.

Kjo deklaratë u konsiderua si një mesazh i drejtpërdrejtë për zonjën Duma, e cila nga ai moment heshti dhe nuk foli asnjë fjalë.

E heshtur Duma ka qëndruar edhe për videon erotike të deputetit Ervin Salianji.

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Në shkurt të vitit 2018, CNA.al publikoi një video ekskluzive ku deputeti Ervin Salianji, shkëmbente mesazhe përverse me një person G.D., që më pas në media u identifikua si Grida Duma.

Grida Duma, “ikona” e historive rozë, jashtë dhe brenda Kuvendit, e ka lënë mandatin e deputetes me një pasuri që kap miliona euro.

Luksi i Grida Dumës

Sipas të dhënave të pasurisë të përgatitura nga “Open Spending Albania” dhe të dhënave të marra nga CNA.al pranë ILDKPKI –së, vërehet se Duma në rolin e zëvendësministres gjatë qeverisjes së Berishës, ka pasur në pronësi dy apartamente luksoze, njëri në Tiranë dhe tjetri në Durrës me një vlerë totale prej 162 000 eurosh.

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Si deputete ajo ka deklaruar një fuoristradë luksoze prej 30 000 eurosh si edhe një tjetër makinë, kësaj radhe “BMW” me vlerë 15 000 euro.

Ndër të tjera, ajo ka edhe katër llogari bankare, të cilat deri në momentin e deklarimit kishin rreth 2.4 milionë lekë kursime.

Edhe pas divorcit, pasuria e Grida Dumës, nuk është pakësuar.

Kështu, në vitin 2021 ajo deklaron një apartament me mbi 147 m2, me vlerë 90 000 euro, apartament në Qerret të Kavajës me vlerë 45 000 euro.

Garazh nëntokësor në Tiranë me sipërfaqe 141.5 m2.

Gjithashtu ajo deklaron një automjet tip “Discovery Sport” me vlerë 46 600 euro si dhe të ardhura në vlerën 846 219 lekë si lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.

Por, asnjë lekë nuk e deklaron nga “G Akademy”, aktivitetet e së cilës i pasqyron në rrjete sociale.

Deklarata fillestare të vitit 2011

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Pronare me 50% e një apartamenti banimi me sipërfaqe 153 m2 në Tiranë blerë në vitin 1999, vlera 18 500 dollarë.

Pronare me 100% e një ap. banimi me sip. 152 m2 në Tiranë, blerë në vitin 2005 me divident nga aksione në partneritet, vlera 90 000 euro.

Pronare me 100% e një ap. banimi me sip 121 m2 + tarracë 90 m2, blerë në vitin 2008 me divident nga aksione në partneritet, vlera 72 000 euro.

Kredi bankare leasing në një bankë të nivelit të dytë për blerje automjeti, detyrimi i mbetur i pashlyer, 11 600 euro (shumë e mbetur për t’u paguar në gusht 2016).

Pronare me 100% e një makine “Chevrolet Captiva” blerë në gusht 2007, 22 000 euro leasing, vlera 33 000 euro.

Burimi i të ardhurave nga puna:

Të ardhura nga Fakulteti i Shkencave Sociale, departamenti i Sociologjisë.

Të ardhura nga Universiteti “Marin Barleti”.

Të ardhura nga Universiteti Europian i Tiranës.

Të ardhura nga Agjencia e Akreditimit (MASH).

Të ardhura nga OSBE, Departamenti për Demokratizim.

Të ardhura nga paga si zëvendësministre deri më 05.09.2013, 1 230 702 lekë.

Pronare me 100% e një apartamenti banimi me sip. 152 m2 në Tiranë, blerë me kursime, divident në shoqëri private, vlera 90 000 euro.

Pronare me 100% e një apartamenti banimi me sip 121 m2 + tarracë 90 m2 në Durrës, blerë në vitin 2008 me divident, vlera 72 000 euro.

Pronare me 100% e një makine “Chevrolet Captiva” e blerë me të ardhura nga shitja e makinës së vjetër + leasing, vlera 33 000 euro.

Të ardhura nga shitja e ap. me sip 53 m2 në Tiranë, 4 910 000 lekë.

Kontratë leasing në një bankë të nivelit të dytë për blerje makine. Detyrimi i shlyer 11 040 euro, detyrimi i mbetur i pashlyer, 11 040 euro.

Shpenzime për blerjen e një makine “BMW”, blerë me kursime, të ardhura nga shitja e makinës së vjetër, të ardhura nga shitja e ap., vlera 15 000 euro.

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Viti 2012

Të ardhura nga paga si zëvendësministre deri më 05.09.2013, 1 230 702 lekë.

Pronare me 100% e një apartamenti banimi me sip. 152 m2 në Tiranë, blerë me kursime, divident në shoqëri private, vlera 90 000 euro.

Pronare me 100% e një apartamenti banimi me sip 121 m2 + tarracë 90 m2 në Durrës, blerë në vitin 2008 me divident, vlera 72 000 euro.

Pronare me 100% e një makine “Chevrolet Captiva” blerë me të ardhura nga shitja e makinës së vjetër + leasing, vlera 33 000 euro.

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Të ardhura nga shitja e ap. me sip 53 m2 në Tiranë, 4 910 000 lekë.

Kontratë leasing në një bankë të nivelit të dytë për blerje makine. Detyrimi i shlyer 11 040 euro, detyrimi i mbetur i pashlyer, 11 040 euro.

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Shpenzime për blerjen e një makine “BMW”, blerë me kursime, të ardhura nga shitja e makinës së vjetër, të ardhura nga shitja e ap., vlera 15 000 euro.

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Viti 2017 para fillimit të detyrës

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Pronare me 50% (pjesë e regjimit martesor, 50% me 50% me bashkëshortin) e një ap. banimi me sip. 152 m2 në Tiranë, blerë nga deklaruesja sipas kontratës së porosisë me kursime, kontribute prindërore, divident nga ortakëria në sipërmarrje private, vlera 90 000 euro.

Apartament banimi në Durrës, i cili nuk është në pronësi të deklarueses për shkak të moszbatimit të kontratës nga pala sipërmarrëse. Për këtë arsye kontrata e pronësisë është në proces gjyqësor në Tiranë në një kohë që në vitin 2009 ishin paguar për këtë ap. 72 000 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga si lektore me kohë të pjesshme dhe të plotë, 287 756 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga si lektore me kohë të pjesshme dhe të plotë, 372 573 leke.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga si lektore me kohë të pjesshme dhe të plotë, 3 558 euro.

Gjendja cash, 1 250 000 lekë.

Pronare me 100% e një makine “Chevrolet Captiva” blerë me leasing dhe vlera e makinës lënë në koncesionar, shlyer me të ardhura nga pagat, vlera 33 000 euro.

Pronare me 100% e një makine “BMW”, blerë me të ardhura nga shitja e ap. me sip 53 m2, vlera 15 000 euro.

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Të ardhura si lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, 582 489 lekë.

Të ardhura si lektore e ftuar, Lead Albania, 255 dollarë.

Bashkëshorti, Z. Ilir Shqina, të ardhura si specialist (grada këshilltar), në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, (janar-gusht 2017), 740 040 lekë.

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Viti 2018

Të ardhura nga paga si deputete e Kuvendit të Shqipërisë periudha dhjetor-janar, shuma 2 172 367 lekë.

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Të ardhura në vlerën 105 049 lekë nga paga si lektore me kohë të pjesshme pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

Bashkëshorti, Z. Ilir Shqina, të ardhura në vlerën 12 900 euro, nga paga në funksionin e Ministër Këshilltar pranë ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Lubjanë, për periudhën mars-dhjetor 2018.

Të ardhura të pritshme në vlerën 12 500 euro si pagesë e prapambetur e Marrëveshjes Shërbim Konsulence datë 01.10.2012.

Të ardhura të pritshme në vlerën 1 650 euro si pagesë e prapambetur e kontratës (aktmarrëveshje kërkim shkencor datë 03.11.2014).

Të ardhura të pritshme në vlerën 9 000 euro si pagesë e prapambetur e aktmarrëveshjes, Kërkim-Shkencor 3-vjeçar Proffesor Emmeritus datë 22.10.2015.

Të ardhura në vlerën 1 278 euro si pagesë të prapambetur të kontratës datë 04.11.2016 në pozicionin lektore e jashtme.

Të ardhura të pritshme në vlerën 5 000 euro për kontratën e redaktimit të veprës “Haga Haradinaj” datë 01.05.2014.

Të ardhura të pritshme në vlerën 10 000 euro për të Drejtat e Autorit mbi veprën “Fëmijëria Menaxheriale”, mars 2014.

Të ardhura të pritshme në vlerën 20 000 euro për të Drejtat Pasurore të autorit mbi veprën “12 ide përtej 2013”, datë 03.09.2014.

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Të ardhura të pritshme në vlerën 5 000 euro për kontratën e redaktimit të veprës “Biografi-Margaret Thatcher”, datë 20.02.2017.

Të ardhura të pritshme në vlerën 7 500 euro për kontratën e redaktimit të veprës “Roger Scruton HTBC”, datë 15.02.2016.

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Të ardhura nga shitja e autoveturës “Chevrolet Captiva” në shumën 8 000 euro dhe nga shitja e autoveturës “BMW Sport” në shumën 5 000 euro.

Bashkëpronare me bashkëshortin me pjesë takuese 50% të një apartamenti banimi në Tiranë me sipërfaqe 152 m2, me vlerë 90 000 euro, të blerë me kontratë porosie me burim të ardhura nga kursimet, kontributet e prindërve dhe nga shoqëria private.

Apartament banimi në Durrës në vlerën 72 000 euro, me sipërfaqe të specifikuar në kontratën e porosisë, e cila është në proces gjyqësor në Shkallën e Parë të Gjykatës së Tiranës.

Pronare me 100% e një makine autoveturë “Land Rover”, “Discovery Sport” në shumën 38 000 euro. Burimi i të ardhurave është nga kredia bankare e marrë në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 25 000 euro dhe nga të ardhurat e shitjes së autoveturës “Chevrolet Captiva” në shumën 8 000 euro dhe autoveturës “BMW Sport” në shumën 5 000 euro.

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 996 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare pranë një banke të nivelit të dytë në datën 25.02.2019 është 226 518 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 euro.

Gjendja monetare cash, 870 000 lekë.

Kredi bankare për blerje autoveturë “Land Rover”, për të cilën është shlyer detyrimi në shumën 2 816.94 euro, ndërsa gjendja e detyrimit të mbetur të pashlyer është 22 762 euro.

 Shpenzuar në vitin 2018 shuma 7 000 euro si pagesë për zgjidhjen me marrëveshje të konfliktit gjyqësor në rolin e dorëzanit të dytë në një bankë të nivelit të dytë.

Shpenzuar për makinë autoveturë “Land Rover”, “Discovery Sport” në shumën 38 000 euro.

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Burimi i të ardhurave është nga kredia bankare e marrë në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 25 000 euro dhe nga të ardhurat e shitjes së autoveturës “Chevrolet Captiva” në shumën 8 000 euro dhe autoveturës “BMW Sport” në shumën 5 000 euro.

Viti 2021

Pronare 100% e një apartamenti banimi në Tiranë me vlerë 90 000 euro dhe me sipërfaqe 147.3 m2.

Apartamenti është blerë me kontratë porosie, nga kursimet, kontribute prindërore, divident nga ortakëria në sipërmarrje private. (Ka një ulje të metrave katrorë për saktësim nga leja e legalizimit. Pjesa në % ka ndryshuar nga 50% në 100% të kuotave si rezultat i marrëveshjes së ndarjes mes bashkëshortëve.)

Pronare 100% e një apartamenti banimi në Qerret të Kavajës me vlerë 45 000 euro, me sipërfaqe 73 m2, blerë më 5 gusht 2019. Ky apartament është shlyer nga një pjesë e detyrimit kontraktor që UET Sh.p.k. ka ndaj subjektit.

Pronare 100% e një garazhi nëntokësor në Tiranë me sipërfaqe 141.5 m2. Garazhi ka qenë në përdorim të znj. Duma që prej vitit 2014, por për shkak të konflikteve pronësore: ndërtues me palë të tretë dhe ndërtues me zonjën Duma, mori vlerë juridike pas vendimit të formës së prerë nga gjykata. Me anë të një deklarate noteriale ndërtuesi ka shlyer një pjesë të detyrimit që i lindi nga vendimi gjyqësor nëpërmjet kalimit të këtij garazhi në pronësi të zonjës Duma. Shkëmbim i metrave katrorë si pasojë e detyrimit që buron nga vendimi i gjykatës.

Nga deputete luksi në moderatore/ Grida Duma, me makinë dhe

Detyrim për t’u shlyer nga kontrata leasing mbi blerjen e një makine në vlerën 9 540 euro.

Gjendje 570 937 lekë në llogarinë bankare, me burim të ardhurat nga paga si lektore me kohë të pjesshme dhe të plotë.

Kredi overdraft në vlerën 1 536.92 euro për shpenzime.

Gjendje 435 000 lekë të mjeteve monetare në cash të mbartura në vite.

Pronare 100% e një automjeti tip “Discovery Sport” me vlerë 46 600 euro. Burimi i krijimit të pasurisë: shitja e makinave të mëparshme tip “BMW” dhe “Chevrolet Captiva” dhe pjesa e mbetur kontratë leasing 25 000 euro kredi leasing dhe 11 600 euro vlera e shitjes së dy makinave.

Të ardhura në vlerën 846 219 lekë si lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës./CNA.al

Lajmet e fundit nga