
ILD ka njoftuar sot se ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj magjistratit Bevis Shehaj, zv.kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, i kërkon KLGJ-së nisjen e procedimit disiplinor ndaj tij.
“Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj magjistratit Bevis Shehaj, i nisur bazuar në ankesa në vazhdimësi pranë ILD-së nga kancelarja, pasi magjistrati në pozicionin e zv.kryetarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, e pengonte në ushtrimin e detyrave ligjore, duke mos lejuar funksionimin normal të gjykatës. Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon KLGJ-së pranimin e kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj, për shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1 shkronjat “g” dhe “gj” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike”.
“Vërejtja publike” përmbush dy qëllime parandaluese: parandalimin e posaçëm, në kuptimin që magjistrati në të ardhmen të mos kryejë më shkelje disiplinore; dhe parandalimin e përgjithshëm, në kuptimin që magjistratët e tjerë, kuptojnë që një sjellje e papërshtatshme nuk duhet kryer, pasi është e ndëshkueshme me masë disiplinore”, thuhet në njoftimin e ILD-së.
Ndërkohë Bevis Shehaj është shkkarkuar nga Vettingu në muajin qershor të këtij viti.
KPK e shkarkoi Shehajn
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar në muajin qershor nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Bevis Shehaj.
Kryesuesja e trupës, Valbona Sanxhaktari, sqaroi para shpalljes së vendimit se gjyqtarit Shehaj i ishte dhënë përgjigje më parë për një kërkesë të tij për përfshirjen e të ardhurave të motrës në analizën financiare, ndërsa është rrëzuar një kërkesë tjetër për administrimin e të dhënave nga një kompani celulare.
Pas shpalljes së vendimit, familjarët e gjyqtarit Shehaj të pranishëm në sallë e kundërshtuan me tone të larta vendimmarrjen.
Gjyqtari Bevis Shehaj u përball gjatë dy seancave dëgjimore me konstatimet e Komisionit për vendime të marra në cenim të procesit të rregullt ligjor apo në kushtet e konfliktit të interesit nga gjyqtari Bevis Shehaj. Po ashtu, ai dha shpjegime për çështje të tjera të gjykuara prej tij të denoncuara nga publiku.
Shehaj dha shpjegime dhe për një denoncim për kontakt të papërshtatshëm me xhaxhanë e tij të ndaluar në Itali për mbajtje të lëndëve narkotike. Në seancë u konstatuan gjithashtu balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve të subjektit, përpara se ky i fund të emërohej si gjyqtar.
Gjyqtari Bevis Shehaj pretendoi se procesi ishte tendencioz dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Procesi i vetingut për gjyqtarin Bevis Shehaj u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar është Tonci Petkovic./CNA.al
Fatmira Hajdari ka mbetur përfundimisht jashtë sistemit të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë...
Prokurorja e Tiranës, Deniona Katro, është konfirmuar në d...
Gjyqtarja Arjana Cajo ëshët shkarkuar sot nga detyra. KPK...
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut sapo e ka konsi...
Gjykata Europiane e Strasburgut e ka quajtur të padrejtë s...
KPK me datë 7 tetor, në orën 09:45 do të shpallë vendimin ...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë gëlon nga denoncimet pë...
Shkarkohet nga vettingu gjyqtaja e Gjykatës së Shkallë...
Ish-gjyqtari Admir Thanza, i cili është akuzuar për falsif...
Gjyqtarja e Gjirokastrës, Blerta Marku është shkarkuar sot...
Me 28 prill 2022, pas një mbledhjeje urgjente, Këshilli i ...
Ish kreu i Policisë, Gledis Nano në një letër drejtuar sek...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është me një anëtar më pak,...
Vendimi i gjyqtarit Erion Bani që shpalli të pafajshme kom...
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar...
Etleda Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i R...
Seanca për ish-anëtarin e KPA-së, Ardian Hajdarin, në GJKK...
Prokurori Etien Kapo, i cili është pjesë e Prokurorisë...
Ardian Hajdari, ish-komisioneri i Vettingut sot do të përb...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...