Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Fatmira Hajdari ka mbetur përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë.
Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Vendimi u mor nga trupi gjykues, i përbërë nga kryesuesja Natasha Mulaj, relatorja Ina Rama dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.
Hajdari u shkarkua nga KPK për shkak se iu gjetën parregullsi në lidhje me pasurinë.
Sipas gjetjeve, Fatmira Hajdari është përpjekur që të fshehë pasurinë duke shkelur ligjet si dhe nuk justifikon me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë 948 mijë USD.
Kryefjala e vendimit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga detyra është pallati 10-katësh në zonën e njohur si “Vilat Gjermane” në Tiranë, i cili nisi të ndërtohej në vitin 2012.
Për të ndërtuar këtë pallat, Hajdari ka investuar 207 mijë euro, vlerë të cilën e ka mbuluar më vonë me shitjen e vetëm dy apartamenteve.
Nga hetimi 19-mujor, ka rezultuar se pallati është ndërtuar pa leje, nuk është deklaruar fillimi i investimit në ILDKP, nuk ka deklaruar fillimin e punimeve, nuk justifikon investimin me para të ligjshme si dhe më vonë del se trualli nuk është më 454 m2, por është rreth 900 m2.
Dyshimet janë ngritur edhe përsa i takon burimit të 207 mijë eurove të investuara për ndërtimin e pallatit. Për të mbuluar pjesërisht këtë shpenzim, Fatmira Hajdari deklaron se djali i saj ka shitur investimin 160 mijë euro në lokalin në Qytetin Studenti.
Djali i zonjës Hajdari në vitin 2009 ka lidhur një kontratë me Ministrinë e Ekonomisë për të marrë me qira për 10 vjet ish-Sallë e Lojërave të Qytetit Studenti, 306.5 m2, me vlerë qiraje 155.000 lekë/muaj. Por, kontrata është zgjidhur dy vjet më vonë, pasi ndërtesa u ka kaluar ish-pronarëve, të cilët i kanë dhënë djalit të zonjës Hajdari vlerën e investimit, lëvizje për të cilën KPK ka ngritu një pikëpyetje të madhe.
Për këtë investim, Kirjard Hajdari, ka marrë një kredi 18 milionë lekë, në vitin 2007, pra dy vjet para se të lidhte kontratën me Ministrinë e Ekonomisë. Sipas vendimit, nuk ka dokumentacion që provon investimin e shumës së kredisë në lokalin në Qytetin Studenti, shitjen e të cilit e ka përdorur për të justifikuar pjesërisht shumën prej 207 mijë euro për ndërtimin e pallatit. Më tej është zbuluar se një pjesë e kredisë ishte investuar në një biznes tjetër. Hetimi i thelluar ka zbuluar një seri manovrash dhe veprimesh fiktive me qëllim justifikimin dhe mbulimin e krijimit të pasurive të palujtshme me para që nuk u dihet burimi.
Gjithashtu, një tjetër çështje që ka ‘djegur’ në vetting Fatmira Hajdarin është testi i pastërtisë së figurës.
Sipas gjetjeve, ajo ka fshehur faktin që Ambasada Amerikane i ka hequr vizën për të udhëtuar drejt SHBA.
Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me SHISH, ka hartuar dy raporte për pastërtinë e figurës të gjyqtares së Apelit Fatmira Hajdari, për llogari të Komisionit të Vetingut. Në 2 nëntor 2017, DSIK i ka dërguar një raport Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konstatuar se Hajdari ishte e përshtatshme për të vijuar detyrën. Ndërkaq, në tetor 2019, DSIK ka ndryshuar mendim, duke referuar një raport tjetër në KPK, me konstatimi se Hajdari nuk është e përshtatshme për të vijuar detyrën si gjyqtare. Sipas DSIK, Fatmira Hajdari është pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve Ambasada Amerikane në Tiranë u ka hequr vizat si të korruptuar./ B.A. - CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë...
Prokurorja e Tiranës, Deniona Katro, është konfirmuar në d...
Gjyqtarja Arjana Cajo ëshët shkarkuar sot nga detyra. KPK...
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut sapo e ka konsi...
Gjykata Europiane e Strasburgut e ka quajtur të padrejtë s...
KPK me datë 7 tetor, në orën 09:45 do të shpallë vendimin ...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë gëlon nga denoncimet pë...
Shkarkohet nga vettingu gjyqtaja e Gjykatës së Shkallë...
Ish-gjyqtari Admir Thanza, i cili është akuzuar për falsif...
Gjyqtarja e Gjirokastrës, Blerta Marku është shkarkuar sot...
Me 28 prill 2022, pas një mbledhjeje urgjente, Këshilli i ...
Ish kreu i Policisë, Gledis Nano në një letër drejtuar sek...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është me një anëtar më pak,...
Vendimi i gjyqtarit Erion Bani që shpalli të pafajshme kom...
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar...
Etleda Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i R...
Seanca për ish-anëtarin e KPA-së, Ardian Hajdarin, në GJKK...
Prokurori Etien Kapo, i cili është pjesë e Prokurorisë...
Ardian Hajdari, ish-komisioneri i Vettingut sot do të përb...
SPAK-u ka shpallur pretencën për anëtaren e komisionit të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...