LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Roland Ilia, G-99-shi i Vettingut që nuk u bë dot deputet/ Për dy vite bleu një apartament 170 milionë lekë

5 Nëntor 2022, 11:39, Vetingu CNA

Roland Ilia, G-99-shi i Vettingut që nuk u bë dot deputet/ Për dy

Komisionerët e Vettingut, gjatë periudhës që po hetojnë gjyqtarë dhe prokurorë, janë bërë objekt skandalesh me të kaluarën e tyre.

Si prodhim bruto i politikës, për t'i shërbyer asaj pa kaluar në flitra, janë emëruar në komisionet e Vettingut për të pastruar sistemin e drejtësisë.

Ndërkohë që janë vetë për t’u spastruar dhe hetuar sigurisht, pasi precedentët nuk kanë munguar.

Një nga anëtarët e komisionit të Vettingut, që ka qenë nën hetim, dhe që dosja e tij është mbyllur në mënyrë të dyshimtë është Roland Ilia.

 

Roland Ilia, G-99-shi i Vettingut që nuk u bë dot deputet/ Për dy
Roland Ilia

Prokurorja që ka mbyllur dosjen sot nuk është më në drejtësi, por nga ana tjetër është Roland Ilia, vendimet e të cilit janë të dyshimta si për shkak të hetimeve apo edhe lidhjeve politike të tij.

Vërtet ai ka një votë në një çështje të caktuar, por kjo është parimisht, pasi gjithçka vendoset me prapaskena.

Lidhja e Roland Iliajt me politikën, është Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës.

Ilia nuk mund ta mohojë këtë gjë, pasi ai ka qenë kandidat për deputet në koalicionin e majtë në vitin 2009, nën siglën e G-99, por kjo e fundit dështoi pasi nuk mori asnjë mandat.

 

Roland Ilia, G-99-shi i Vettingut që nuk u bë dot deputet/ Për dy
Roland Ilia, kur Erion Veliaj e prezantonte per deputet

Pas dështimit spektakolar Roland Ilia ka punuar si avokat dhe pedagog në Shkodër, derisa erdhi koha për t’i hyrë sërish në punë ndoshta Veliajt dhe Partisë Socialiste ku ai bën pjesë aktualisht.

Kur u emërua në KPK, Roland Ilia, paraqitej si më i varfëri nga kolegët e tij, madje ai nuk deklaronte as shtëpi, por për dy vite ai ka blerë një apartament 108 m2. Çmimin e deklaron 17 000 000 lekë, që me lekë të vjetra, i bie 170 milion lekë.

Pavarësisht pagës së lartë dhe të gjitha përfitimeve që ka në KPK, si komisioner Vettingu, pasi dihet se sot për sot ata janë njerëzit më të paguar në vend, ai deklaron se ka marrë kredi për të blerë këtë apartament.

Një metodë kjo e përdorur nga gjyqtarë e prokurorë.

Ndërkohë që deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes që punon në institucione shtetërore, konkretisht në Prefekturën e Tiranës me një pagë që varion te diku mbi 700 mijë lekë në muaj.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar prej tij, sipas të dhënave të ILDKP-së.

Viti 2017 (Deklarata fillestare)

Mjet motorik, 250.000 lekë.

Kursime personale, nga paga dhe biznesi 1.350.000 lekë

Roland Ilia, G-99-shi i Vettingut që nuk u bë dot deputet/ Për dy

Llogari bankare, 65.819.58 lekë

Llogari  bankare,  26.307,68 lekë

Llogari bankare kursime për fëmijë, 385.24 € = 51.005.78 lekë.

Paga nga universiteti i Shkodrës, 63 710 lekë.

Të ardhura si avokat, 1 159 826 lekë.

Kredi personale në shumën, 1 419 991 88 lekë.

Kartë krediti personale në shumën 991 37 euro.

Roland Ilia, G-99-shi i Vettingut që nuk u bë dot deputet/ Për dy

Llogari bankare në emër të bashkëshortes, 51 812 32 lekë. në këtë lloogari është hapur dhe overdraft në 200 000 lekë.

Paga e bashkëshortes si Drejtoreshë e Komisionit Vendor të Verifikimit të titujve të pronësisë në Prefekturën e Shkodrës, në shumën 89 500 lekë.

Viti 2017 (Deklarimi vjetor)

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga biznesi Person Fizik. Gjendja -362.46 lekë.

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga paga. Gjendja -108.826,78 lekë.

Llogari bankare. Gjendja 386.05 EURO

Shtuar gjendja cash në shumën 400.000 lekë.

Roland Ilia, G-99-shi i Vettingut që nuk u bë dot deputet/ Për dy

Të ardhura nga paga në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në shumën totale 1.864.552 lekë nga të cilat deri më 31.12.2017, kanë kaluar 1.576.256 lekë,  pasi paga e muajit dhjetor ka kaluar më  3 janar 2018.

Hua, kredi nersonale, Data i krijimit: 16/11/2016. Shuma e shlyer 109,297.88,  principal 13.858.87, interesa në total: 123.157 lekë. Shuma e pashlyer 1,310,694 lekë.

Huamarrje. Kartë Krediti personale. Data i krijimit: 06/11/2017. Shuma: 3.000 Euro e papërdorur.

Huamarrje. Kartë krediti personale. Shuma e pashlyer 625,91 EURO.

Llogari bankare e bashkëshortes Sonila Rudi, në shumën 55 004 88 lekë.

Paga e bashkëshortes si Drejtoreshë e Komisionit Vendor të Verifikimit të titujve të pronësisë në Prefekturën e Shkodrës, në shumën 447 500 lekë.

Viti 2018

Llogari bankare. Mbajtës i llogarisë Roland Ilia. Gjendja në dt. 31.12.2017 ka qenë – 362 Euro.

Shtuar llogaria me 2.325 Euro gjatë vitit për pagesë komisione dhe është mbyllur në shtator 2018. 0 lekë.

Llogari bankare. Mbajtës i llogarisë Roland Ilia.  Burimi i krijimit: Të ardhura nga paga. Gjendja në dt. 31.12.2017 ka qenë – 108.826 lekë. Në këtë llogari është çelur mundësi overdrafti 200.000 lekë që nga muaji nëntor 2017. Gjendja në dt. 31.12.2018 ka qenë 157.413 lekë.

Llogari bankare, kursime për fëmijët. Burimi i krijimit: Të ardhura nga kursimet e prindit. Gjendja në dt. 31.12.2018 ka qenë 387, 45 Euro.

Gjendja cash shtuar: 1.000.000 lekë.

Shuma 3.459.564 lekë janë të ardhura nga paga dhe dieta, periudha 12 muaj të vitit 2018, ndërsa shuma 77.000 lekë, të ardhura nga shpërblime të prapambetura nga viti 2017, kaluar në llogari me dt. 12.01.2018.

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga paga në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në shumën 3.536.564 lekë.

Roland Ilia, G-99-shi i Vettingut që nuk u bë dot deputet/ Për dy

Huamarrje. Kredi personale: Shuma e shlyer 175,314.01 lekë, me principal 130,713.35 lekë, interesa Total: 306,027.36 . Shuma e pashlyer është 1,177,546 lekë.

Huamarrje. Kartë Krediti personale: Data e krijimit: 06/11/2017. Shuma: 3.000 Euro e papërdorur.

Huamarrje. Kartë krediti personale: Data e krijimit: 06/11/2017. Gjendja në dt. 31.12.2017 ka qenë -625 Euro.

Gjendja në dt. 31.12.2018 është -195, 43 Euro.

Paga e bashkëshortes si Drejtoreshë e Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë. Në periudhën 1 janar 2018 deri 31 gusht 2018, në shumën 717.912 lekë.

Paga e bashkëshortes në Prefekturën e Qarkut Tiranë. Detyra: Përgjegjëse e Sektorit Juridik. Në periudhën 3 shtator 2018 deri 31 dhjetor 2018, në shumën 246.396 lekë.

Huamarrje nga bashkëshortja, Sonila Rudi. Afati i përdorimit deri me 27.06.2033. Shuma: 200.000 lekë.

Llogari page me gjendje 55.004 lekë në dt. 31.12.2017. Gjendja në dt. 31.12.2018, -46.335 lekë. 

Roland Ilia, G-99-shi i Vettingut që nuk u bë dot deputet/ Për dy

Viti 2019

Apartament me sip 108 m2, blerë në vitin 2019 me vlerë 17 000 000 lekë.

Llogari bankare të subjektit deklarues, me vlerë 3 365 760 lekë dhe 195.43 euro.

Në të njëjtin vit deklaron pakësime të gjendjes financiare me 2 000 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues si komisioner Vettingu në shumën 3 659 677 lekë.

Disbursim kredi për blerje ap. në shumën 17 000 000. Shlyer shuma 52 727 lekë dhe pa shlyer shuma 16 947 273 lekë.

Hua në një bankë, (nuk e deklaron shifrën). Shlyer shumat 198 286 lekë dhe 100 764 lekë. Pa shlyer shuma 979 260 lekë.

Kartë krediti me limit 3 000 euro. Pa shlyer shuma 2 648 euro.

Bashkëshortja Sonila Rudi, gjendje llogarie deklaron shumën 406 972 lekë.

Të ardhura nga Prefektura e Tiranës, si përgjegjëse e sektorit juridik në shumën 739 188 lekë.

Roland Ilia, G-99-shi i Vettingut që nuk u bë dot deputet/ Për dy

Viti 2020

Gjendja e llogarive të subjektit deklarues në shumat 845 euro dhe 200 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues si komisioner Vettingu në shumën 3 383 989 lekë.

Disbursim kredi për blerje ap. në shumën 17 000 000. Shlyer shuma 827 666 lekë. Pa shlyer shuma16 119 607 lekë.

Hua në një bankë, të marrë në vitin 2016 (nuk e deklaron shifrën). Shlyer shuma 657 089 lekë. Pa shlyer 322 171.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes Sonila Rudi në shumën 727 443 lekë.

Të ardhura nga Prefektura e Tiranës, si përgjegjëse e sektorit juridik në shumën 743 004 lekë./CNA.a

Lajmet e fundit nga