
Nuk u bë pjesë e asnjë koalicioni/ Agron Duka tregon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është ...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të martën më 8 nëntor vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Niko Rapi, i cili u shkarkua në shkallën e parë të vetingut për cenim të besimit të publikut për disa kontrata për furnizim me karburant të Gjykatës së Pogradecit kur ai ishte kryetar që u konsiderua si ishin lidhur në kushtet e konfliktit të interesit, si dhe për disa udhëtime jashtë vendit.
Vendimi për rikthimin në detyrë të Rapit është marrë nga trupa e Kolegjit e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Albana Shtyllën, Mimoza Tasin e Sokol Çomon. Sipas njoftimit të KPA-së, vendimmarrja është marrë në mënyrë unanime pas shqyrtimit të ankimit të Rapit në dhomë këshillimi.
Gjyqtari Niko Rapi u shkarkua nga detyra më 21 korrik 2020 prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Dyshimet për konflikt të mundshëm interesi me kompaninë “Bregu” sh.p.k u hetuan nga Komisioni pas deklarimit nga Rapi të një huaje prej 40 mijë eurosh marrë nga kjo kompani, por përgjigjet nga Gjykata e Pogradecit tregonin se subjekti nuk kishte shqyrtuar asnjë çështje me palë kompaninë apo ortakët e saj.
Sipas vendimit të arsyetuar të Komisionit, rrjedha e procesit ndryshoi pas depozitimit në KPK të një denoncimi anonim ku informohej se kompania “Bregu” sh.p.k kishte pasur marrëveshje me kompaninë Kastrati për shitjen e karburantit në Pogradec, raporton "BIRN".
I pyetur nga Komisioni lidhur me këtë denoncim, Rapi ka sqaruar se me shtetasin L.B. dhe vëllezërit e tij, ortakë në kompaninë “Bregu” sh.p.k., kishte marrëdhënie shoqërore. Ai ka shtuar se në dijeninë e tij, shoqëria e administruar prej tyre merret përgjithësisht me aktivitet në fushën e ndërtimit, hotelerisë dhe karburanteve.
Rapi ka mohuar të kishte dijeni lidhur me karakterin e bashkëpunimit mes kompanisë “Bregu sh.p.k.”, me shoqërinë “Kastrati Group”. Më tej, subjekti ka deklaruar se kohën që ka qenë drejtues në këtë gjykatë, nuk ka pasur gjykime me këto shoqëri. Ky qëndrim i Rapit është konfirmuar edhe nga Gjykata e Pogradecit.
Ndërsa në lidhje me procedurat e tenderimit me këto shoqëri, gjykata ka informuar se gjatë kohës që subjekti ka qenë kryetar, përkatësisht në vitet 2014 dhe 2015, janë nënshkruar dy kontrata me “Kastrati Group” me objekt “furnizim me karburant”.
Nga verifikimi i dokumentacionit të prokurimeve të Gjykatës së Pogradecit për furnizimin me karburant është konstatuar se ndër të ftuarit ekonomikë ka qenë edhe kompania “Bregu” sh.p.k. Në kontratën e prokurimit vitit 2013 ka rezultuar se shoqëria “Kastrati Group” dhe kompania në administrim të L.B., kanë pasur bashkëpunim.
Sipas Komisionit, dukej se dhe subjekti ka qenë në dijeni të këtyre fakteve, si dhe bashkëpunimi mes shoqërive u konsiderua si fakt publik bazuar në të dhënat e konstatuara në rrjetet sociale.
Komisioni ka gjetur gjithashtu se gjyqtari Niko Rapi kishte pasur në përdorim me të drejta të plota dhe afat të pakufizuar një makinë “Land Rover” të blerë nga shoqëria “Bregu sh.p.k.” në vitin 2011 për vlerën 28 mijë e 500 euro. Nëpërmjet një prokurore të posaçme të qershorit 2016, kompania “Bregu sh.p.k.” ka emëruar si përfaqësues ligjor dhe të posaçëm z. Niko Rapi, duke i dhënë tagrat që të vepronte në emër dhe për llogari të shoqërisë lidhur me përdorimin, blerjen dhe shitjen e automjetit “Land Rover”, vetes dhe të tretëve, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, për një afat të papërcaktuar.
Nga verifikimi në sistemin TIMS ka rezultuar se subjekti ka udhëtuar me këtë automjet i shoqëruar nga familjarët dhe nuk e ka deklaruar zotërimin e kësaj makine në vitin 2016.
Komisioni i vlerësoi këto rrethana si trajtime preferenciale që janë kryer në kushtet e konfliktit të interesit të vazhdueshëm dhe se subjekti nuk i ka deklaruar si të tilla.
Në përfundim, KPK e vlerësoi konstatimin e konfliktit të interesit të mjaftueshëm për të arritur në përfundimin se Rapi kishte cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe vendosi shkarkimin e tij, vendimmarrje që u rrëzua nga KPA.
Komisionerët e Vettingut, gjatë periudhës që po hetojnë gj...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit, ka raportuar sot para ...
Prokurori Olsi Dado, njëherësh shefi i Dekriminalizimit në...
Prej pesë vitesh po hetojnë gjyqtarë dhe prokurorë, por ve...
Zyrtarët e Vettingut, ndryshe mund të quhet edhe zyrtarë l...
ILD ka njoftuar sot se ka përfunduar hetimin disiplinor nd...
Fatmira Hajdari ka mbetur përfundimisht jashtë sistemit të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë...
Prokurorja e Tiranës, Deniona Katro, është konfirmuar në d...
Gjyqtarja Arjana Cajo ëshët shkarkuar sot nga detyra. KPK...
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut sapo e ka konsi...
Gjykata Europiane e Strasburgut e ka quajtur të padrejtë s...
KPK me datë 7 tetor, në orën 09:45 do të shpallë vendimin ...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë gëlon nga denoncimet pë...
Shkarkohet nga vettingu gjyqtaja e Gjykatës së Shkallë...
Ish-gjyqtari Admir Thanza, i cili është akuzuar për falsif...
Gjyqtarja e Gjirokastrës, Blerta Marku është shkarkuar sot...
Me 28 prill 2022, pas një mbledhjeje urgjente, Këshilli i ...
Ish kreu i Policisë, Gledis Nano në një letër drejtuar sek...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është me një anëtar më pak,...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Mbrëmjen e sotme u raportua në media se ka pasur të sh...
Disa të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë regji...
Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të kontrabandë...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur p...
Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Presidenti Joe Biden tha se SHBA nuk kërkon konflikt me Ir...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rre...
Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet t...
Vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britan...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folu...