Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Partia Demokratike po kalon një periudhë të vështirë, ka kaluar më shumë se një vit nga përjashtimi që Lulzim Basha i bëri Sali Berishës, e cila solli dhe një turbullirë të madhe brenda kësaj partie. Gjithçka ndodhi pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit, një humbje katastrofike e Lulzim Bashës, e pritshme pa asnjë diskutim, më pas shpallja non-grata e doktorit dhe përjashtimi që Basha, “djali politik” i bëri vetë “babait të tij shpirtëror”. Në fakt janë gati katër rryma që përplasen brenda PD.
E para është Berisha.
Berisha që është rikthyer fort, ka marrë partinë, është kryetar i zgjedhur edhe me vota, zhvilloi një Kuvend, zhvilloi një foltore dhe mori drejtimin e PD-së.
Rryma e dytë është e Lulzim Bashës.
Basha është futur në një zyrë, ka besnikët e tij, kryesisht Gaz Bardhin dhe deputetë të tjerë, disa prej tyre ndoshta dhe anonimë, të futur me para në lista, që besojnë akoma se Luli ka mbështetje ndërkombëtare dhe do të marrë PD-në nesër. Do të marrë vulën me gjyq dhe do të kthehen në seli. Dhe kjo do të jetë e ardhmja.
Në fakt edhe sikur vulën t’a marrë Luli, dhe të jetë PD-ja zyrtare thjeshtë dhe vetëm do të jetë një garanci më shumë që Edi Rama të marrë mandatin e katërt, pasi sigla PD me Lulin kryetar dhe me të tijët nga pas nuk do të shkonte kurrë më shumë se 10%.
Një rrymë tjetër është ajo e Grida Dumës dhe Ervin Salianjit.
Kjo dyshe po luan si një strukturë e pavarur midis palëve. Përpiqen të kenë një qasje tjetër ndaj PD-së. Së pari kanë vlerësuar Berishën pas fitores së zgjedhjeve në 6 Mars. Pasi PD-ja e Lulzim Bashës doli e treta, disa individë si Duma dhe Salianji morën një pozicion tjetër ndaj Lulzim Bashës, megjithëse Salianji është fotografuar me dru në dorë në 8 Janar në protestën që bënë demokratët para selisë së tyre.

Apo deklarimet e tij dhe të Grida Dumës në mbledhjet e kryesisë dhe grupit parlamentar, duke theksuar se do të iknin nga Partia Demokratike dhe do të dorëzonin mandatet dhe do bënin aktet më ekstreme në rast se Sali Berisha kthehej si kryetar i saj, pas shpalljes non-grata nga SHBA-ja dhe përjashtimi që i kishte bërë Lulzim Basha. Nga më të zjarrtët pro Lulit dhe akteve të tij, tashmë kanë gjetur një rrugë të ndërmjetme. As nuk janë 100% me Saliun, por as nuk e mbështetin totalisht Lulzim Bashën. Përpiqen të jenë një rrugë e mesme, duke tentuar të krijojnë vetë një alternativë për marrjen e nesërme të PD-së. Grida Duma e shijon shumë, dhe e ka reflektuar dhe në takime të ngushta, se ajo aspiron të marrë drejtimin e PD-së. Kuptohet që Salianji njeriu i video-s erotike me Grida Dumën, nuk do ta shmangte kurrë mbështetjen për këtë të fundit, megjithëse nuk dihet ende se çfarë po ndodh me historinë e tyre rozë, e cila kuptohet që ka ngjitjet dhe zbritjet e saj.

Rryma e katërt
Brenda PD-së është rryma e atyre që luajnë si faktorë për të marrë një mandat tjetër, apo për të detyruar këdo nga dy grupimet, të Berishës apo të Bashës që mund të marrë vulën e partisë nesër, t’i ketë në konsideratë dhe t’i përfshijë sikur kushdo nga palët t’a marrë vulën. Pra në rast se Basha apo Berisha merr vulën, këto emra duhet të jenë të përfshirë prej tyre dhe duhet të respektohen, për të qënë pjesë e listave, për të qënë pjesë e drejtimit dhe elitës së PD-së.
Një nga këto është Jorida Tabaku, megjithëse duket sikur ka një qasje më afër Bashës, ajo dhe disa deputetë të tjerë, megjithëse nuk janë një grupim i mirëfilltë, janë individë që kërkojnë faktorizim me qëndresën e tyre politike dhe reagimet që kanë, për t’u konsideruar nesër.

Dhe midis këtyre katër grupeve të cilat dy prej tyre ky i Dumës dhe Tabakut apo individëve të ndryshëm kanë ngjashmëri, ka dhe një grupim të përbashkët të cilët janë “budallenjtë” si xhepaxhinj të momentit.
Grupimi i budallenjve
Këta mund të quhen të paaftët politikë që nuk kuptojnë asgjë seç ndodh, duan karrigen, delirojnë, janë të lumtur, ju duket vetja udhëheqësa, mbushin xhepat me ca lek, marrin çu jep “Rilindja” e kështu me radhë. Më klasiku si rast është Agron Gjekmarkaj, i cili nga “hiç” u bë nënkryetar partie, nënkryetar Kuvendi, ka dhënë dorëheqjen nga partia. Por megjithëse posti i partisë përmban dhe detyrën e nënkryetarit të Kuvendit, karrigen e nënkryetarit të Kuvendit e mban, nga njëra anë bën sikur është me Lulin, nga ana tjetër bën sikur vlerëson historikun e Berishës, por është pro amerikan, niset për të shkuar në SHBA, çon Lulin të takojë udhëheqësa komunistë e kështu me radhë. Hamburger në studio dhe ndonjë honorar nga Irfani i shtojnë rrogë që merr kot si deputet apo nën kryetar kuvendi, pasi gjithë kohën bën rolin e bejtexhiut mediatik, pa folur për masazhet ndaj Lali Erit.

Por janë të përzier, janë amalgamë në fakt këto gupe, grupi i Dumës, ky grupi i “budallenjve”, këto rastet specifike si Jorida Tabaku, apo edhe vetë grupi i Lulzim Bashës, ku çfarë nuk gjen brenda nga më të paditurit, më injorantët, deri tek ndonjë ish-drejtues me vlera, por edhe gjoja nga këta pro-amerikanët, që bërtisnin që Luli duhet të japë dorëheqjen, megjithëse ishin ata që e mbështesnin dje Lulin, kur përjashtonte doktorin.
Prandaj të gjitha këto rryma që ndodhen brenda PD-së, reflektojnë asgjë më shumë dhe asgjë më pak, një krizë të thellë që po kalon kjo forcë politike, dhe me ardhjen e Berishës në krye sërish nuk ka mundur të bashkohet, të hapet dhe të dalë si një alternativë e vetme, por duket se është si një parti ku grupe të ndryshme luajnë për interesa krejtësisht personale.
Grupimi i madh i Berishës, duket që është më i fortë me më shumë mbështetje nga anëtarësia,me më shumë mbështetje nga publiku, kurse grupet e tjera apo individë të tjerë, thjeshtë dhe vetëm janë tek variant “të konsiderohemi, të rrëmbejmë ç’të mundemi apo të jemi faktorë në politikë, për të mbushur xhepat për interesa personale”. Kuptohet shkëlqejnë "budallenjtë", që janë të paarritshëm në llojin e vet dhe si specie politike e dalë së fundmi në tregun politik./CNA.al
Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar në...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka bërë m...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzon kryeminist...
Dje disa media kanë njoftuar që grupi i Lul Bashës do ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Susa...
"Ne jemi europianë dhe duam të jemi pjesë e BE-së", de...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të situatës...
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për situatën në Uk...
Pak javë më parë, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet dipl...
Flamur Noka, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, deklaro...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me...
Analisti Lorenc Vangjeli ka folur sërish për çështjen ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për sulmet kibernetike ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi me demokr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi so...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë l...
Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, që ka një pas...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka deklaruar se është kund...
Analisti Lorenc Vangjeli ka folur lidhur me zhvillimet e f...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...