The Supreme Court rejects the appeal of the former mayor of Rrogozhina, he remains in prison
The Supreme Court has decided not to accept the appeal of ...
The Supreme Court has decided not to accept the appeal of ...

Lulzim Basha has returned to the political market again with a scandal, which is not new news, it is lobbying in the USA, denounced by "Mother Jones" more than 4 years ago, when Lulzim Basha, in March 2017, during the time of the tent, he created schemes and paid over a million dollars by signing contracts with Nick Muzin, a lobbyist for the former American President, Donald Trump.

Basha shkon në fushatë dhe bën foto me Presidentin. Kontrata është e qartë, e raportuar në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së nga vetë Nick Muzin, për pagesë mbi 1 milion dollarë, të konfirmuara si të kryera 675 mijë dollarë, një pagesë fillestare 500 mijë usd dhe më pas tri pagesa nga 150 mijë, një pagesë 75 mijë dollarë dhe një pagesë tjetër prej 25 mijë dollarësh, e cila kjo e fundit është zyrtare e bërë nga PD-ja dhe e deklaruar në KQZ.
Lulzim Basha rikthehet me një skandal. U raportua lajmi 4 vite më parë, por askush nuk e mori seriozisht.
Tha paratë janë mbledhur në SHBA, nga donacione mëmëdhetarësh, ndërkohë ajo rezultoi të jetë një gënjeshtër.
Në Shqipëri, çështja nuk u hetua asnjëherë, nuk u mor seriozisht, u mbyll me procedurë, nuk u ankimua, e kështu me radhë.
Basha shpesh akuzohet me fakte dhe prova për skandalet e tij, por asnjëherë ai nuk merret seriozisht.
Asnjëherë nuk është hetuar. Gjithmonë është dikush që e mbron. Dje e mbronte Sali Berisha, sot duket se e mbron Edi Rama.

E mbronte Sali Berisha kur ndodhi skandali me Rrugën e Kombit.
Qindra miliona euro abuzime, korrupsion i mbyllur me procedurë. Më pas, skandali me faljen e ujërave territoriale shqiptare Greqisë, e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, sërish e mbrojtën. Më tej, 21 janari, 4 të vrarë në bulevard. Faturën e mori Berisha, Basha u tremb, u fsheh në zyrë dhe nuk e nxori kokën.
Askush nuk e mori seriozisht edhe në këtë rast. Më pas e bënë edhe kryetar bashkie, 4 vjet dhe nuk bëri asgjë. Një dështak spektakolar. Skandale dhe korrupsion në Bashkinë e Tiranës. Orë e ndalur për Tiranën ato 4 vite që Lulzim Basha drejtoi këtë bashki.

Më pas drejtoi prej tetë vitesh opozitën. Tetë vite turpi, skandalesh, përçarjesh, humbjesh e disfatash elektorale të njëpasnjëshme. Nuk mori pjesë në Reformën Territoriale, nuk u bë pjesë e Reformës Zgjedhore, tentoi të sabotonte Reformën në Drejtësi.
Në fund, votoi i detyruar një reformë thuajse totalisht tashmë të dështuar, për të cilën ka nevojë për ndërhyrje të forta dhe të reja ligjore.
U vetëngrit, u mbështet nga Berisha dhe vazhdoi të drejtonte PD-në, edhe pse e përçau atë dhe dëboi senatorët e kësaj partie, elitën e PD-së, e përçau dhe e sakatoi.
Për shkak të paaftësisë së tij për të drejtuar, ai dëbonte nga partia dhe linte jashtë atë që kishte të paktën dy pare mend.
Pas kësaj, Lulzim Basha humbet kontrollin në 2019-ën, dhe djeg mandatet e deputetëve. Në fakt, një parti politike krijohet për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur, kurse Lulzim Basha i dogji mandatet.
Doli në rrugë, bojkotoi edhe zgjedhjet lokale të vitit 2019. Sërish nuk u mor seriozisht!
E pritshme për dikë që kupton politikisht, por Lulzim Basha sërish u mbështet. Ai u rizgjodh në krye të PD-së dhe u largua vetëm në momentin kur përjashtoi Sali Berishën. Asnjëherë, në asnjë moment nuk është marrë seriozisht.
Në të gjitha rastet, skandalet, turpet dhe përgjegjësitë e tij korruptive e politike dhe skandalet e vazhdueshme ai është mbështetur nga Sali Berisha. Është mbrojtur prej tij derisa ditën e fundit, i vuri shqelmin, vetë doktori.
Ai që e solli, ai që e krijoi, ai që e ngriti në detyrë. E “vrau” Lulzim Bashën, pasi Luli, tentoi ta nxirrte me shqelma nga PD-ja.
Berisha u detyrua të rikthehej në seli me protesta. Basha nuk kurseu drurin mbi militantët e Partisë Demokratike.
Mbi mbështetësit e Berishës u hodh gaz lotsjellës, përdori policinë kundër tyre, sërish nuk e morën seriozisht.

Tani plas skandali i radhës. Qindra mijëra euro lobime. Para ruse, para korrupsioni, para skandalesh, burimi i tyre nuk dihet.
Lulzim Basha nuk po flet, thjesht dhe vetëm, e mohon.
Drejtësia nuk e ka hetuar në themel këtë çështje. Deklarimet e Nick Muzin janë aty, të cilat mund t’i aksesojë online kush të dojë, por drejtësia shqiptare na tha se ato nuk ekzistonin.
Si shpëtoi me procedurë Luli kur ndodhi skandali i Rrugës së Kombit.
Asnjëri nuk e merr asnjëherë seriozisht Lulzim Bashën. Ndoshta ka ardhur koha që dikush ta marrë seriozisht, ta hetojë, edhe pse mund të tentojnë ta mbrojnë.
Basha duhet hetuar dhe duhet marrë vërtetë seriozisht, për të kuptuar se kush është kjo monstër politike, ky skandaloz, ky njeri i korruptuar, ky njeri që i ka lënë pasoja, jo vetëm opozitës, por edhe vendit.
Që nga afera korruptive e Rrugës së Kombit e duke përfunduar me financime, me para korrupsioni apo ruse për lobime në SHBA./ CNA.al
"BBC" has released a report about the financing made by Ru...
It is happening day after day, it may be unbelievable, but...
They do not have their Odes, their exploits, their horrors...
Sinan Idrizi, që thuhet se është mik i Edi Ramës dhe siç k...
Anonymous members of the opposition drowned in Irfan Hysen...
Pas zbatimit të ligjit nga INUK për prishjen e disa pi...
Yesterday morning, IKMT officers went to enforce the law a...
This morning IKMT went to enforce the law. After a long ti...
Yesterday, the general director of the police, Gladis Nano...
The Rama government has started an initiative that initial...
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së shtetit ...
In a media appearance today, Ilir Meta, once called Il...
Ilir Meta is known for his dances, spectacular trampol...
In 30 years of political career, he came from the Yout...
I am sorry (and I don't like it at all) that for a cen...
For several weeks, some of the main media in the country, ...
35 tenders worth over 1 billion ALL. These are the ben...
Shumë gazetarë, politikanë, biznesmenë, kanë shprehur ...
Irfan Hysenbelliu, the former captain-businessman, has tur...
A day ago, the Directorate of Taxes announced that Irfan H...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Crime Investigation Specialists of the Shkodra Police ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
A magnitude 6.5 earthquake has struck the southern Philipp...
A severe heatwave is expected to sweep across Central Euro...
At least 235 people have been killed and more than 4,300 i...
Is the Chancellor at a loss for words? What do experts say...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Financing health systems and managing the costs of hospita...
The agricultural sector faced a very challenging year in 2...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...