Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin numër 237 të datës 13.01.2020, ka vendosur pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurit Lulzim Basha, në lidhje me skandalin e lobimit rus.
Kundër këtij vendimi kanë reaguar prokurorët e çështjes, Gjergji Tako dhe Kolë Hysenaj, duke e ankimuar në Gjykatën e Apelit, pavarësisht se nuk janë marrë parasysh dhe nga shkalla e dytë.
Sipas prokurorit Gjergji Tako, Gjykata ka gabuar në arsyetim duke krijuar një formë të re të arsyetimit të provave. Prova e dërguar nga Prokuroria “Parashtrimet e Lulzim Bashës në një emision publik televiziv datë 21.12.2017” është trajtuar nga Gjykata si deklarim. Këto qëndrime publike duheshin të trajtoheshin nga Gjykata në përputhje edhe me provat e tjera të depozituara nga Prokuroria.
“Në rastin konkret, kemi hedhje të dhënash jo në përputhje me realitetin në formularin përkatës, me qëllim për të fshehur lobimin e bërë nga një kompani me administrator lidhur me aktivitet biznesi me shtetase ruse”, konstaton prokurori.
Sipas të njëjtit, të pandehurit kanë fshehur shumën 500 000 USD që është dhënë cash nga subjekti PD te kompania e huaj private për të bërë lobim në SHBA me qëllim zgjedhor në favor të këtij subjekti politik, duke qenë se zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin pas disa kohësh në qershor 2017.
“Të pandehurit nga këto lëvizje kanë shkelur nenin 23/1, paragrafi 4-t 'Për Partitë politike' duke i shmangur edhe detyrimet tatimore, pasi kjo shumë e madhe nuk është deklaruar në asnjë organ të administratës publike duke përfshirë edhe KQZ-në”, thuhet në ankimin e prokurorit.
Gjithashtu, sipas tij, Gjykata ka gabuar kur shprehet se nuk mund të merret vendim mbi një provë të vetme, duke pranuar si të tillë depozitimet e Nik Muzin dhe meqë emisioni televiziv është konstatuar në mënyrë të gabuar si provë me ves, nuk e numëron si provë të dytë të lidhur fort me deklarimet e Muzin.
“Gjykata ka gabuar kur shprehet se formulari i PD-së për shpenzimet në KQZ nuk është nënshkruar nga Lulzim Basha dhe Arben Ristani duke mosvlerësuar se çdo vepër penale në bashkëpunim i ka të ndarë rolet e shtetasve ku jo të gjithë janë ekzekutorë faktik/fizik, por edhe ideatorë, mbështetës, ndihmës”, ka konstatuar prokurori Gjergji Tako.
Edhe prokurori Kolë Hysenaj në ankimimin e dërguar në Apel, ndër të tjera shprehet se Gjykata ka gabuar dhe e bën vendimin të cenueshëm që në themel.
Sipas Hysenajt, Gjykata gabon kur interpreton papërdorshmërinë në lidhje me deklarimet e Nik Muzin.
Prova është marrë në përputhje me ligjin pasi është provë e përfituar nga letërporosia e dërguar nga Organet e Drejtësisë Shqiptare dhe ka ardhur përgjigje nga autoritetet e Drejtësisë së SHBA-së.
“Vlerësimi i provave nga ana e Gjykatës është bërë e diferencuar në kundërshtim me ligjin kur u jep vlerën e provës deklarimeve të shtetasit L.B në një emision televiziv, ndërsa nuk pranon si të tilla deklarimet e N.M.
Deklarimet e shtetasit Lulzim Basha në emisionin televiziv datë 21.12.2017 nuk përbëjnë e nuk janë trajtuar si prova, thjeshtë kanë shërbyer si indicie për të kërkuar pyetjen e tij.
Në vendimin e Gjykatës nuk gjendet asnjë arsyetim minimal 'Mbi vlerësimin e provave dhe çmuarjen e tyre' dhe bindjen që ato kanë krijuar për vendimin e dhënë. Vendimi në këtë këndvështrim është i paarsyetuar dhe i paqartë”, konstaton prokurori Kolë Hysenaj.
Ai shkon më tej ndërsa thotë se në gjykim nuk janë respektuar kriteret ligjore të parashikuara nga neni 327/1/6 të K.Pr.Penale. Dhe për pasojë hetimet nuk janë zhvilluar të plota për të pasur nga ana e prokurorëve të çeshtjes një vendimmarrje të bazuar në ligj.
“Gjykata në interpretim të gabuar të provave ka marrë të mirëqena thëniet e të pandehurit L. B., përfaqësuar nga avokatët që ka dhënë në Prokurori, të cilat në kuptim të nenit 152/3 të K.Pr.Penale, nuk përbëjnë provë pasi nuk janë në unitet me asnjë provë tjetër të shqyrtuar dhe të administruar në këtë gjykim.
Gjykata ka gabuar edhe në 'gërmë'. Cili nga faktet penalë për të cilët Gjykata ka marrë në shqyrtim kërkesat e Organit të Prokurorisë, nuk parashikohet nga ligji si vepër penale; vepra penale e parashikuar nga neni 287/ç/2 i K.Penal apo vepra penale e parashikuar nga neni 190/3 i K.Penal? Ligji material penal i parashikon si të tilla të dyja.
Gjyqtari i hetimeve paraprake ka marrë vendimin duke mos realizuar një ndër funksionet kryesore të drejtësisë, duke mos ushtruar të drejtën e kontrollit incidental mbi hetimet dhe nuk ka përmbushur funksionin kryesor të Gjykatës: 'Atë të dhënies së Drejtësisë'”, konstaton prokuori Hysenaj.
Por Lulzim Basha ia ka hedhur ashtu si në shkallën e parë edhe në Apel. Por tashmë çështja mund të rihapet, pasi faktet nuk mungojnë, dhe drejtësisë i mbetet vetëm të veprojë nëse ka vullnet ta bëjë./CNA.al
Pas kërkesës për shfuqizimin e Bordit të karburanteve, dep...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij lidhur...
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, min...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së K...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është pyetur sot nga g...
Ky vendim ishte paralajmëruar prej kohësh, ndërkohë sot Kë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali berisha, gjatë mbledhjes ...
"Zëri i Amerikës" ka rikthyer vëmendjen te pagesat e b...
Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka th...
Ekstazi, MDMA, LCD, ketaminë, amfetaminë dhe kokainë, Ardi...
Ambasada amerikane ka publikuar sot fytyrën e propagandës ...
Rusia ka financuar Partinë Demokratike, në vitin 2017, gja...
Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për part...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Për t’u nisur nga qendra e Tiranës dhe për të arritur te K...
Brisida Shehaj, ka publikuar në emisionin “Opinion” nj...
Vangjel Mita, ekspert për çështjet e protokollit, thot...
Protesta e thirrur nga Ilir Meta, kryetari i partisë s...
Sulmet kibernetike ndaj Qeverisë së Shqipërisë janë të...
Regjisori Edmond Budina ka folur me tone të ashpra në ...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një person është vënë në prangat e policisë, pasi isht...
Më datë 30.01.2023, rreth orës 12:00, një shtetase 34 ...
Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Tiranë ka zbardhur m...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Deri në orët e pasdites Shqipëria do të jetë nën ndikimin ...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Kërkesat e vazhdueshme të Ukrainës për avionë luftarak...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të ma...
Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se ...
Trupat ruse nisën një valë të re sulmesh ndaj pozicioneve ...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 janar 2023 k...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...