LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Irfan of incinerators who do not pay taxes

2022-07-23 09:34:00, Denoncim CNA

Irfan of incinerators who do not pay taxes

Albanian pseudo-democracy has produced many characters, who have benefited quite a bit in these 30 years of transition.

One of these characters, a businessman who tries to hide behind his media, is Irfan Hysenbelliu.

A much-accused character for a thousand and one exploits and horrors, who has turned the media into an instrument for personal gain and the protection of his businesses.

Irfan Hysenbelliu recently claims that he is playing "the opposition" in his media, and in fact there would be nothing wrong, on the contrary, the media are on their mission and should denounce any affair or corruption.

Por, duket se dardha e ka bishtin prapa. E nëse shikon në mediat e tij nuk ka asnjë denoncim apo akuzë të drejtpërdrejtë ndaj Kryeministrit, por sulmohen disa drejtorë kur bizneset e tij kanë probleme dhe nuk pranon të paguajë taksa.

Rasti i sulmit të fundit ka qenë ndaj Tatimeve, jo sepse ato i shkuan për kontroll, siç pretendohet rëndomtë. Jo!

Por, sepse Tatimet i kërkuan që të paguante lekët që kishte vetëdeklaruar, që duhet t’ia jepte shtetit, por Irfani nuk do t’ia japë.

Nga ana tjetër sulmoi Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, sepse ky i fundit mesa duket i ka vënë gjobë ligjore!

CNA.al ka mësuar gjobën e majme që Doganat i kanë vënë Hysenbelliut, i cili ka lëshuar në sulm mediat pranë tij.

Gjoba që duhet të paguajë është plot 260 mijë euro.

Kjo gjobë mesa duket ka bërë që Hysenbelliu të shantazhojë drejtorin Genti Gazheli, për të cilin thotë se po promovon në poste drejtuese zyrtarët që po gjykohen në Greqi për kontrabandë.

Po ashtu, ai ka sulmuar me dhjetëra raste ministra, zyrtare të tjerë, thjeshtë dhe vetëm për pazaret e tij!

Është njeriu i cili sulmon institucionet, kur ato shkojnë të kontrollojnë, të zbardhin dokumentet, taksat, detyrimet që ka paguar në shtet ky individ, i cili për të thënë të vërtetën është i mbytur në borxhe. Me kredi miliona euro. Pa folur për paratë që duhet t’u japë kontraktorëve apo nënkontraktorëve të tij.

Nga ana tjetër, njeriu që pretendon se po bën “median opozitare”, ka marrë qindra mijëra euro nga inceneratorët, një ndër koncesionet më të akuzuara në Shqipëri, e quajtur edhe si afera e shekullit, që tashmë është në hetim nga organet e drejtësisë.

CNA.al ka zbardhur me fakte dhe dokumente sesi mes mediave që kanë marrë “thelën” e tyre nga koncesioni i inceneratorëve, është edhe Kompania “Focus Group”, e Irfan Hysenbelliut që përfshin televizionin “News 24”, “Balkanweb”, etj, e cila ka marrë miliona lekë nga inceneratorët.

Pra, Irfan Hysenbelliu ka marrë qindra mijëra euro nga inceneratorët për reklama, që të mbyllë gojën për këtë skandal, ndërsa tani pretendon se po bën opozitarin dhe moralistin.

Por, a mund të kenë moral mediat që heshtën për inceneratorët?

Ortaku i Qeverisë shan Qeverinë. Kjo është të gajasesh si kapter./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga