Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Një grup individësh, të cilët kanë firmosur zyrtarisht 480 milionë euro kontrata, ku përfshihen ndërtimi i dy inceneratorëve dhe trajtimi i mbetjeve të kryeqytetit, si një projekt i tretë por ndryshe nga dy të parët.
Në fakt as në Elbasan nuk punon inceneratori, në Fier nuk ka përfunduar dhe në Tiranë nuk ekziston një i tillë.
Por, Tirana është krejt ndryshe. Është një projekt që pretendohet 430 milionë euro, por që në fakt vetëm në 4 apo 5 vitet e para ka marrë nga qeveria shqiptare dhe nga biznesi, sipas llogarive, rreth 100 milionë euro.

Në rast se ruhet ky trend, pra ky ritëm, projekti shkon rreth 600 milionë euro në 30 vjet.
Jo çdo gjë është fiks ashtu siç duket. Ka shumë gjëra të nëndheshme që lidhen me këtë projekt. Korrupsion, zyrtarë të përfshirë , media që akuzojnë, politika është përfshirë në akuza, drejtësia që nuk lëvizte.
SPAK, edhe pse ishin hedhur male me dokumenta, nuk hapi kurrë hetimet derisa ishte Nisma Thurje e para dhe më pas LSI-ja dhe PD-ja që çuan në këtë institucion dokumenta, të cilat rezultuan më pas një aferë korruptive, ku emrat kryesorë ishin Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Ky i treti gjithmonë është përpjekur t'i shmanget akuzave publike dhe të ruajë figurën e tij por mesa duket nga materialet që ka siguruar Prokuroria tashmë në Gjykatë ai akuzohet si "truri" i inceneratorëve.

Por gjithsesi lind pyetja.
Ku janë këta persona, pra personat që kanë marrë paratë?
Sepse brenda është një ministër, disa drejtorë, ndonjë biznesmen, anëtarë komisionesh, por "truri" i inceneratorëve dhe njerëzit kryesorë të tyre janë të lirë.
Së fundi mësuam se, Mirel Mërtiri është ende një person që nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Që do të thotë se ai mund të lëvizë i lirë.
Pra, Interpoli nuk ka një dosje për Mirel Mërtirin.
Ndërsa për Klodian Zoton dhe për Stela Gugallen është e konfirmuar që ka një shpallje në kërkim ndërkombëtar, pra nga Interpoli.

Por, edhe në rastin e tyre dosja u vonua, procedurat zgjatën duke iu dhënë kohë jo vetëm të arratiseshin, sepse ata kishin ikur më parë, por duke iu dhënë kohë që ata të kryenin procedura në vende të ndryshme të Europës, siç është rasti i Stela Gugalles që u konfirmua disa muaj më parë nga CNA.al dhe tani së fundi edhe nga mediat që shpesh bëjnë lojën e inceneratorëve dhe paguhen nga lekët e tyre se ka një proces në Vjenë, ku kërkohet ekstradimi i saj, por paralel ka një tjetër proces civil që ka lidhje me strehimin politik që ajo ka kërkuar.
Por lind peytja.
Pse nuk gjendet Mirel Mërtiri? Për të pasur në dorë dhe për të pyetur "trurin" e kësaj afere, njeriun që sipas SPAK është koka e e gjithçkaje. Njeriun i cili mund të zbardhte shumë detaje.
Ndoshta Mirel Mërtiri për të shpëtuar milionat e eurove me investime të tjera në Zimbabve apo në Tiranë dhe bizneset që ka, do të ishte një pendito perfekt për drejtësinë shqiptare.
Por, që drejtësia ta ketë dhe t’i ofrojë më parë duhet ta kapë, duhet ta arrestojë Mirel Mërtirin kudo që ai të ndodhet, për ta çuar përpara bankës së akuzuarve, pasi edhe sikur të mos ketë kryer korrupsion afera e inceneratorëve ka dy ngrehina që janë jashtë funksionit, atje në Elbasan, ku një incenerator do 2 milionë euro naftë, karburant në vit që të funksionojë dhe në Fier, ku ende s’ka përfunduar asgjë, apo në Tiranë që nuk ekziston.
Ndërkohë që Interpoli nuk e shpall, kush po tallet me Policinë e Shtetit?
Kush e ka zënë për veshi Policinë e Shtetit? Çfarë ka ndodhur?
Janë pyetja të thjeshta. Është korruptuar një strukturë e Policisë së Shtetit, një individ, një drejtues?
Kush është njeriu që pengon shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Mirel Mërtirit?
Pse u vonua shpallja në kërkim e Stela Gugalles dhe Klodian Zotos apo Klodian Zoto ndodhet në Tiranë dhe nuk arrestohet?
Ka shumë pikëpyetje dhe informacion të munguar edhe për gazetarët, por faktet janë këto.
Stela Gugalles dhe Klodian Zotos iu dha kohë, u shpallën shumë me vonesë. Ndërkohë tashmë mësojmë se disa muaj pas ngritjes së akuzës ndaj Mirel Mërtirit dhe ky i fundit ende nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kush e mbron, policia? Është korruptuar policia apo ka urdhër politik për të mbrojtur Mirel Mërtirin?

Këto janë disa pyetje që do të duhet pak kohë të marrin përgjigje, por fakti është se Mirel Mërtiri ende nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe qartazi dikush po tallet me Policinë e Shtetit, por dhe me shqiptarët me një çështje, e cila është skandali apo afera korruptive më e ndjeshme, që kanë pasur shqiptArët në më shumë se 30 vite tranzicion të tejzgjatur dhe të lodhshëm politik./ CNA.al
“Shtëpitë janë më të shtrenjta në Shqipëri se në Gjermani”...
Gazetari Poli Hoxha ka ngritur dyshime, teksa ka folur...
Gazetari Poli Hoxha ka zbuluar se SPAK është një instituci...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar pa...
Në rrjet është publikuar një listë me emrat e personav...
Fatmir Mediu kreu i Partisë Republikane ka reaguar pas mby...
Dy persona kanë ushtruar dhunë në orët e para të mëngj...
Vendet anëtare të NATO-s, ku bën pjesë edhe Shqipëria, do ...
Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri, ...
Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar pas paralajmërimit të...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka kërkua...
Një studiues holandez parashikoi se një tërmet do të godis...
Hapen tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, ...
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë...
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet pas akuzave të forta ...
Seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për ...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shpërndarë një video,...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, pas mbledhjes s...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ndjekë ...
Një ditë me parë në Akërni të Vlorës, banorët dolën në nj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...