Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Pronarë mediash apo kryetarë partish?
Kjo është pyetja që lind kur shikon disa pronarë televizionesh dhe pozicionet e tyre.
Fatkeqësisht në Shqipëri, pronarët e mediave janë o vasalë pushteti, ose në momentin që përplasen me pushtetin pastaj, kthehen në kryetarë partie.
Humbasin nocionin se ai televizion, ajo media që kanë nuk është pronë e tyre personale dhe nuk është për t’u përdorur për interesa klienteliste dhe korruptive, për të marrë tendera për të vënë gjoba, për të përfituar nga pushteti, për të ushtruar influenca e të tjera si kjo.
Jo, media është për të qenë në krah të publikut, për të bërë oponencën e pushtetit, oponencë të kopsitur me letra me fakte.
Ndoshta edhe për të mbështetur protestat e qytetarëve, por pronari i medias nuk është kryetar partie, pronari i medias nuk është kryetari i opozitës që të bëjë thirrje 24 orë për rrëzimin e qeverisë.
Pronari i medias është një media si kudo në botë, që njihen për parime të djathta, të majta, pro dhe kundër, por nuk mund të jetë pronari i medias, një kryetar i një partie.
Në Shqipëri janë dy personazhe tashmë, që janë kthyer në instrumente mediatike, që kërkojnë rrëzimin e qeverisë, njëlloj siç kërkon opozita.
Jo se e bëjnë për oponencë, jo se e bëjnë për parim. Aspak, e bëjnë për inatet e tyre personale dhe për problemet që kanë me ligjin.
Po t’i marrim një nga një t’i shpjegojmë me pak fjalë.

Kalojmë tek Irfan Hysenbelliu, vasal i pushtetit, njeri që ka bërë ndërtime pa leje, 8 kate i ka legalizuar, pishina pa leje, “Prestige Resort” rezulton që të jetë pa leje, akuzohet për evazion fiskal, nuk paguan taksat, sulmon tatimet, thjeshtë dhe vetëm për taksat dhe interesat e tij.
Duket më shumë si kryetar i LSI-së në media se pronar televizioni e gazetash, mos harrojme edhe deklaratat e tij në rrethet e ngushta se Ramën do e largonte deri në janar nga pushteti, por në fakt nuk ka përcaktuar vitin. Irfani e quan veten Berluskoni i Shqipërisë, vetëm se nuk ka qenë kryeministër se parti ka LSI-në.
Është luftë pushteti? Është luftë nga pushteti? Apo Irfani ishte thjeshtë dhe vetëm vasal pushteti? 
E treta në rresht vjen Vjollca Hoxha, ortake me inceneratorët, me miliona euro, me tendera, me komapani në ortakëri me Stela Gugallen, me Mirel Mërtirin, me Klodian Zoton, të gjithë të shpallur në kërkim.
Akuza nga televizioni për gjobaxhinj, në shkëmbim me gazetarët, me debate, me kronika televizioni, me akuza ndaj bizneseve e kështu me radhë deri tek faturat drejtuar institucioneve për emisione propagande.
“Top Channel” zëri zyrtar i Edi Ramës, Partisë Socialiste, pafund me mbështetje, tani është kthyer kundër, kërkon të rrëzojë qeverinë. Kur Tani i TOP-ut kandidoi Saimir Kodrën për deputet në 2007, Berisha e quajti sekretar të PS dhe Top-in ekrani zyrtar i PS, sot ky kanal është 100 herë më i ashpër se me Berishën dje, thjesht ende ska shpallur kandidatët për zgjedhjet.
Është vasale pushteti? Apo e ka luftën me pushtetin?
Irfani dhe Vjollca janë edhe fansa të Lali Erit.
Të dy nuk kanë asnjë luftë me pushtetin, të dy duan të rrëzojnë “kryeministrin”, sepse kanë një hall.
Kryeministri nuk po i pyet më! Nuk po marrin më çfarë duan dhe nuk duan të zbatohet ligji, dhe tani janë kthyer që të tre këta pronarë mediash, në kryetar partie, që kërkojnë të rrëzojnë kryeministrin e zgjedhur me vota (të vjedhura ose jo, korrupsion, blerje apo jo, ky është një diskutim tjetër). Duan të jenë këta kryeministra jo Rama, ose ai që ju shërben këtyre.
Kryeministri është në detyrë dhe dy pronarë mediash, sillen si dy kryetarë partish, që kërkojnë të rrëzojnë qeverinë.
Se kjo këtu pastaj është politikë, nuk është më media dhe të tre këta nuk ka ngelur gjë tjetër për të bërë më, thjeshtë dhe vetëm të themelojnë partinë VI.
Vjollca-Irfani dhe të dalin përballë Edi Ramës, të votohen me partinë e tyre, ndoshta bashkohen me Ilir Metën e me ndonjë parti tjetër, për të parë se si rrëzohet kryeministri.
Se s’ju ka ngelur më gjë tjetër për të bërë, se nuk janë pronarë mediash dhe nuk sillen si të tillë, por sillen si kryetarë partish politike.

Ndoshta është e mira që të bëjnë një koalicion, të themelojnë një parti, dhe partia “VI” të hyjë në zgjedhjet lokale, të garojë përballë Edi Ramës, ose përballë kandidatëve të Edi Ramës, për të fituar zgjedhjet e ardhshme.
Kështu ndahet dhe shapi nga sheqeri, kush është me mediat ngelet te mediat, kush do të merret me politikë, të merret te politika.
Sepse e kanë përzier gjithçka, ngatërrojnë pozicionin si pronarë mediash me interesin e publikut dhe interesat e tyre personale ia shesin publikut si sulm ndaj medias, kur në fakt problemet nuk i kanë te mediat, megjithëse dhe aty kanë zullume, me mosdeklarimet e të tjerë e të tjerë, por problemet thelbësore me ligjin i kanë me korrupsionin, problemet thelbësore me ligjin i kanë me ndërtimet pa leje, me evazionin fiskal dhe me çdo shkelje që e bëjnë thjeshtë dhe vetëm duke u sjellë si pronarë të Shqipërisë, sepse kanë një televizion dhe një audiencë të caktuar.
Në fakt nuk janë asgjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm disa individë që fryhen si tullumbace dhe kujtojnë se janë pushteti.
Në fakt pushtetin e zgjedh votuesi, këta janë media që duhet të mbrojnë interesat e votuesve, por në fakt mbrojnë interesat e tyre dhe tani s’ju ka ngelur gjë tjetër thjeshtë dhe vetëm të bëjnë një parti politike që shumë mirë mund të quhej “Partia VI”.
Se Irfani ka deklaruar se do ta rrëzojë Ramën deri me 1 janar, ndërsa Vjolla e “TOP”-i duan ta rrëzojnë që sonte.
Pra, Partia “VI” është hedhur në aksion. Këta nuk janë media por kryetarë partish në krye të medias./ CNA.al
Deputeti i grupit përçarës të Lulzim Bashës, ka mbrojt...
Policia po ushtron kontrolle për drejtuesit e automjet...
Gjykata e Lartë ka njoftuar mbylljen e procedurës së a...
Gjithë blloku i opozitës, ditën e sotme kanë luajtur r...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu i është shtuar listës ...
Lista e vasalëve të Irfan Hysenbelliut është shtuar me kry...
Mediat e Irfan Hysenbelliut dhe konkretisht “Panorama” rap...
Alfred Peza, gazetari dhe ish-deputeti socialist i Rilindu...
“Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd. Masa që vendos...
Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat pas mbledhje...
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se pensionistët do të ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për vizitën e Preside...
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier është shprehur ...
Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier, pas takimit me...
Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj sot pjesë PL-së, ka “va...
Presidenti Bajram Begaj në konferencën e përbashkët me Pre...
Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier, ka deklaruar ...
Monika Kryemadhi, deputetja e Partisë së Lirisë, ka reagua...
Opozita në bllok po përkrah ndërtimet e paligjshme të Irfa...
Pak çaste më parë mediat me titra raportuan se ka një ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...