Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ne Kremlin po ngrihen dolli dhe festohet fitorja në zgjedhjet parlamentare në Sllovaki të populistit pro-rus Robert Fiko. Një personazh, për të cilin mund të thuhet gjithçka: ish-anëtar i Partisë Komuniste Çekosllovake, më pas lider i një partie socialiste që gjithmonë i ka shkelur syrin Moskës.
Ndërsa kohët e fundit është rikthyer drejt pozicioneve më të qarta anti-ukrainase, duke ndjekur qasjen e atyre që janë të gatshëm të besojnë me naivitet se mjafton të braktisësh Kievin në fatin e tij dhe t’i afrohesh Rusisë për të rikuperuar stabilitetin dhe mirëqenien ekonomike.
Në fushatën e fundit elektorale, Fiko që në vitin 2018 u detyrua të japë dorëheqjen si kryeministër pasi një gazetar (që u vra pak më vonë) kishte dokumentuar lidhjet e tij me mafian kalabreze në Itali, e etiketoi si “fashiste” qeverinë ukrainase, dhe premtoi se kur të jetë kryeministër, Kievit nuk do t’i dërgohet më as edhe një plumb si ndihmë ushtarake.
Kjo qasje është një “muzikë” për veshët e Vladimir Putin, që është i kënaqur teksa sheh Fikon t’i bashkohet hungarezit tjetër pro-rus Viktor Orban në rolin e “Kalit të Trojës” brenda BE-së dhe NATO-s. Dhe kjo jo vetëm për ta bërë më pak koheziv frontin perëndimor që e mbështet rezistencën ukrainase, por edhe për të pretenduar se jo të gjithë evropianët janë të rreshtuar me Brukselin dhe kundër Moskës.
Për të formuar qeverinë e tij të ardhshme në Bratislavë, Fiko (që mori vetëm 23 për qind të votave dhe 42 vende nga 150 vende në total), do të detrohet të udhëheqë një koalicion. Ai ka në plan të nënshkruajë një marrëveshje për bashkëqeverisje me partinë e qendrës së majtë Hlas-Sd të ish-kryeministrit Peter Pelegrini (27 vende) dhe sovranistët e Partisë Kombëtare Sllovake (SNS), 10 vendet e të cilëve do t’i jepnin Fikos një shumicë parlamentare prej 79 deputetësh.
Presidentja e Republikës Zuzana Kaputova, mbështetëse e frontit pro-evropian që u
mposht në votimin e së shtunës së kaluar, e kishte kritikuar Fikon disa ditë më parë. “Dikush mendon se paqja mund të arrihet duke bllokuar ndihmën për Ukrainën, dhe këtu nuk ne jemi dakord”- tha ajo.
Megjithatë, vështirë se Kaputova mund të bllokojë dhënien e mandatit për formimin e kabinetit të ri qeverisës. Vërshimi i lajmeve të rreme në faqet sllovake të internetit, të organizuar enkas nga Moska për të ndikuar në këto zgjedhje, është sigurisht një histori e keqe, por tani është pikërisht një histori.
Rëndësi ka e ardhmja, dhe me një qeveri pro-ruse në Bratislavë, së bashku me atë të Budapestit, situata do të jetë më pak rozë për Brukselin dhe Kievin. Edhe nëse arsyet që nxitën shumë votues sllovakë të votojnë për një mik të vjetër të Putinit, janë mbi të gjitha ekonomike, ky rezultat ndihmon në përhapjen e ndjenjës se një pjes në rritje e opinionit publik evropian është lodhur nga politika e mbështetjes së Ukrainës, me koston e saj të dhimbshme sa i përket inflacionit që u kërkohet të përballohet nga qytetarët.
Tani analistët janë fokusuar tek zgjedhjet parlamentare të 15 tetorit në Poloni. Edhe këtu pasojat e luftës kanë një ndikim të dukshëm, siç tregohet edhe nga lëvizja e qeverisë nacionaliste në Varshavë (që është gjithashtu një nga mbështetësit më të bindur dhe bujarë
të Kievit) për të bllokuar importin e drithërave nga Ukraina me synim mos-dëmtimin e prodhuesve vendas.
Madje kryeministri Moraviecki, i përballur me protestat e ashpra të Volodimir Zelenskit, kishte njoftuar edhe ndalimin e furnizimit me armë të Kievit, vendim nga i cili u tërhoq më pas për shkak të ndërhyrjes së SHBA-së. Pra Vladimir Putin mund të shpresojë të korrë edhe në Poloni frytet e politikave të tij dashakeqe.
Por edhe në Shtetet e Bashkuara mund të dëgjohet një jehonën e kësaj “sëmundje”, e cila e ka origjinën në fushat e betejës në Ukrainë. Kongresi amerikan sapo ka votuar mbi fondet e reja federale për të shmangur ndërprerjen e punës nga administrata shtetërore, por ka lejuar përkohësisht ndihmën për Kievin, kjo me kërkesë të presidentit Bajden.
Një deklaratë e mëvonshme dypartiake e mbështetjes për Ukrainën e ka reduktuar problemin, por mesazhi mbetet po ai. I zmadhuar nga kërkesa e një deputeti trampian për dorëheqjen e udhëheqësit republikan Mekarthi, sepse cilësohet si shumë i butë përballë shumicës qeverisëse. Zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024 nuk janë shumë larg, dhe nuk ka asnjë dyshim se Kremlini bën tifo për mikun e tij të vjetër Donald Trump edhe pse Biden siguron: “Dua t’i them Kievit dhe aleatëve tanë evropianë se mund të mbështeteni tek ne”. Nga Roberto Fabbri “Il Giornale”/ Pershtatur nga CNA
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një sërë riorganizime...
Çdo vit, rreth 2.4 milionë njerëz në Britaninë e Madhe...
1957 - Bashkimi Sovjetik lëshon i pari në hapësirë sat...
Demografia Ella Bibiavava, drejtoreshë e Akademisë së Shke...
Në mesin e tensioneve në gjirin e konservatorët mbi çështj...
Presidenti amerikan Xho Bajden është një burrë familjar në...
1990 - Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ribashkoh...
Po afron dhënia e Çmimeve Nobel për vitin 2023. Siç është ...
Gjatë diskutimeve nëse Shtetet e Bashkuara duhet të va...
Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun e vendit m...
Aktualisht po jetojmë në kohëra të mbushura me ngjarje...
1869 - Lind “babai” i pavarësisë së Indisë dhe frymëzuesi ...
Sot, kur dikush akuzon një person tjetër për derdhjen e “l...
Vdekja për shkak të një sëmundjes të rëndë e Mateo Mesina ...
Në një seri intervistash të dhëna në fillim të këtij muaji...
Vrasja në Kanada në qershor të këtij viti e Hardep Sing Ni...
Gjatë 6 dekadave të fundit, asnjë pjesë e integrimit evrop...
Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kauka...
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...