Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Çdo vit, rreth 2.4 milionë njerëz në Britaninë e Madhe helmohen nga ushqimi, kryesisht nga kontaminimi viral apo bakterial. Shumica e njerëzve shërohen brenda pak ditësh pa ndonjë trajtim specifik në spital. Por jo të gjithë janë aq me fat. Duke qenë mikrobiologe në profesion, ndoshta jam më e ndërgjegjësuar mbi rrezikun e infeksioneve të shkaktuara nga ushqimi se shumica e njerëzve. Ja cilat janë disa nga gjërat që unë i shmang në maksimum:
Të ngrënit në natyrë
Unë ha shumë rrallë në natyre - qoftë piknik apo barbeky - pasi kur ushqimi nxirret jashtë rritet ndjeshëm rreziku i helmimit. Mbajtja e duarve të pastra kur hahet ushqimi është thelbi për të mos u sëmurur. Por sa shpesh mund gjeni ujë të nxehtë të rrjedhshëm dhe sapun në një park apo plazh?
Mund të përdorni dezinfektuesit e duarve (që janë më mirë se asgjë), por ato nuk i vrasin të
gjitha mikrobet. Gjithashtu, ushqimi tenton të tërheqë një sërë krijesash fluturuese dhe zvarritëse, si mizat, grerëzat dhe milingonat, të cilat të gjitha mund të transferojnë mikrobet në ushqimin tuaj, duke përfshirë E.Coli, Salmonelën dhe Listerinë. Mbajtja e mbuluar dhe në të ftohtë e ushqimeve që prishen është thelbësor, pasi numri i mikrobeve mund të dyfishohet nëse ushqimi lejohet të ngrohet deri në 30? për më shumë se disa orë. Për barbeky, mishi duhet të gatuhet mirë, dhe një termometër i posaçëm është një investim i mirë për të shmangur helmimin nga ushqimi. Mos hani mish nëse temperatura e brendshme e tij është më pak se 70? .
Banketet
Duke ditur se në çfarë kushtesh të lidhura me ushqimin preferojnë të rriten bakteret, unë jam shumë e ndërgjegjshme mbi sigurinë mikrobiologjike të banketeve në të nxehtë dhe të ftohtë. Në ambiente të mbyllura, ushqimi mund të ekspozohet ndaj ndotjes nga insektet, pluhuri dhe mbi të gjitha ndaj njerëzve. Prandaj, helmimi nga ushqimi është një rrezik i pashmangshëm. Ndotja vjen nga vizitorët e banketit që prekin ushqimin dhe mikrobet mund të bien mbi të nga njerëzit që teshtijnë ose kolliten pranë ushqimit. Edhe në ambiente të mbyllura, duhet të merret parasysh kontaminimi nga insektet, si mizat ose grerëzat, që vendosen në ushqimin e pambuluar. Po ashtu, mikrobet mund të depozitohen nga ajri, i cili është i pasur me baktere, kërpudha dhe viruse. Kur gjendem në një banket mundohem të respektoj rregullin e ushqimit 2-orësh:
ushqimi që prishet do të bëhet i pasigurt për t’u ngrënë brenda dy orëve nëse nuk mbahet i mbuluar dhe në frigorifer. Problemi është se ushqimet që serviren në këto raste priren të shtrohen përpara se ju të mbërrini atje, ndaj është e vështirë të dallohet sesa kohë kanë shtruar pjatat me mish, ushqim deti, sallata, ëmbëlsira dhe fruta dhe perime të rregulluara në një mënyrë ndjellëse.
Ushqimet e detit
Janë disa ushqime që nuk i ha kurrë. Një prej tyre janë butakët e papërpunuar, si gocat e detit. Kjo sepse këto të fundit janë ushqyes filtri dhe mund të përqendrojnë në indiet e tyre mikrobet si vibrio dhe norovirus. Një gocë deti e kontaminuar me Vibrio nuk ka pamje, erë ose shije të ndryshme, por prapë mund t’ju sëmurë seriozisht. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, vlerësojnë se rreth 80.000 njerëz infektohen çdo vit nga virusi Vibrio nga gocat e detit të papërpunuara, dhe të paktën 100 vdesin. Po ashtu mund të helmohesh nga ngrënia e çdo butaku të papërpunuar (midhjet, kërpudhat etj). Unë ha vetëm butakë që janë gatuar mirë, sepse nxehtësia vret në mënyrë
efektive mikrobet e dëmshme.
Sallata e paketuar në qese
Unë kurrë nuk ha sallata të paketuara në qese, sepse një nga fushat e mia të kërkimit është siguria e sallatës së freskët. Është zbuluar se marulja e paketuar në qese mund të përmbajë mikrobe helmuese ushqimore si E.Coli, Salmonela dhe Listeria. Grupi im i kërkimit ka zbuluar se këta patogjenë rriten më shumë se 1000 herë më mirë kur furnizohen me lëngje nga gjethet e sallatës, edhe nëse qesja e sallatës është në frigorifer. Të njëjtat mikrobe përdorin lëngjet e sallatës për t’u bërë më virulente dhe për të shkaktuar më shumë infeksion.
Praktikat e gatimit
Për ushqimet që prishen, kontrolloj rregullisht datat e përdorimit, por nëse është para datës së skadencës dhe paketa e ushqimit duket e fryrë, ose kur hapet ushqimi duket se ka erë ndryshe nga sa pritej, e hedh në kosh pasi mund të jetë i kontaminuar. Ndërkohë nuk përdor asnjëherë të njëjtat dërrasa prerëse për ushqime të papërpunuara dhe të gatuara, dhe larja e duarve para dhe pas përdorimit të ushqimit është instinktive. Ndërkohë nuk ringroh asnjëherë orizin e gatuar. Kjo sepse ai mund të përmbajë spore të Bacillus cereus, një mikrob helmues ushqimor. Edhe pse qelizat Bacillus vriten nga zierja, sporet mbijetojnë. Nëse orizi ftohet dhe lihet në temperaturën e dhomës, sporet rriten në baktere, të cilat do të shtohen shumë në numër pasi orizi është një mjedis i mirë i kulturës. Bacillus kur është në temperaturën e dhomës. Bacillusi i kultivuar me oriz mund të prodhojë toksina që, brenda pak orësh pas gëlltitjes, mund të shkaktojnë të vjella dhe diarre që mund të zgjasin deri në 24 orë./ Përshtatur në shqip nga CNA
1957 - Bashkimi Sovjetik lëshon i pari në hapësirë sat...
Demografia Ella Bibiavava, drejtoreshë e Akademisë së Shke...
Në mesin e tensioneve në gjirin e konservatorët mbi çështj...
Presidenti amerikan Xho Bajden është një burrë familjar në...
1990 - Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ribashkoh...
Po afron dhënia e Çmimeve Nobel për vitin 2023. Siç është ...
Gjatë diskutimeve nëse Shtetet e Bashkuara duhet të va...
Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun e vendit m...
Aktualisht po jetojmë në kohëra të mbushura me ngjarje...
1869 - Lind “babai” i pavarësisë së Indisë dhe frymëzuesi ...
Sot, kur dikush akuzon një person tjetër për derdhjen e “l...
Vdekja për shkak të një sëmundjes të rëndë e Mateo Mesina ...
Në një seri intervistash të dhëna në fillim të këtij muaji...
Vrasja në Kanada në qershor të këtij viti e Hardep Sing Ni...
Gjatë 6 dekadave të fundit, asnjë pjesë e integrimit evrop...
Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kauka...
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Historia shpesh është e mbushur me mite dhe legjenda të ci...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...