“Të derdhësh lot krokodili”/ Njihuni me historia e shprehjes
Sot, kur dikush akuzon një person tjetër për derdhjen e “l...

1869 - Lind “babai” i pavarësisë së Indisë dhe frymëzuesi i protestave paqësore Mahatma Gandi
Mahatma Gandhi, ishte një avokat, politikan, aktivist i shoqërisë civile. Ai u bë udhëheqësi i lëvizjes nacionaliste kundër sundimit britanik të Indisë. Për këtë arsye konsiderohej si arkitekti i Indisë së pavarur.
Gandi vlerësohet ndërkombëtarisht për doktrinën e tij për protesta jo të dhunshme (satyagraha) për të arritur përparim politik dhe social.

Gandi ishte fëmija më i vogël i gruas së katërt të babait të tij. Gjatë periudhës së sundimit britanik, babai i tij, i cili kishte kryer vetëm arsimimin bazë, Karamçand Gandhi, ishte kryeministër i Porbandar, kryeqyteti i një principate të vogël në Indinë Perëndimore (sot shteti i Gujaratit). Gjithsesi ai u tregua një administrator i aftë duke ndërvepruar mes shumë princave kapriçozë vendas, nënshtetasve të tyre të shumëvuajtur dhe zyrtarëve britanikë në pushtet.
Ndërkohë e ëma e Gandit, Putlibai, ishte krejtësisht e përkushtuar pas fesë. Ajo e shpenzonte kohën midis shtëpisë dhe tempullit dhe agjëronte shpesh.
Gandi u rrit në një familje të përkushtuar ndaj perëndisë hindu Vishnu, me një nuancë të fortë të Xhainizmit, një fe indiane moralisht rigoroze, ku një ndër parimet kryesore të saj është mos përdorimi i dhunës dhe besimi se gjithçka në Univers është e përjetshme.

Kështu, ai u rrit duke besuar tek himsa (mosdëmtimi i të gjitha qenieve të gjalla), vegjetarianizmi, agjërimi për pastrimin e vetvetes dhe te toleranca e ndërsjellë ndërmjet adhuruesve të besimeve dhe sekteve të ndryshme.
Pasi u diplomua si avokat në Londër, ai punoi për disa vite në Afrikën e Jugut, ku nisi të mbrojë të drejtat e emigrantëve indianë apo të zezakëve vendas që shtypeshin rregullisht nga të bardhët.
U rikthye në Indi në prag të Luftës së Parë Botërore, dhe në vitin 1919 u vendos në krye të lëvizjes për pavarësi, periudhë gjatë së cilës u arrestua dhe burgos disa herë.
Gjatë periudhës së burgut ai u fut disa herë në greva urie, për të sensibilizuar britanikët për nevojën e lejimit të ekzistencës së Indisë si një shtet i pavarur.
Pavarësia u arrit në vitin 1947, por përplasjet e forta midis hinduve dhe myslimanëve sollën shkëputjen e një pjese të vendit nën shtetin e ri të Pakistanit. Ky zhvillim revoltoi nacionalistët hindu, njëri prej të cilëve e vrau në një atentat në janarin e vitit 1948.
Ngjarje të tjera të rëndësishme:
1836 - Çarls Darwin rikthehet në Angli pas ekspeditës 5-vjeçare nëpër botë. Të dhënat e mbledhura mbi florën, faunën dhe gjeologjinë e shumë tokave e ndihmuan atë në zhvillimin e Teorisë së tij të Evolucionit.
1870 - Shtetet papale votojnë në favor të bashkimit me Italinë. Kryeqyteti i vendit, zhvendoset nga Firence në Romë.
1909 - Orvil Rajt vendos një rekord të ri me avionin e tij, duke fluturuar në mbi 500 metra lartësi.
1919 - Presidenti i SHBA-së, Udrou Uillson, pëson një goditje në tru, që e la pjesërisht të paralizuar në anën e majtë, duke i dhënë efektivisht fund karrierës së tij presidenciale.
1944 - Me dorëzimin e rebelëve të mbijetuar polakë tek forcat gjermane, merr fund Kryengritja e Varshavës.
1968 - Më shumë se 25 veta mbetën të vdekur gjatë një përplasje të ashpër me armë në Meksikë, kur trazirat e shkaktuara nga protesta e mijëra studentëve, kërcënuan mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike.
1993- Komunistët e vijës së ashpër, shkaktojnë trazira në Moskë gjatë një proteste kundër Boris Jelcin./ Përshtatur nga CNA
Sot, kur dikush akuzon një person tjetër për derdhjen e “l...
Vdekja për shkak të një sëmundjes të rëndë e Mateo Mesina ...
Në një seri intervistash të dhëna në fillim të këtij muaji...
Vrasja në Kanada në qershor të këtij viti e Hardep Sing Ni...
Gjatë 6 dekadave të fundit, asnjë pjesë e integrimit evrop...
Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kauka...
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Historia shpesh është e mbushur me mite dhe legjenda të ci...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidh...
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekui...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
1934 - Lind aktorja franceze më famë botërore Brixhit ...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në ...
Një konflikt i pazgjidhur, është gjithmonë si një minë me ...
Kur të largohet nga detyra presidenti Vladimir Putin - cil...
Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohj...
1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën 95 v...
Ballkani Perëndimor, pra vendet e ish-Jugosllavisë që mbet...
1540 - Themelohet Urdhri Jezuit Në Romë, Papa Pali II mir...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...