
Ballkani Perëndimor, pra vendet e ish-Jugosllavisë që mbeten jashtë Bashkimit Evropian plus Shqipërinë, janë aktualisht po aq të pastablizuara sa ishin 22 vite më parë, kur përpjekjet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, i dhanë fund një dekade luftërash me konfliktin e armatosur në atë që sot quhet Maqedonia e Veriut.
Në disa aspekte, rajoni është dukshëm më pak i qëndrueshëm dhe i sigurt se sa ishte atëherë, duke pasur parasysh ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur që nga ajo kohë. Njerëzit në rajon kanë shumë pak besim te qeveritë e tyre, si dhe tek e ardhmja e vendit të tyre, duke emigruar me një ritëm gjithnjë e më të përshpejtuar.
Ky fenomen është lehtësisht i dukshëm si në periferi po ashtu edhe në kryeqytetet dhe qytetet e tyre kryesore. Shenja më e dukshme e destabilitetit ishte dhuna në Kosovën Veriore për shkak të vendosjes në zyrat e tyre të drejtuesve shqiptarë në komunat me shumicë serbe. Në ato trazira u plagosën dhjetëra trupa të NATO-s, në një skenar që u duk shumë i organizuar dhe i koordinuar në prapaskenë nga Beogradi. Megjithatë, si SHBA-ja po ashtu edhe BE-ja ia hodhën fajin Prishtinës dhe jo Beogradit.
Ndërkohë në Beograd, 2 muaj demonstrata popullore u nxitën nga zemërimi ndaj një qeverie që ishte shumë paranojake dhe e mbyllur në vetvete, për të njohur nevojën për një reagim njerëzor dhe politik ndaj 2 masakrave me armë që ndodhën në pak ditë dhe që ishin të paprecedenta për Serbinë.
Demonstruesit kaluan nga kërkimi i një përgjigjeje të denjë nga qeveria për këtë situatë, tek thirrjet për t’i dhënë fund regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiç. Në Bosnje Hercegovinë, udhëheqja separatiste serbe nën udhëheqjen e Milorad Dodik, e ka përshkallëzuar më tej sfidën e saj ndaj vetë ekzistencës së shtetit federativ.
Dhe kjo ka ndodhur menjëherë pasi SHBA-ja ushtroi presion për ndryshime të rregullave dhe strukturat zgjedhore, nga të cilat përfitojnë partitë nacionaliste, lëvizje e mbështetur plotësisht nga BE, si dhe nga Kroacia, një vend anëtar i NATO-s.
Pra është e qartë se në mbarë rajonin, ata që kanë axhenda nacionaliste të paplotësuara, qofshin separatistë apo hegjemonistë, kanë një entuziazëm dhe vetëbesim më të madh se dikur, kur të njëjtat axhenda u pasuan nga lufta e armatosur. Ç’është më e keqja, disa i maskojnë këto veprime irredentiste me gjuhën e demokracisë, ndërkohë që të tjerët në rajon që duan të jetojnë në shoqëri të bazuara në vlerat e shpallura liberale të Perëndimit, po shohin se kryeqytetet dhe udhëheqja e tyre janë rreshtuar në anën e jo liberalëve dhe autokratëve. Dinamika aktuale që po ndodh në vendet e sipërpërmendura dhe në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor (duke përfshirë edhe Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut) ka nga prapa të njëjtët faktorë nxitës.
Por midis tyre është qasja e diskutueshme e Uashingtonit. Ky i fundit po shfaq një dorëheqje të plotë nga parimet morale dhe shpeshherë cinizëm, sjellje këto që janë krejtësisht të papajtueshme me vizionin e lidershipit amerikan për ruajtjen e vlerave demokratike.
Paradoksalisht, kjo qasje është bërë veçanërisht më e dukshme që nga fillimi i përpjekjes në shkallë të plotë të Rusisë për ta nënshtruar Ukrainën, akt që ka nxitur unitetin më të madh transatlantik në epokën e pas Luftës së Ftohtë. Një sërë elementësh në politikën Biden-Blinken u bënë të dukshme që në fillim.
Fokusi kryesor në politikën e jashtme, do të ishte sfida e paraqitur nga Kina. Tërheqja kaotike nga Afganistani në gushtin e vitit 2021 e pasqyroi këtë mentalitet, siç ndodhi edhe me Samitin e Gjenevës në qershor të po atij viti, me presidentin rus Vladimir Putin.
Mendësia mbizotëruese duket se bazohet në përfundimin se rajoni është tribal në thelbin e tij, dhe se kjo gjë nuk ka për të ndryshuar. Prandaj, më e mira që mund të bëhet është që gjërat të menaxhohet brenda kësaj kornize. Ndërkaq nuk ka asnjë strategji gjithëpërfshirëse të dukshme, për të adresuar problemet ekonomike dhe politike që vazhdojnë të ushqejnë dinamikat aktuale.
Pasojë e kësaj qasjeje, është se ata që ndjekin me këmbëngulje axhendat nacionaliste dhe hegjemoniste brenda dhe drejt rajonit, duhet të tolerohen dhe afrohen që të “de-konfliktojnë” marrëdhëniet dhe të reduktojnë shpenzimet e SHBA-së në politikën e jashtme.
Dhe cilët janë përfituesit kryesorë të kësaj politike? Janë vendet me fuqi më të madhe, të cilat kishin axhenda hegjemoniste në luftërat e viteve 1990. Së pari dhe më kryesorja është Serbia e Vuçiç, me politikën e saj de facto rajonale të Srpski Svet (Bota Serbe), një analoge e “Russkiy Mir” (Bota Ruse), që sheh Bosnje Hercegovinën fqinje, Malin e Zi dhe natyrisht Kosovën (e cila mbetet e panjohur nga Beogradi), si fusha të politikës legjitime serbe dhe në fund të dominimit për shkak të popullatës etnike serbe.
Edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ka shfrytëzuar rastin për të luajtur rolin e liderit etnik rajonal, por kjo prirje e tij nuk duket se reflekton një ambicie irredentiste mes qytetarëve të tij. Rrjedhimisht, Shqipëria po preket nga praktikat e këqija të elitës së saj drejtuese.
Kur pyeten në lidhje me strategjinë e politikës së jashtme, zyrtarët amerikanë japin variacione aspiratash dhe destinacionesh, por nuk shpalosin një strategji në vetvete. Populli në rajon e ka marrë mesazhin se kush janë partnerët e vërtetë të Perëndimit: liderët e këtyre vendeve, pavarësisht nga shkeljet e tyre ndaj normave demokratike.
Besueshmëria morale dhe politike amerikane aktualisht po zbehet në një rajon, ku SHBA-të kishin dikur një ndikim më të madh edhe se BE-ja. Ballkani Perëndimor bart sot një sërë dinamikash shqetësuese, por ai ruan gjithashtu edhe potencialin për të ecur përpara.
Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi nuk mund ta kontrollojnë të gjithë dinamikën e brendshme dhe rajonale, por ato mund të ndryshojnë rrënjësisht strukturën aktuale të nxitjes dhe ndjenjën e të mundshmes, si për liderët po ashtu edhe për qytetarët.
Hapi i parë në ndryshimin e qasjes aktuale, duhet të jetë vendosja e një force të mjaftueshme parandaluese - mundësisht duke përfshirë forcat amerikane, nën kujdesin e NATO-s - duke filluar që nga Br?ko (Bërçko), që është ndërprerësi i ambicieve të pavarësisë së Republikës Srpska.
Marrë me shkurtime
Shënim: Kurt W.Bassuener, bashkëthemelues i Këshillit të Politikave Demokratizuese, një institut kërkimor me qendër në Berlin./ “Dtt.net” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA
1540 - Themelohet Urdhri Jezuit Në Romë, Papa Pali II mir...
Hidratimi i tepërt është një gjendje e karakterizuar nga k...
Përtej çështjeve mjedisore, një nga argumentet më bindës p...
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes ...
1960 - Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson përballen në deba...
Edhe pse kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës nisi me v...
Në kohën e Bashkimit Sovjetik qarkullonte shpesh një anekt...
Vështirësia për të rënë apo për të qëndruar në gjumë është...
2005 - IRA çarmatoset zyrtarisht Dy muaj pasi shpalli syn...
Përsëritja ka një marrëdhënie të çuditshme me mendjen e nj...
Roja bregdetare italiane shpëton në brigjet e Lampedusa nj...
Ashtu si shtetet e tjera mafioze, Rusia e sotme mbështetet...
Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni po zhv...
Dr.Xhim Taker, psikolog në Universitetin e Virxhinias në S...
1939 - Ndërron jetë “babai” i psikanalizës Sigmund Frojd ...
Pas Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve me ...
Vitin e ardhshëm, NATO - aleanca më e madhe dhe më e aftë ...
Në funksion të synimit për të frenuar ndryshimet e klimës,...
Shembja e dy digave në Libi, që shkaktoi një përmbytje të ...
Në fjalimin e saj të fundit mbi Gjendjen e Bashkimit s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...