
Përtej çështjeve mjedisore, një nga argumentet më bindës për reduktimin e varësisë së vendeve perëndimore nga lëndët djegëse fosile, është fuqia e jashtëzakonshme që marrëveshjet tona aktuale u japin regjimeve autoritare dhe agresive.
Sa herë janë shtypur ndjenjat fisnike nga politikanët britanikë dhe të vendeve aleate mbi të drejtat e njeriut dhe rendin ndërkombëtar, nga nevoja për të zbutur raportet me Arabinë Saudite? Sa para nga Perëndimi janë derdhur indirekt, dhe pavarësisht sanksioneve, në makinerinë e luftës së Vladimir Putinit?
Nga ana tjetër, këto qeveri nuk kanë një hendek të tillë të madh midis pozicioneve të tyre ekonomike dhe gjeopolitike. Që nga formimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) në vitin 1960, vende si Arabia Saudite dhe Irani - por edhe Rusia si pjesë e OPEC+ - kanë qenë në gjendje të kenë një ndikim më të madh në skenën botërore.
Sot, ka pak dyshime se ky ndikim po përdoret kundër nesh. Pavarësisht luftës në Ukrainë
dhe presioneve globale inflacioniste që ka shkaktuar, qeveritë e OPEC-ut janë koordinuar vazhdimisht midis tyre për të ulur prodhimin dhe për të rritur çmimet e naftës.
Kjo e ka mbajtur çmimin e naftës në një nivel, ku eksportet ruse mbeten mjaftueshëm fitimprurëse për të financuar operacionet e ushtrisë ruse në Ukrainë, si dhe ka shtuar presionin mbi koston e jetesës së votuesve perëndimorë, të cilat Kremlini shpreson se një
ditë do të zbehin angazhimin e qeverive të tyre ndaj Kievit.
Megjithatë, duke e lejuar këtë grup të zotërojë një fuqi kaq të madhe, Perëndimit i ka shpëtuar nga vëmendja një mashtrim. Tek e fundit, kur analizon prodhimin total të naftës, përfshirë naftën e papërpunuar, të gjitha nënproduket e tjera të naftës dhe biokarburantet, del se prodhuesi më i madh në botë janë në fakt Shtetet e Bashkuara.
Në vitin 2022, SHBA-ja nxirrte mbi 20 milionë fuçi në ditë, kundrejt vetëm 12 milionë nga Arabia Saudite dhe 11 milionë nga Rusia. Dhe kush ishte prodhuesi i katërt më i madh në botë? Kanadaja me 5.7 milionë fuçi në ditë. Atëherë përse Riadi dhe Moska kanë qenë në gjendje t’i përdorin burimet e tyre natyrore, në një mënyrë shumë më efektive sesa Uashingtoni dhe Otava?
Përgjigja gjendet tek një fjalë:koordinimi. Ndaj ka ardhur koha që vendet perëndimore të kundërpërgjigjen. Është koha për krijimin e NOPEC. Nëse Amerika dhe Kanadaja do të punonin së bashku për të rritur prodhimin e tyre me disa milionë fuçi në ditë, kjo do të dëmtonte synimet dashakeqe të aksit autoritar të mbështetur nga OPEC.
Çmimet do të binin për konsumatorët, do të kishte më shumë mundësi për arritjen e marrëveshjeve me vendet më në nevojë për karburant, dhe ekonomia e luftës ruse do të vihej nën një presion të ri ndoshta të patolerueshëm. Por vetëm një veprim i tillë s’do të mjaftonte.
Sepse në dallim nga autokracitë si Arabia Saudite, industritë amerikane dhe kanadeze janë në pronësi private. Ato nuk mund të rrisin apo reduktojnë drastikisht prodhimin brenda natës me urdhër të qeverisë. Po ashtu, sistemet tona demokratike paraqesin pengesa të tjera për çdo rritje të madhe të prodhimit.
Eksplorimi dhe zhvillimi i puseve të reja, kanë nevojë për një miratim demokratik dhe ato përballen përherë me kundërshtimin e ashpër nga ambjentalistët. Edhe infrastruktura jetike,
si rafineritë dhe terminalet për eksport, mund të vonohen apo edhe të bllokohen nga opozita. Fakti që deri më tani Kanadaja ka dështuar të arrijë objektivat për rritjen e prodhimit, diçka që e premtoi pas pushtimit rus të Ukrainës, tregon se sa e vështirë do të jetë të konkurrosh me vendet ku sundon shteti ligjor.
Pastaj nuk duhet shpërfillur as fakti që fuqia e OPEC-ut nuk buron vetëm nga Arabia Saudite dhe Rusia (kjo e fundit nuk është formalisht anëtare), por nga ofrimi i udhëheqjes dhe koordinimit për një grup shumë më të madh eksportuesish, nga anëtarët e OPEC-ut, si p.sh. Irani dhe aleatëve si Brazili.
Si fillim, vendet e tjera perëndimore me rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi natyror, duhet të jenë pjesë e çdo aleance NOPEC. Kandidatët më të dukshëm janë Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar, që të dyja anëtare të NATO-s dhe me interesa të drejtpërdrejta, si
në rritjen e eksporteve të tyre ashtu edhe në mbrojtjen e sigurisë evropiane dhe globale.
Po ashtu duhet të shfrytëzojnë përçarjet ekzistuese në gjirin e OPEC. Siç kam e theksuar më parë , OPEC+ prej 24 anëtarësh është një grup i përçarë, shpesh i dobët, me disa anëtarë aktualë ose të mëparshëm, të cilët mund të maten me një aleancë perëndimore të ringjallur. Për shembull Katari dhe Omani, aleatët më të ngushtë të Britanisë në Gjirin Persik, kanë përfunduar në kampe kundërshtare në OPEC. Katari u largua nga OPEC në vitin 2019 pas bllokadës së udhëhequr nga Arabia Saudite ndaj vendit të tyre. Që atëherë, ky vend ka nënshkruar marrëveshje me disa fuqi perëndimore, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, për t’i furnizuar me gaz natyror të lëngshëm (LNG), teksa ato po heqin dorë nga gazi rus.
Edhe Omani, që ka mbetur ende anëtar i OPEC+, mund të bindet të ndjekë shembullin e Katarit. Britania ka lidhje të gjata historike në fushën e sigurisë dhe shërbimeve sekrete
me Familjen e saj Mbretërore, të cilat Londra nuk duhet të hezitojë t’i shfrytëzojë.
Pastaj është Kuvajti, një nga vetëm dy vendet e vetmet të Gjirit që qëndron plotësisht në krah të Ukrainës, kjo duke pasur parasysh historinë e tij të pushtimit nga një fqinj militarist si Iraku, dhe rolin jetik që NATO luajti në ruajtjen e pavarësisë së saj.
Vendet perëndimore kanë një numër të madh avantazhesh, morale dhe materiale ndaj autokracive të botës. Por deri më sot, ne i kemi lejuar ata të ngushtojnë hendekun ndaj nesh, dhe të minojnë interesat dhe vlerat tona në proces. Ne i kemi mjetet për t’iu kundërvënë.
Tani na duhet vetëm vullneti. Nga Damien Phillips “The Spectator”/ Pershtatur nga CNA
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes ...
1960 - Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson përballen në deba...
Edhe pse kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës nisi me v...
Në kohën e Bashkimit Sovjetik qarkullonte shpesh një anekt...
Vështirësia për të rënë apo për të qëndruar në gjumë është...
2005 - IRA çarmatoset zyrtarisht Dy muaj pasi shpalli syn...
Përsëritja ka një marrëdhënie të çuditshme me mendjen e nj...
Roja bregdetare italiane shpëton në brigjet e Lampedusa nj...
Ashtu si shtetet e tjera mafioze, Rusia e sotme mbështetet...
Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni po zhv...
Dr.Xhim Taker, psikolog në Universitetin e Virxhinias në S...
1939 - Ndërron jetë “babai” i psikanalizës Sigmund Frojd ...
Pas Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve me ...
Vitin e ardhshëm, NATO - aleanca më e madhe dhe më e aftë ...
Në funksion të synimit për të frenuar ndryshimet e klimës,...
Shembja e dy digave në Libi, që shkaktoi një përmbytje të ...
Në fjalimin e saj të fundit mbi Gjendjen e Bashkimit s...
1980 - Iraku pushton Iranin, duke nisur një luftë të p...
Presidenti rus Vladimir Putin, kishte arsye të forta për t...
Që nga zgjedhjet presidenciale të Turqisë në maj të kë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...