A do të ketë sukses aleanca e të dëbuarve?
Presidenti rus Vladimir Putin, kishte arsye të forta për t...

1980 - Iraku pushton Iranin, duke nisur një luftë të përgjakshme 8-vjeçare
Forcat e armatosura irakiane pushtuan Iranin Perëndimor përgjatë kufirit të përbashkët. Luftimet do të përfundonin me një armëpushim në vitin 1988, edhe pse vendosja e marrëdhënieve diplomatike normale dhe tërheqja e trupave ndodhi vetëm pas nënshkrimit të një marrëveshjeje zyrtare paqeje më 16 gusht 1990.
Në fundin e viteve 1960, Britania e Madhe shpalli synimin e saj për t’u tërhequr nga Gjiri Persik, duke nxitur një rikonfigurim gjeopolitik të rajonit. Kjo ndezi mosmarrëveshjet e vjetra territoriale midis Iranit dhe Irakut, të cilat mbetën një burim tensioni gjatë gjithë viteve 1970.
Lideri i ri irakian Sadam Husein, pranoi në vitin 1975 disa nga pretendimet territoriale të Iranit, në këmbim të ndërprerjes së ndërhyrjes iraniane në Irak. Por Revolucioni Iranian i viteve 1978-1979, solli në pushtet në Teheran islamikët radikalë të Ajatollah Khominit.

Nisën shumë shpejt incidentet kufitare, sepse udhëheqësit e Republikës Islamike të Iranit donin të “eksportonin” konceptin e qeverisjes islame të udhëhequr nga kleri shiit. Në prillin e vitit 1980, zëvendëskryeministri i Irakut, Tarik Aziz, i mbijetoi një atentati nga shiitët irakianë që ishin mbështetës të Revolucionit Iranian.
Në atë kohë qeveria e re e Iranit, ishte në një përplasje të ashpër me Shtetet e Bashkuara për pushtimin e ambasadës së SHBA-së në Teheran nga militantët iranianë, dhe marrjen e dhjetëra pengjeve. Sadami e pa atë një moment shumë të përshtatshëm për të ripohuar pretendimet territoriale, nga të cilët më herët kishte hequr dorë.

Në fillim ushtria irakiane shënoi një përparim të ndjeshëm. Më pas ndeshi në rezistencën e papritur e të fortë të ushtrisë iraniane. Numri i viktimave mbetet ende i paqartë. Por disa burime flasin për 1 deri në 2 milionë të vdekur dhe të plagosur nga të dyja palët.
Ngjarje të tjera të rëndësishme:
1862 - Presidenti amerikan Abraham Linkoln firmos Dekretin e Parë të Emancipimit, që shpalli lirinë e të gjithë skllevërve në çdo shtet të Konfederatës.
1949 - Bashkimi Sovjetik shpërthen bombën e parë bërthamore, 4 vjet pas SHBA-së.
1958 - Lindi tenori i famshëm italian Andrea Boçeli. Ai shquhet për përzierjen unike të muzikës opera dhe pop.
1961- Presidenti amerikan Xhon Kenedi nënshkruan themelimin e Korpusit të Paqes, si një agjenci të përhershme qeveritare. Kenedi besonte se Korpusi i Paqes, mund të ofronte një armë të re dhe unike në luftën kundër komunizmit.
1975 - Shmanget përpjekja për vrasjen e presidentit amerikan Xherald Ford. Sara Mur, një informatore e FBI-së drejtoi armën drejt presidentit në San Francisko, por ajo u bllokua menjëherë nga truprojat.
1980 - Në Poloninë komuniste u formua Solidarnost (Solidariteti), sindikata polake dhe partia politike që u bë një vatër e rezistencës ndaj kontrollit sovjetik. Delegatët e 36 sindikatave u takuan dhe u bashkuan nën udhëheqjen e Leh Valesës./ Përshtatur nga CNA
Presidenti rus Vladimir Putin, kishte arsye të forta për t...
Që nga zgjedhjet presidenciale të Turqisë në maj të kë...
Që nga fillimi i luftës, analisti ushtarak amerikan Majkël...
Të martën e 12 shtatorit, ndërsa Italia e Luçiano Spaletit...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
Mbretëria e kafshëve është e mbushur me krijesa të zgjuara...
1792 – Në Francë hiqet monarkia dhe vendoset republika...
1934 - Lind aktorja italiane me famë botërore Sofia Lo...
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet perëndimore, p...
Sa më shumë që të vonohet investimi në rrugëtimin evropian...
Nuk ka asgjë më të kotë se lotët, dhe asgjë tjetër nuk u j...
Je duke vrapuar por pa mbërritur askund. Sheh veten duke u...
1985 - Një tërmet i fortë godet kryeqytetin e Meksikës...
Karlos Henrike Raposo, i njohur në botën e futbollit si “K...
Një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave ka qenë ...
1793- Xhorxh Uashington vendos gurin e parë të themelit të...
Edhe në tërheqje, perandoria Soros nxit një histeri të...
Bota ka qenë në tranzicion që nga fundi i Luftës së Ft...
Në prill të këtij viti, atletja spanjolle Beatriz Flamini ...
Kohët e fundit, “sindroma e motrës së madhe” është bërë ob...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...