Mashtruesi më i madh në futboll/ Kush është “Kajzeri” i Brazilit
Karlos Henrike Raposo, i njohur në botën e futbollit si “K...

1985 - Një tërmet i fortë godet kryeqytetin e Meksikës
Një tërmet i fuqishëm godet Meksiko Sitin duke shkaktuar vdekjen e 10.000 njerëzve, plagosjen e 30.000 të tjerëve, duke lënë të pastrehë dhjetëra e mijëra të tjerë.
Në orën 7:18 të mëngjesit të 19 shtatorit, banorët e kryeqytetit meksikan u zgjuan nga një tërmet me magnitudë 8.1, një nga më të fortët që kishte goditur ndonjëherë zonën.

Efektet e tërmetit ishin tejet shkatërruese për shkak të llojit të tokës mbi të cilën shtrihet qyteti. Meksiko është në një pllajë të rrethuar nga male dhe vullkane. Në kohët e lashta rajoni i pllajës ishte i mbuluar nga liqene.
Ndërsa pellgu ujëmbledhës nën qytet është tharë dalëngadalë, është zbuluar se qyteti ndodhet mbi një terren të përzier mes dheut dhe rërës, çka e bën atë shumë më pak të qëndrueshëm gjatë një tërmeti sesa një terren shkëmbor.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 400 km në perëndim të qytetit. Por për shkak të terrenit relativisht të paqëndrueshëm, lëkundjet e forta zgjatën për gati 3 minuta. Kjo solli shembjen e disa hoteleve të vjetra, por edhe shumë godinave të banimit.

Një godinë në Kolegjin Kombëtar të Arsimit Profesional u shemb, duke bllokuar qindra studentë që po ndiqnin leksionet në mëngjes herët. Ndërkohë shumë fabrika në qytet, të ndërtuara me materiale të dobëta, nuk mundën të qëndronin në këmbë.
Lëkundjet e forta sizmike shkaktuan prishjen e rrjetit të gazit, duke shkaktuar zjarre dhe shpërthime në të gjithë qytetin. Kur më vonë u bë një vlerësim i plotë i dëmeve, 3.000 ndërtesa në Meksiko ishin shkatërruar plotësisht dhe 100.000 të tjera pësuan dëme serioze.

Ngjarje të tjera të rëndësishme:
1783 - Në Francë, vëllezërit Mongolfier ngritën në qiell një balonë duke vendosur në kosh një gjel, një rosë dhe një dele. Ai sukses nxiti më tej eksperimentet e aeronautikës.
1796 - Publikohet fjalimi i lamtumirës së Xhorxh Uashingtonit, presidentit të parë të SHBA-së. Ai iu lut vendit të tij të ruante neutralitetin dhe të shmangte futjen në aleanca me Evropën.
1876 - Shpikësi amerikan Melvil Bizëll regjistroi patentën për një pastrues dyshemesh, që sot njihet si fshesa elektrike.
1893 - Zelanda e Re bëhet vendi i parë në botë që u jep grave të drejtën e votës.
1946 - Themelohet Këshilli i Evropës pas një fjalimi që mbajti Uinston Çërçill në Universitetin e Zyrihut.
1955 - Presidenti i Argjentinës, Huan Peron, rrëzohet nga pushteti dhe arratiset në Paraguai pas një revolte të marinës ushtarake të udhëhequr nga oficerë me prirje demokratike.
1991- Në Alpet Ötztal në kufirin italo-austriak, 2 turistë gjermanë zbulojnë rastësisht një trup të mumifikuar të një njeriu (i njohur më vonë si Njeriu i Akullit). Trupi i përket një njeriu të moshës 25 deri 35 vjeç, 1.6 metra i gjatë dhe me peshë rreth 50 kg. Analizat zbuluan se ai kishte vdekur në vitin 3300 Para Erës Sonë./ Përshtatur nga CNA
Karlos Henrike Raposo, i njohur në botën e futbollit si “K...
Një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave ka qenë ...
1793- Xhorxh Uashington vendos gurin e parë të themelit të...
Edhe në tërheqje, perandoria Soros nxit një histeri të...
Bota ka qenë në tranzicion që nga fundi i Luftës së Ft...
Në prill të këtij viti, atletja spanjolle Beatriz Flamini ...
Kohët e fundit, “sindroma e motrës së madhe” është bërë ob...
Në gushtin e vitit 2016, një YouTuber postoi në platformën...
Joe Bajden nuk është më i përshtatshëm për të qenë preside...
Kur viziton qendrat e rehabilitimit për ushtarë ukrainas q...
1977 - Vdes sopranoja me famë botërore Maria Kalas Nd...
Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është i përqendruar në...
Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës dhe aleanca e ...
1940 - Nis Beteja e Britanisë Më 15 shtator, flota aj...
1959 - Sovjetikët ulin të parët në Hënë sondën e tyre kozm...
1993 - Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Izraelit dh...
Ballkani përjetoi një tjetër verë të nxehtë, sidomos në Ko...
2001 - SHBA pëson sulmin më të rëndë që nga Lufta e Dytë B...
Greqia dhe Turqia janë angazhuar në një përpjekje gjithëpë...
Aleksandri i Madh u ngjit në fronin maqedonas në moshën 20...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...