Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...

Një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave ka qenë mbi shtrigat. Ishte në thelb një manual që shpjegonte se si të identifikoheshin, kapeshin, torturoheshin, u nxirreshin rrëfimet dhe në fund të vriteshin shërbëtoret e Satanait (Djallit).
I botuar në vitin 1486, “Malleus Maleficarum” (Çekiçi i Shtrigave) thuhet se shiti më shumë kopje gjatë dy shekujve të ardhshëm se vetë Bibla. Sikurse shkruan Robert Pekam, bashkëpunëtor në Shoqërinë Historike Mbretërore në Londër në librin “Frika:Një histori alternative e botës”, ankthi për shtrigat lindi nga padija.
Duke mos ditur asgjë mbi mikrobet, njerëzit mendonin se fatkeqësitë si sëmundjet shkaktoheshin nga magjia. Megjithatë, frika e tyre mund të manipulohej për qëllime politike. Katolicizmi u nda në shekullin XVI-të, dhe Papa dhe klerikë të ndryshëm protestantë luftonin për pushtetin fetar.
Shfarosja e shtrigave ishte një mënyrë e dobishme përmes së cilës një sundimtar tokësor tregonte se në cilën anë ishte: të Zotit, dhe jo të Djallit. Frika është një emocion kryesor dhe i domosdoshëm. Pekam e quan atë “një proces neurobiologjik që na mban gjallë”. Nëse paraardhësit tanë nuk do të kishin frikë nga majat e shkëmbinjve apo nga tigrat, ne mund të mos ishim këtu sot. Ndërkohë duke qenë se njerëzit janë një specie komunikuese dhe imagjinative, frika mund të krijohet edhe nga pëshpëritjet nën zë.
Libri i tij hedh dritë mbi shumë mënyra, përmes të cilave frika e ka formësuar sjelljen njerëzore gjatë 700 viteve të fundit, nga të cilat lexuesit mund të nxjerrin mësime për të tashmen. Leksioni kryesor është: “Pushteti varet nga frika”. Pekam argumenton se trazirat e
Reformacionit dhe Kundër-Reformacionit, lindën pjesërisht nga humbja nga Kisha Katolike e “monopolit të saj mbi frikën” në Evropën Perëndimore. Për 1 mijë vjet ajo i kishte bindur njerëzit se vetëm ajo mbante çelësat e botës së përtejme.
Dhe përfitoi nga frika e njerëzve nga mundimi i përjetshëm duke fituar para përmes shitjes së indulgjencave. Kur Martin Luteri u rebelua kundër abuzimeve të tilla, shumë njerëz u prekën nga argumentet e tij teologjike. Pjesa më e madhe e këtij libri është shkruar gjatë pandemisë
Covid-19, ndaj autori reflekton natyrshëm edhe mbi frikën nga infeksioni në fjalë dhe manipulimin e saj nga të fuqishmit.
Kur Evropa u prek nga Vdekja e Zezë, u përhapën zëra se pakicat jo popullore, si hebrenjtë, myslimanët, të varf, lebrozët dhe të huajt, mund të ishin “bartës keqdashës të infeksionit”. Prandaj ndaj tyre pati një persekutim të tmerrshëm. E tmerruar nga trazirat sociale të nxitura
nga murtaja, klasa sunduese ishte e lumtur ta drejtonte zemërimin popullor drejt objektivave të tjerë përveç tyre.
Por disa kishin edhe motive të tjera. Kështu, Peshkopi i Strasburgut, që dogji 2000 hebrenj në turrën e druve brenda një dite në vitin 1349, u detyrohej shuma të mëdha parash tregtarëve hebrenj. Covid-19 ishte më pak i tmerrshëm se Vdekja e Zezë. Mjekësia ka përparuar gjatë shekujve, por natyra njerëzore ka ndryshuar më pak. Frika nga koronavirusi nxiti të gjitha llojet e teorive konspirative. Shumë qeveri përfituan nga paniku për të kufizuar liritë civile. Teksa jetonte në Hong Kong, Pekam vuri re sesi Partia Komuniste Kineze e përdori virusin si një justifikim për të ndaluar protestat pro-demokracisë në vitet 2019-2020.
Libri tregon sa e lehtë është që të nxitin terrorin gënjeshtarët e guximshëm. Siç e tha dikur Herman Gëring, kreu i aviacionit në kohën e Adolf Hitlerit: “Gjithçka që duhet të bëni është t’i tregoni popullit se po sulmohen dhe të denoncosh pacifistët për mungesë patriotizmi dhe
ekspozimin e vendit ndaj rrezikut. Kjo qasje funksionon njëlloj në çdo vend”. Po ashtu, nazistët promovuan alarmimin mjedisor, duke pretenduar se një mungesë e afërt e ushqimit e justifikonte pushtimin e vendeve fqinje.
Një nga kundërhelmet më të mira ndaj frikës është humori. Luteri përdori një formë të re të komunikimit masiv për të tallur Papën: shtypshkronjën. Karikaturat e përshkruanin Romën si një bordello, me kardinalët që dilnin nga pas shpinës së Djallit dhe Papën hipur mbi një derr. E qeshura mund të qetësojë frikën dhe të dëmtojë autoritetin. Salman Rushdi përmendet vetëm kalimthi në libër, por ai meriton më shumë hapësirë. Në vitin 1988, ai botoi një roman që satirizonte shumë figura, duke përfshirë Ajatollah Khomeinin, despotin e Iranit. Khomeini u bëri thirrje myslimanëve të vrisnin autorin, duke përmendur përshkrimin sipas tij blasfemues të profetit Muhamed. Vitin e kaluar një fanatik e goditi në Nju Jork me thikë shkrimtarin duke i nxjerr njërin sy. Khomeini vdiq në vitin 1989, por terrori që ai nxiti jeton ende.“The Economist”/ Përshtatur nga CNA
1793- Xhorxh Uashington vendos gurin e parë të themelit të...
Edhe në tërheqje, perandoria Soros nxit një histeri të...
Bota ka qenë në tranzicion që nga fundi i Luftës së Ft...
Në prill të këtij viti, atletja spanjolle Beatriz Flamini ...
Kohët e fundit, “sindroma e motrës së madhe” është bërë ob...
Në gushtin e vitit 2016, një YouTuber postoi në platformën...
Joe Bajden nuk është më i përshtatshëm për të qenë preside...
Kur viziton qendrat e rehabilitimit për ushtarë ukrainas q...
1977 - Vdes sopranoja me famë botërore Maria Kalas Nd...
Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është i përqendruar në...
Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës dhe aleanca e ...
1940 - Nis Beteja e Britanisë Më 15 shtator, flota aj...
1959 - Sovjetikët ulin të parët në Hënë sondën e tyre kozm...
1993 - Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Izraelit dh...
Ballkani përjetoi një tjetër verë të nxehtë, sidomos në Ko...
2001 - SHBA pëson sulmin më të rëndë që nga Lufta e Dytë B...
Greqia dhe Turqia janë angazhuar në një përpjekje gjithëpë...
Aleksandri i Madh u ngjit në fronin maqedonas në moshën 20...
Gjuetarët e përbindëshave janë mbledhur sërish në Skocinë ...
Kur Papa Gjon Pali II vizitoi atdheun e tij, Poloninë, në ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...