“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Në gushtin e vitit 2016, një YouTuber postoi në platformën e tij një intervistë të gjatë me një kontraktor ushtarak të identifikuar vetëm me inicialet Z. K. Gjatë asaj interviste, Z. K pretendoi se ishte i pranishëm gjatë masakrës brutale të një vrasësi që ai e quajti “Gjiganti i Kandaharit”.
Ai theksoi se vrasja e gjigantit ndodhi gjatë kulmit të operacionit “Enduring Freedom” në vitin 2002, kur ushtria ishte e angazhuar në beteja të ashpra me talebanët në kryeqytetin e tyre de facto në provincën e Kandaharit, gjatë pushtimit amerikan të Afganistanit. Por ai nuk ishte një njeri normal.
Ushtaraku tha se “Gjiganti i Kandaharit” ishte gati 4 metra i gjatë, kishte flokë të kuq, nga 6 gishta nëpër duar dhe 2 palë dhëmbë. Madje ai vrau një nga ushtarët e Forcave Speciale me një shtizë, përpara se pjesa tjetër e njësisë ta rrëzonte përgjatë 30 sekondave të shtëna të
vazhdueshme.
Dhe pasi njoftuan eprorët në radio, ushtria e mori kufomën dhe që nga ajo kohë e mban të fshehur. Atë vit, një grup ushtarësh u zhdukën gjatë patrullimit në një rajon malor të largët të Kandaharit, në jug të Afganistanit. Dhe kur nuk po arrinin të kontaktonin me radio për disa
kohë, ushtria dërgoi një njësi të operacioneve speciale për të shqyrtuar se çfarë kishte ndodhur.
Lart në male, njësia speciale hasi në një shpellë me pajisje të ushtrisë të shpërndara përreth, por pa asnjë shenjë të ushtarëve të zhdukur. Pak çaste më vonë ata panë atë që u quajt “Gjiganti i Kandaharit”. Gjiganti flokëkuq, me këpucë lëkure dhe që kutërbonte si “trupat e të vdekurve” doli befas nga shpella dhe vrau me shtizë njërin prej ushtarëve.
Në atë moment të gjithë ushtarët e tjerë hapën zjarr, duke e rrëzuar gjigantin. “Njësia ishte e pajisur me armë automatike M4 dhe pushkë M107. Kjo fuqi e madhe zjarri e përqendruar mbi një objektiv e eleminoi atë për 1 sekondë, e lëre më pastaj për 30 sekonda”- tregon në video
dëshmitari. Pasi trupat amerikane vranë njeriun gjigant, e vendosën në bordin e një helikopteri ushtarak “Chinook”, që e çoi më pas tek një avion transporti, ku askush nuk e pa më kurrë. Ushtarët u detyruan të nënshkruajnë marrëveshje se nuk do të flisnin kurrë për atë që kishin parë.
Gjithsesi ushtarët e thyen heshtjen e tyre, sepse siç do të thoshte më vonë një nga burrat, “populli ka të drejtë të dijë të vërtetën”.
Në gusht 2016, portali i njohur Snopes iu drejtua zyrtarisht me një pyetje Departamentit të Mbrojtjes në lidhje me “Incidentin e Gjigantit të Kandaharit”. Departamenti i Mbrojtjes u përgjigj se nuk kishte “asnjë të dhënë apo informacion për një pjesëtar të forcave speciale të vrarë nga ndonjë gjigant në Kandahar”.
Për më tepër, në faqen e internetit të Departamentit të Mbrojtjes nuk ka njoftime për median ku të flitet për “trupa të forcave speciale” që zhduken në Afganistan apo për ndonjë incident që përfshin ushtarët që vrasin një njeri me përmasa të pazakonta. Sigurisht, ashtu si me çdo komplot të mirë, kjo mungesë provash nuk është një provë e mjaftueshme që miti i Gjigantit të Kandaharit nuk ekziston. Gati në të njëjtën kohë kur doli artikulli i Snopes mbi këtë histori, supernatyralisti i vetëshpallur L.A.Marzuli u tha disa faqeve interneti të krahut të djathtë se qeveria e Shteteve të Bashkuara po e fshihte enkas këtë histori “spektakolare”, pasi ata që ishin në pushtet kishin një “interes të caktuar” që të vërtetat e profecive biblike të mos ekspozoheshin për publikun e gjerë.
“Njerëzit kanë të drejtë që t’i dinë këto gjëra. Nëse në Tokë ka njerëz gjigantë 4-5 metra të gjatë dhe ushtria jonë i ka vrarë, ne si qytetarë amerikanë kemi të drejtë ta dimë këtë. Sepse nuk është një sekret ushtarak. Është diçka që duhet ta dimë, pasi vërteton rrëfimet biblike”-
thotë ai.
Historia e vërtetë e “Gjigantit të Kandaharit” është shumë më pak interesante sesa miti. Në vitin 2016, L.A.Marzuli, kanali i të cilit në YouTube merret ekskluzivisht me lidhjen e ngjarjeve aktuale me profecitë biblike, risolli në vëmendje historinë e bujshme. Në një video tashmë të fshirë, të postuar për herë të parë më 16 gusht 2016, Marzuli
intervistoi Z.K, një burrë që pretendohej të ishte ushtar, i cili tha se ishte dëshmitar okular i “Gjigantit të Kandaharit”. Ai pretendoi se e pa gjigantin duke mbajtur një shtizë dhe duke vrarë një ushtar të Shteteve të Bashkuara të quajtur “Dan”, përpara se ai dhe “forcat speciale”
ta vrisnin.
Sipas Marzullit, krijesa ishte një nga nefilim-ët, një grup njerëzish të përmendur në librat e Zanafillës dhe Numrave të Dhiatës së Vjetër, për të cilët thuhej se ishin “njerëz me përmasa dhe forcë jashtëzakonisht të madhe”. Ata mund të gjendeshin në Lindjen e Mesme si para dhe
pas “Përmbytjes” dhe Arkës së Noes. Por në përgjithësi studiuesit biblikë bien dakord se nefilimët ishin metafora dhe nuk bazoheshin në realitetin e një gjiganti mbi 4 metra të gjatë që jetonte në shkretëtirë.
Për më tepër, i vetmi “Dan” që vdiq në Kandahar afër kohës së këtij incidenti të supozuar në vitin 2002 ishte rreshteri Daniel A.Romero.
Ai u vra nga një shpërthim bombe, bashkë me 3 ushtarë të tjerë. Por edhe me provat e grumbulluara kundër tij, miti i “Gjigantit të Kandaharit” thuhet se është ende një “sekret i hapur” mes ushtarëve që shërbyen në Kandahar në vitin 2002. Veteranë të ndryshëm që kanë
shërbyen me mision në atë rajon kanë thënë se që nga ai moment, ata u udhëzuan të drejtonin lart armët duke synuar kokën e rebelëve “dhe pastaj pak më lart”. Nga Bernadette Giacomazzo/ Përshtatur nga CNA
Joe Bajden nuk është më i përshtatshëm për të qenë preside...
Kur viziton qendrat e rehabilitimit për ushtarë ukrainas q...
1977 - Vdes sopranoja me famë botërore Maria Kalas Nd...
Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është i përqendruar në...
Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës dhe aleanca e ...
1940 - Nis Beteja e Britanisë Më 15 shtator, flota aj...
1959 - Sovjetikët ulin të parët në Hënë sondën e tyre kozm...
1993 - Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Izraelit dh...
Ballkani përjetoi një tjetër verë të nxehtë, sidomos në Ko...
2001 - SHBA pëson sulmin më të rëndë që nga Lufta e Dytë B...
Greqia dhe Turqia janë angazhuar në një përpjekje gjithëpë...
Aleksandri i Madh u ngjit në fronin maqedonas në moshën 20...
Gjuetarët e përbindëshave janë mbledhur sërish në Skocinë ...
Kur Papa Gjon Pali II vizitoi atdheun e tij, Poloninë, në ...
Më 9 Shtator 1976 vdiq udhëheqësi i Kinës komuniste, Mao C...
Sipas disa përllogaritjeve, Kisha Katolike e drejtuar nga ...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë...
Që nga fillimi i këtij shekulli, praktika e besimeve fetar...
Nëse do të kishte një bast se si do të vdiste Jevgeni Prig...
Japonia ka borxhin publik më të lartë në botë. Ai është i ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...