Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi sot (të enjten) të japë detaje rreth marrëveshjeve ushtarake, por e quajti takimin mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un “të bërë në kohën e duhur, të dobishëm dhe konstruktiv”. Kremlini gjithashtu konfirmoi se Presidenti Putin ka pranuar ftesën për të vizituar Korenë e Veriut, ku do të shkojë paraprakisht Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në muajin tetor. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, takimi u bë megjithë paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kundër një transferimi të mundshëm të armëve.
Udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un iu bë një pritje mbretërore, përfshirë edhe një prezantim personal nga Presidenti Vladimir Putin i platformës më të avancuar të Rusisë për lëshimin e raketave drejt hapësirës. Dy udhëheqësit diskutuan për mundësinë e dërgimit në hapësirë të një kozmonauti koreanoverior dhe zoti Kim bëri pyetje të detajuara në lidhje me raketat.
Pas takimit, Presidenti Putin i tha televizionit rus se ekzistojnë mundësitë për bashkëpunimin ushtarak me Korenë e Veriut, megjithë sanksionet ndërkombëtare.
Nga ana e tij, zoti Kim tha se do t’i bëjë lidhjet me Rusinë “prioritet numër një”, dhe e bëri të qartë se mbështet sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se: “Kemi shprehur gjithnjë mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar për të gjitha masat e marra nga qeveria ruse dhe Presidenti Putin”.
Ndërsa ata ngrinin dolli për bashkëpunimin e tyre ushtarak, bisedimet shkaktuan shqetësim në Uashington. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, foli për këtë çështje.
“Asnjë vend në planet, askush, nuk duhet të ndihmojë zotin Putin që të vrasë ukrainas të pafajshëm. Dhe nëse vendosin për ndonjë lloj marrëveshjeje armësh, sigurisht që do të merremi me këtë në mënyrën e duhur”, tha zoti Kirby.
Takimi shkaktoi shqetësim edhe tek Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi Matthew Miller.
“Do të thoja se është shqetësuese kur shikon rusët të flasin për bashkëpunim me Korenë e Veriut, për programe që do të shkelnin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të cilat ka votuar edhe vetë Rusia”, tha zoti Miller.
Sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, këshilltarët e sigurisë kombëtare të Koresë së Jugut, Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë thanë gjatë një bisede telefonike se tregëtia e armëve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut do të shoqërohet me pasoja.
Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se Koreja e Veriut dhe Rusia arritën me sa duket një marrëveshje me përfitim për ta, por shqetësuese për rendin botëror dhe stabilitetin rajonal.
“Mendoj se është shumë domethënëse që u takuan tek Qendra Hapësinore. Dhe është tregues se ky është lloji i teknologjisë që dëshiron Koreja e Veriut. Duke patur parasysh se dështuan lëshimet e dy satelitëve të saj të zbulimit, Koreja e Veriut ka nevojë për ndihmë të tillë”, thotë Mark Fitzpatrick, nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjik.
Zoti Fitzpatrick i tha Zërit të Amerikës se nuk ka ndonjë dyshim që Koreja e Veriut do të furnizojë me predha artilerie dhe anti-tank, të cilat do ta ndihmojnë me siguri Rusinë në Ukrainë, për shkak se ka harxhuar arsenalin e saj.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të mërkurën se bashkëpunimi në çfarëdo forme i ndonjë vendi me Korenë e Veriut duket të respektojë sanksionet e vendosura nga Këshilli i Sigurimit./ VOA
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, i cili u deklarua...
Rusia tha të enjten se po dëbon dy diplomatë amerikanë, du...
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka hapur një zyrë në te...
Rishi Sunak ka thënë se ai është "i vetëdijshëm për kërcën...
NASA ka publikuar një raport mbi fenomenet anormale të pai...
Një pilot rus qëllimshëm gjuajti me raketa në drejtim të n...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngri...
Ukraina thotë se ka shkatërruar një sistem të sofistikuar ...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Gjatë një fjalimi në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndë...
Ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut, të cila...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se bisedimet m...
Tunizia ia ka ndaluar hyrjen një delegacioni të Parlamenti...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Bruksel dh...
Rreth 20,000 njerëz dyshohet se kanë vdekur nga përmby...
Dy qeveritë rivale në Libi janë duke i koordinuar përpjekj...
Kurti dhe Vuçiç takohen në Bruksel Për herë të parë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbi...
Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të m...
Qeveria britanike ka refuzuar thirrjet për të shpallur zyr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...