GJPN-ja voton shkarkimin e kryeprokurorit Karim Khan
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...

Qeveria britanike ka refuzuar thirrjet për të shpallur zyrtarisht Kinën si kërcënim për interesat e saj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, disa ligjvënës kanë bërë thirrje për një qëndrim më të ashpër, pasi u zbulua se një studiues në Parlamentin Britanik, u arrestua nën dyshimet se kishte spiunuar për Pekinin.
Policia britanike arrestoi dy persona në mars, nën dyshimet për spiunazh për Kinën. Arrestimet dolën në dritë vetëm këtë javë, kur gazeta “Sunday Times” njoftoi se një nga të dyshuarit ishte studiues në parlamentin britanik me lidhje me disa anëtarë të rëndësishëm të Partisë Konservatore në pushtet.
Në një deklaratë të publikuar në internet, studiuesi, të cilin Zëri i Amerikës ka vendosur të mos e identifikojë, tha se ishte i pafajshëm dhe pretendoi se përgjatë karrierës së tij “ishte përpjekur të edukonte të tjerët për sfidën dhe kërcënimet e paraqitura nga Partia Komuniste e Kinës”.
Kryeministri britanik Rishi Sunak e diskutoi këtë çështje me kryeministrin kinez Li Qiang në takimin e fundit të Grupit të 20 vendeve më të pasura në botë, në Indi. Zoti Sunak u tha ligjvënësve të martën se do të mbronte demokracinë britanike.
“Isha këmbëngulës me Kryeministrin Li se veprimet që synojnë të minojnë demokracinë britanike janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk do të tolerohen kurrë”, tha kryeministri britanik, Rishi Sunak.
Kina tha se akuzat për spiunazh janë një trillim.
“Ne i bëjmë thirrje Mbretërisë së Bashkuar të ndalojë përhapjen e informacionit të rremë dhe të ndalojë manipulimin politik dhe shpifjet e saj kundër Kinës”, tha Mao Ning, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Kritikët thonë se Britania duhet të mbajë qëndrim më të ashpër. Finn Lau është aktivist pro-demokracisë nga Hong Kongu, i cili tani jeton në mërgim në Londër, pas shtypjes së protestave nga Kina më 2019.
“Ka një lloj mungese të qasjes së qëndrueshme, apo edhe të një politike për Kinën momentalisht, veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, ose kërcënimet nga jashtë”, thotë zoti Lau.
Kësaj pikëpamjeje i është bërë jehonë edhe nga disa ligjvënës britanikë.
Ish-kryeministrja Liz Truss është një nga anëtarët e Partisë Konservatore, që i bën thirrje qeverisë ta shpallë Kinën zyrtarisht si kërcënim për Britaninë.
Por duke folur gjatë një vizite në një fabrikë makinash të hënën, Sekretarja Britanike e Biznesit, Kemi Badenoch e hodhi poshtë këtë kërkesë.
“Ne nuk mund ta shpallim Kinën si armike. Ata janë partneri ynë i katërt tregtar më i madh. Ka shumë biznese, veçanërisht ky ku jam tani, që janë të integruara me ekonominë kineze. Shumë vende pune varen nga ajo”, thotë zonja Badenoch.
Zoti Lau thotë se mbështetja tek Kina është e mbivlerësuar.
“Kina përbën vetëm 6.1 për qind të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ne duhet sa më shpejtë të përqëndrohemi në krijimin e mundësive tjera për marrëdhëniet tona tregtare”, thotë zoti Lau.
Ndërkohë, që të dy të dyshuarit e arrestuar në muajin mars janë liruar me kusht. Hetimet e policisë po vazhdojnë./ VOA
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mëngjesin e k...
Një shpërthim është regjistruar në një fabrikë baruti në C...
Kina është bërë shteti i parë në botë që zyrtarisht ka emë...
Dy anije të ushtrisë ruse janë dëmtuar në një sulm të shka...
Në Rozhajë të Malit të Zi është rindërtuar shkolla e vetme...
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka kërcën...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, njofto...
Autoritetet franceze kanë njoftuar se është ndaluar shitja...
Mesditën e së mërkurës përfundoi samiti i Kim Jong Un me V...
Shteti jugor indian i Kerala ka lëshuar alarmin, pasi konf...
Në fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit Evropian, Von d...
Shtetet e Bashkuara argumentuan të martën se "Google" nuk ...
Hetimet po thellohen dhe po nxjerrin në dritë të tjera det...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Ko...
Në prag të takimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, ...
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin Mc...
Muajin e kaluar, Kanadaja vuri sanksione ndaj sektorit bër...
Disa shkolla në Suedi po kufizojnë përdorimin e kompjutera...
Çdo verë, mijëra turistë zbarkojnë në qytetin kolumbian Ba...
Një festë martese shpëtoi të gjithë njerëzit e një fshati ...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Nga rënia e rolit të eksporteve te investimet e reja publi...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Pasuria mesatare për të rritur në Evropën Perëndimore ësht...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...