SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Muajin e kaluar, Kanadaja vuri sanksione ndaj sektorit bërthamor të Rusisë. Në shënjestër ishin filialet e Korporatës shtetërore të Energjisë Bërthamore të Rusisë, Rosatom. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të ngjajshme ndaj filialeve të Rosatomit në muajin prill. Por, shtetet perëndimore vazhdojnë të jenë të lidhura me korporatën Rosatom, që mbizotëron zinxhirin furnizues botëror me lëndë bërthamore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Oleksii Kovlenko sjell kronikën në vazhdim.
Perëndimi gradualisht ka zvogëluar varësinë nga karburantet me bazë fosili të Rusisë, por distancimi nga industria bërthamore po dëshmohet të jetë më sfidues. Sipas revistës së biznesit, Forbes, Korporata shtetërore e Energjisë Bërthamore të Rusisë, Rosatom, kontrollon 38 për qind të tregut botëror të uraniumit të pasuruar, ndërkohë që Rusia në tërësi kontrollon 46 për qind të tij.
Autoritetet ukrainase vazhdimisht u kanë kërkuar qeverive perëndimore të vendosin sanksione ndaj industrisë bërthamore të Rusisë, në veçanti korporatës Rosatom. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u ka bërë thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian të mbajnë qëndrim më të ashpër.
“Ukraina nuk e kupton se si ende nuk janë vendosur sanksione ndaj Rosatomit, njerëzit e së cilës vazhdojnë të mbajnë të pushtuar Centralin Bërthamor të Zaporizhzhias dhe vazhdojnë të cënojnë sigurinë tonë", tha zoti Zelenskyy.
Përgjigja qëndron në shifrat e importit. Sipas Euratom-it, Agjencisë Evropiane për Energjinë Atomike, gjatë vitit 2022 Evropa siguroi rreth 17 për qind të sasisë së uraniumit nga Russia dhe rreth 27 për qind nga Kazakstani, një vend aleat i Rusisë. Varësia e Bashkimit Evropian nga lëndët bërthamore të Rusisë pritet të shënojë rritje, ndërsa shtete të ndryshme po shqyrtojnë forma alternative të prodhimit të energjisë dhe po shkëputen nga përdorimi i karburanteve me bazë fosili.
Në vitin 2022, kompanitë amerikane kanë blerë lëndë bërthamore me vlerë 1 miliardë dollarë nga Rusia. Në prill të vitit 2023, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj filaleve të Rosatom-it.
“Në fillimet e sanksioneve, në vitin 2014, kur drejtoja programin e qeverisë amerikane për to, i sugjerova kompanive amerikane, që bënin biznes me Rusinë, që të gjenin burime të tjera për t’u furnizuar, në mënyrë që të mos ishin të varura nga Moska dhe të binin pre e presionit të saj. Sot jemi vonuar për të diversifikuar burimet e lëndëve bërthamore", thotë Daniel Fried nga Këshilli i Atlantikut.
Profesorja e Universitetit Teknologjik të Virxhinias, Sonja D. Schmid pajtohet, duke shtuar se Perëndimi mund të gjejë furnizues të tjerë me uranium, por do ta ketë të vështirë të gjejë forma alternative për ta pasuruar uraniumin.
“Pasurimi i uraniumit nuk është diçka që mund ta bësh brenda natës. Është proces që kërkon kohë, investim, dhe kushton. Në ekonominë e tregut, blerësi kërkon për vende që i kanë këto aftësi dhe që mund të të furnizojnë..
Ukraina synon të bëhet një furnizues i tillë. Ministri i Energjisë, German Galushchenko thotë se vendi i tij ka nënshkruar një marrëveshje në qershor të vitit 2022 me kompaninë amerikane për energji bërthamore, “Westinghouse” për të furnizuar me karburant bërthamor të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës.
Zoti Galushchenko beson se Ukraina mund të fillojë të prodhojë karbuant bërthamor brenda tre viteve të ardhshme. Me kohë, Ukraina mund të furnizojë me të Çekinë, Sllovakinë, Finlandën dhe Bullgarinë, që përdorin reaktorët të njejtë si Ukraina.
“Kjo na mundëson që të çlirohemi nga monopoli rus që fatkeqësisht ekziston aktualisht.”
Disa shtete evropiane kanë ndërmarrë hapa për t’u shkëputur nga vartësia e karburantit bërthamor rus. Finlanda ka ndërprerë marrëveshjen me Rusinë për të ndërtuar një central të ri dhe kompania shtetërore suedeze, “Vattenfall” ka refuzuar të blejë karburant bërthamor nga Rusia.
Shumë shtete perëndimore ende varen nga karburtanti bërthamor rus dhe kjo varësi po ngadalëson ndikimin e sanksioneve në Rusi. Zgjidhja, sipas ekspertëve, qëndron te gjetja e mënyrave të tjera të furnizimit dhe Ukraina shpreson të ofrojë një të tillë./ VOA
Disa shkolla në Suedi po kufizojnë përdorimin e kompjutera...
Çdo verë, mijëra turistë zbarkojnë në qytetin kolumbian Ba...
Një festë martese shpëtoi të gjithë njerëzit e një fshati ...
Një anketë e kryer në 14 vende në të dyja anët e Atlantiku...
Rrugët e Sao Lourenco do Bairro në Portugali u lyen me të ...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shkëmbimin...
Pasagjerët dhe ekuipazhi në një fluturim EasyJet nga Luton...
Gjendja shëndetësore e bosit mafioz, Matteo Messina Denaro...
Kolumbia ka arritur një rekord të lartë vitin e kaluar sa ...
Është publikuar agjenda për takimin e nivelit të lartë që ...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) sigur...
Qeveria suedeze po shqyrton dhurimin e avionëve luftarakë ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se pushtimi i Hun...
Shepherd Bushirin, një pronar mediash dhe pronar tokash bu...
Mëngjesin e sotëm policia e Serbisë ka nisur një aksio...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha para takimit të ...
Këshilli Federal i Prindërve në Gjermani foli qartë për rr...
Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet kat...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka bisedua...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka mbër...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...