I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Kur Papa Gjon Pali II vizitoi atdheun e tij, Poloninë, në vitin 1979, ai tërhoqi turma të mëdha adhuruesish, duke shpërndarë “retë” e frikës dhe të gënjeshtrave të regjimit komunist dhe duke i treguar botës dhe vetë polakëve një panoramë të vërtetë të vendit të tyre.
Këshilla e Papës drejtuar qindra mijëra të pranishmëve në shesh “Mos kini frikë”, i bëri jehonë deklaratave të ngjashme nga politikanë të shkëlqyer, midis tyre presidenti amerikan Ronald Regan dhe kryeministrja e Britanisë së Madhe Margaret Theçër, dhe parashikoi një fund tragjik për perandorinë e së keqes.
Sot mesazhi që vjen nga Selia e Shenjtë është disi i ndryshëm. Gjatë vizitës në kryeqytetin mongol, Ulan Bator, Papa Françesku synoi të japë një mesazh përshëndetjeje ndaj vendit fqinj, duke u kërkuar besimtarëve kinezë “të jenë të krishterë të mirë si dhe qytetarë të mirë”.

Megjithatë, diktatura komuniste në Pekin nuk ka asnjë lloj koncepti të qytetarisë: ajo kërkon bindje të padiskutueshme, absolute dhe të vazhdueshme të qytetarëve kinezë. Fotot e një grushtit të guximshëm besimtarësh të krishterë kinezë që shkuan në Mongoli për të parë Papën, i treguan ata duke mbuluar fytyrat e tyre me shpresën se do t’i shpëtojnë kthetrave të makinerisë së mbikëqyrjes së partisë-shtet.
Peshkopëve katolikë në Kinën kontinentale, që tani emërohen vetëm me lejen e udhëheqjes së Partisë Komuniste - iu ndalua që të udhëtonin për në Mongoli. Një gafë edhe më spektakolare u pa muajin e kaluar gjatë një takimi online me të rinjtë katolikë nga Shën Petersburgu.
Françesku u tha atyre: “Ju jeni trashëgimtarët e Rusisë së madhe. Rusisë së madhe të shenjtorëve, e mbretërve, Rusisë së madhe të Pjetrit të Madh, e Katerinës II. Rusisë së Madhe perandorake, e kultivuar me kaq shumë kulturë dhe humanizëm. Mos e harroni kurrë këtë trashëgimi. Ju jeni trashëgimtarët e Nënës së Madhe Rusi, ndaj ecni përpara!”.
Një deklaratë e çuditshme, për të mos thënë diçka tjetër. Është e vështirë të imagjinohet që udhëheqësi katolik romak t’u thotë besimtarëve belgë, britanikë, holandezë, francezë, gjermanë, portugeze ose spanjollë të mburren me traditat e mëdha perandorake të vendeve të tyre.
Në këndvështrimin e sotëm, perandoritë evropiane ishin të pangopura dhe brutale për të kolonizuarit dhe në fund me veti gërryese edhe për kolonizatorin. Në fakt, nëse Papa do të konsultohej me historinë e kishës së tij, ai do të shihte se ndërveprimi i Perandorisë Romake me Krishterimin, që nga momentet e themelimit të tij, vështirë se ka qenë pa fërkime.
Për më tepër, ndjenjat perandorake të Rusisë, nuk janë vetëm një çështje e debateve historike. Ata janë sot më se të gjalla. Për këtë mjafton të dëgjoni për disa minuta moderatorët dhe ekspertë në emisionet televizive ruse që flasin për vendet fqinje me terma përçmues dhe kërcënues.
Dhe për ukrainasit, imperializmi rus është një çështje ekzistenciale, për jeta a vdekje. Deklaratat e Papës shkaktuan kritika të jashtëzakonshme në publik, duke nisur nga kreu i Kishës Ortodokse Greke të Ukrainës.
Fortlumturia e tij Sviatoslav Shevçuk dënoi në veçanti, referencat lavdëruese të Papës për 2 carët rusë, Katerina e Madhe dhe Pjetri i Madh, të cilët u përpoqën që të dy të zhduknin gjuhën, identitetin dhe kulturën e Ukrainës. Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, i ngriti lart fjalët e Papa Françeskut.

Ai tha se njohja që ka Papa ndaj historisë ruse ishte “një burim kënaqësie për rusët” dhe “në unison” me përpjekjet e shtetit rus për t’ua mësuar historinë të rinjve sipas interpretimit të Vladimir Putinit. Kjo solli rënien edhe pse vonesë të kambanave të alarmit, dhe zyrtarët e Vatikanit u përpoqën të minimizonin rëndësinë e fjalëve të Papës.
Por dëmi ishte bërë. Është shumë e lehtë që këto gafa të justifikohen me këshillat e këqija që i janë dhënë Papës. Aftësitë diplomatike (dhe inteligjente) të Vatikanit janë të jashtëzakonshme.

Disa ia atribuojnë qëndrimin kokëfortë të Papës anti-amerikanizmit të tij të fshehtë, që e ka origjinën tek përvoja e tij e hershme nën juntën argjentinase të viteve 1970 dhe fillimin e viteve 1980 të mbështetur nga SHBA-ja.
Ndoshta është kështu. Por aspekti më i shëmtuar i kësaj situate, është se Papa duket se nuk po mëson nga gabimet e tij. Ekziston një rrezik i madh që Selia e Shenjtë të heqë dorë nga njohja diplomatike e Tajvanit (një qëndrim gjithnjë e më i vetmuar) me shpresën e kotë për të fituar disa lëshime nga regjimi i Pekinit.
Një rrezik tjetër është se dashamirësia e treguar ndaj Kremlinit të forcojë zërat e lodhur nga lufta në Perëndim, të cilët duan që ta kthejnë Ukrainën tek një marrëveshje armëpushimi. Papa Françesku nuk është Gjon Pali II, që na mungon shumë./ Përshtatur nga CNA
Më 9 Shtator 1976 vdiq udhëheqësi i Kinës komuniste, Mao C...
Sipas disa përllogaritjeve, Kisha Katolike e drejtuar nga ...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë...
Që nga fillimi i këtij shekulli, praktika e besimeve fetar...
Nëse do të kishte një bast se si do të vdiste Jevgeni Prig...
Japonia ka borxhin publik më të lartë në botë. Ai është i ...
Në fund të muajit korrikut, gjatë gërmimeve arkeologjike p...
Më në fund ka një datë, viti 2030, për Evropën e së ardhme...
Presidenti Xho Bajden ishte “mirë” sipas drejtorit të Komu...
Rreth 930.000 vjet më parë, raca njerëzore ishte në pr...
Është ora 1 e drekës e një të shtune vere, dhe vetëm lehja...
Tradhtia është një temë komplekse, me një ngarkesë emocion...
Në një ditë të nxehtë vere në korrikun e vitit 1954, n...
Fosili i një majmuni i zbuluar së fundmi në Turqi, ka nxit...
Fluturimi është mënyra më e sigurt për të udhëtuar. Sipas ...
Kur Londra u përball me murtajën bubonike në vitin 1665, s...
Kur dëgjova se spitalet në SHBA kishin mungesë gjaku gjatë...
Pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, e k...
Në Forumin Strategjik të Bled-it mbajtur kësaj jave, p...
Nga Ross Pomeroy “Big Think” Me kalimin e kohës, personal...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...