Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...

Në Forumin Strategjik të Bled-it mbajtur kësaj jave, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel propozoi vitin 2030 si objektivin kur shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate duhet të jenë gati për zgjerim.
Ndërsa fjalimi tregoi se kjo politikë tani është vërtet në krye të axhendës së BE-së, çështja nëse do të ketë realisht anëtarë të rinj të BE-së gjatë 7 viteve të ardhshme mbetet ende e hapur, pasi si unioni ashtu edhe kandidatët po ecin ngadalë në krijimin e kushteve të nevojshme.
Zyrtarët e BE-së kanë ngurruar të japin një datë specifike mbi kohën e zgjerimit të ardhshëm, që kur Komisioni Evropian publikoi disa kohë më parë një strategji, e cila tregonte 2025-ën si vitin e mundshëm për pranimin e anëtarëve të rinj. Këtë herë Brukseli, u tregua më i kujdesshëm, nuk u angazhua shumë, dhe më vonë e braktisi në heshtje atë objektiv.
Prandaj, propozimi i Michel vjen pas vitesh paqartësie në lidhje me gatishmërinë dhe afatet kohor për zgjerimin e ardhshëm. Ai shfaqet në kontekstin e pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës, i cili prodhoi që në fazat e hershme parashikime se pranimi i anëtarëve të rinj do të rikthehet në axhendë për shkak të konsideratave gjeopolitike.
Jo shumë kohë më pas, Ukraina dhe Moldavia u bënë zyrtarisht vende kandidate, të ndjekura nga Bosnje Hercegovina. Loik Trezhuer, lektor në Institut Katolik të Parisit, e konfirmon zgjerimi është tashmë një ndër pikat kryesore në axhendën e BE-së për shkak të rrethanave.
Askush nuk do ta kishte parashikuar që Ukraina, Moldavia dhe potencialisht edhe Gjeorgjia, do të bëheshin vende kandidate në vitin 2021, thotë ai.
“Është detyrë e Michel që të lëshojë një sinjal politik, të japë një impuls, si dhe një horizont me një datë konkrete. Megjithëse kjo e fundit nënkupton një rrezik të lartë për t’u zhgënjyer në rast se nuk arrihet asgjë. Ndaj unë besoj se dera për Ballkanin Perëndimor është vërtet e hapur”- thotë ai.
Edhe Vuter Zuers, bashkëpunëtor në Clingendael, Instituti Holandez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, mendon se zgjerimi është në krye të agjendës së BE-së, duke theksuar se për të do të flitet “kudo” gjatë muajve të ardhshëm.
“Në takimin joformal të Gimnish të Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, në samitin informal të Këshillit Evropian në Granada, samitin e Këshilli Evropian në tetor dhe atë të dhjetorit, kombinuar me samitin BE-Ballkani Perëndimor që po afrohet.
Pra në të gjitha këto aktivitete, zgjerimi dhe reforma institucionale e BE-së do të jenë në qendër të vëmendjes. Diskutimet do të jenë si për vendimet afatshkurtra, si për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën, Moldavinë, por akoma më shumë për reformat e nevojshme në procesin e zgjerimit dhe ndryshimeve brenda vetë BE-së”-thotë Zuers.
Megjithatë, mbetet e qartë se BE-ja nuk ka arritur ende një konsensus mbi një zgjerimin real deri në vitin 2030. Disa ditë pas fjalimit të Michel, mund të dëgjohen reagime të ndryshme. Nga njëra anë, duket se Franca, e cila vetëm disa vite më parë shihej si skeptikja kryesore ndaj zgjerimit brenda, ka nisur të ndryshojë si pozicionin ashtu edhe tonin e saj.

Ministrja e Shtetit për Evropën e Francës, Lorenc Bone, që ishte gjithashtu pjesëmarrëse në Forumin Strategjik të Bled-it, deklaroi të martën se “pa zgjerimin e unionit, nuk do të ketë siguri dhe stabilitet në Bashkimin Evropian dhe në vendet fqinje”.
Madje ajo shtoi se zgjerimi i BE-së mund të ndodhë më shpejt sesa viti 2030, me kushtin që BE-ja dhe vendet kandidate të reformohen. Edhe udhëheqës të tjerë të BE-së, përfshirë qeverinë e Sllovenisë që e organizoi takimin, shprehën gjithashtu mbështetje për procesin.

Por disa ngjarje që ndodhën pas fjalimit të Michel në Forumin e Bled, ngritën pikëpyetje nëse ka apo jo një marrëveshje dhe koordinim të qartë mbi këtë çështje. Një ditë më vonë, një zëdhënës i Komisionit Evropian, tha se ky institucion nuk ishte i fokusuar tek data por tek punët me vendet kandidate për plotësimin e kushteve të nevojshme.
Disa udhëheqës të Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, shprehën skepticizmin e tyre se zgjerimi do të ndodhë deri në vitin 2030. Sfidë kryesore mbetet gatishmëria e vendeve kandidate për t’u anëtarësuar në BE.

Ritmi i reformave ka qenë në rastin më të mirë i ngadaltë. Madje disa vende kanë bërë edhe hapa prapa në disa fusha. Zgjidhja e qëndrueshme e mosmarrëveshjes më të rëndësishme dypalëshe në Ballkanin Perëndimor, ajo mes Kosovës dhe Serbisë, duket ende e paarritshme.
Loik Trezhuer beson se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, mund të kenë shpresa reale për të qenë afër objektivit të vitit 2030, gjithmonë nëse vendet anëtarësohen individualisht pasi të përmbushin kriteret e nevojshme. Po ashtu, ai thotë pozicioni i Francës ka evoluar dukshëm dhe seriozisht.
“Pozicioni ka qenë shumë i qartë 18 muajt e fundit. Kemi një situatë të re, zgjerimi i Evropës është një prioritet gjeopolitik. Ngurrimi tek autoritetet franceze është zhdukur. Megjithatë, nuk do të sakrifikohen kushtet për anëtarësimin”- thotë Trezhuer.
Ndërkaq Vuter Zuers vlerëson se Michel ishte mjaft i guximshëm në përmendjen e një date konkrete siç është viti 2030.
“Me siguri mund të jetë e mundur, por më parë duhet të plotësohen disa kushte. Sa i përket BE-së, shumëçka do të varet nga vullneti politik dhe aftësia e liderëve për të lënë mënjanë dallimet dhe për të zgjidhur reformat e brendshme të BE-së.
Padyshim që ka një nxitje, dhe idetë për modele të tilla si integrimi me faza, të cilat kanë ekzistuar prej disa kohësh, po bëhen më konkrete dhe po shndërrohen në politika konkrete. Kjo duhet ta bëjë më të prekshëm procesin e pranimit, dhe mund t’i stimulojë kandidatët për të përshpejtuar reformat. Por është tejet ambicioze të mendohet se të gjithë kandidatët mund t’i bashkohen BE-së deri në vitin 2030”- thotë ai.
Holanda, së bashku me Francën, ka qenë gjithashtu një nga shtetet anëtare të BE-së, të perceptuara si më skeptike ndaj zgjerimit vitet e fundit. Zuers thotë se për këtë vend, nevoja gjeopolitike e zgjerimit të shpejtë të BE-së, nuk është dhe aq e rëndësishme sa ruajtja e funksionimit të brendshëm të BE-së.
“Unë pres që Holanda të jetë konstruktive në diskutimet mbi reformat e brendshme të BE-së dhe për reformimin e procesit të zgjerimit. Pasi këto diskutime ofrojnë një mundësi për të përmirësuar funksionimin e BE-së në përgjithësi. Si për shembull, procedurat e saj të vendimmarrjes.
Por Holanda nuk do të pranojë pranimin e shpejtë të asnjë vendi kandidat, në rast se nuk përmbushen sa duhet kushtet për sundimin e ligjit dhe përputhshmërinë e vizonit gjeopolitik, pra bashkimi me sanksionet e BE-së dhe pasjen e një qasjeje të njëjtë në politikën e jashtme”- përfundon Zuers./ Përshtatur nga CNA
Nga Ross Pomeroy “Big Think” Me kalimin e kohës, personal...
Kanë ikur kohët e mashtrimeve të vjetra, me “princa” që of...
Avioni Boeing E-4B, i njohur gjithashtu si “Avioni i fundi...
Uji është përbërësi kryesor i trupit tonë dhe një element ...
Ndërsa inteligjenca konsiderohet shpeshherë një tipar shum...
Pas disa vitesh plot ankth për hapat prapa që ka përjetuar...
Nëse pushteti e korrupton një person - apo nëse një person...
Në janarin e vitit 1989, si student i kolegjit, erdha këtu...
Është e vështirë të thuhet se kur një krizë nën një regjim...
Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, qindra mijëra burra a...
Nga Devi Sridhar “The Guardian” Sipas fjalëve të këngëtar...
Të thuash që Aleksei Djumin ka pasur vitet e fundit një ng...
Ngadalësimi i rritjes ekonomike globale po ndikohet shumë ...
Nga Michael Levin “Fox News” Sapo mbusha 45 vjeç... për t...
Shpjegimi i asaj që ndodh pas vdekjes është shumë i ndërli...
Duart tregojnë shumë për gjendjen shëndetësore të secilit ...
Nga zhdukja ende e pazbardhur e adoleshentes Emanuela Orla...
Edhe pse legjenda e El Dorados, nxiti jo pak ambiciet e ev...
Vdekja e Jevgeni Prigozhin, drejtues i një ushtrie të madh...
Lufta në Ukrainë, ka sjellë një reduktim të dukshëm të pra...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...