“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Duart tregojnë shumë për gjendjen shëndetësore të secilit prej nesh. Kjo është diçka që është e njohur të paktën që nga koha e Hipokratit, ai që njihet si “babai” i mjekësisë. Mjeku i lashtë grek përshkroi për herë të parë mbufatjen e thonjve të duarve tek një pacient me empiemë (sëmundje ku qelbi mbush hapësirën midis mushkërive dhe membranës rreth tij) në shekullin V Para Krishtit.
Në këtë rast thonjtë ngjajnë me një lugë me kokë poshtë. Edhe pse në ditët e sotme, empiema është e lidhur me më shumë sëmundje. Kështu, ajo është shenjë e fibrozës cistike, cirrozës së mëlçisë dhe gjendjes së tiroides. Një ndryshim tjetër i pamjes së thonjve, që mund të sinjalizojë praninë e sëmundje janë thonjtë e Lindsej.
Në këtë rast, një ose më shumë thonj janë gjysmë të bardhë dhe gjysmë në ngjyrë kafe në të kuqërremtë. Rreth 50 për qind e njerëzve me sëmundje kronike të veshkave, kanë thonj të tillë. Por kjo lloj pamje mund të jetë edhe shenjë e cirrozës së mëlçisë dhe sëmundjes Behcet, një gjendje e rrallë që shkakton inflamacion të enëve të gjakut.
Thonjtë e Territ, ku një ose më shumë thonj kanë një pamje si prej xhami, mund të jenë gjithashtu një shenjë e cirrozës së mëlçisë. Por ato shoqërohen edhe me diabetin e Tipit 2, bllokimin e veshkave dhe sëmundjen e HIV. Dhe thonjtë e Muerkes, shfaqen me shumë vija horizontale kalojnë nëpër thonjtë e duarve.
Ky model tregon rënien e nivelit të proteinës më të bollshme në gjak:albuminës. Këto shenja të thonjve mund të jenë një tregues i sëmundjes së veshkave. Por ndonjëherë ndryshimet tek ngjyra dhe modeli i thonjve nuk janë të këqija. Ato janë thjesht shenja të plakjes.
Thonjtë neapolitane, të quajtur kështu për shkak të 3 zonave të tyre me ngjyra të dallueshme, vërehen shpesh te njerëzit mbi 70 vjeç, dhe nuk janë asgjë për t’u shqetësuar.
Pëllëmba e dorës
Megjithatë, thonjtë nuk janë e vetmja pjesë e dorës që mund të zbulojë një gjendje shëndetësore jo normale. Edhe pëllëmbët e duarve mund të tregojnë shumë. Kështu nëse shihni që pëllëmbët tuaja djersiten shpesh edhe në mungesë të nervozizmit, temperaturave të larta apo ushtrimeve fizike, atëherë kjo mund të jetë për shkak të sinjaleve nervore të gabuara që shkaktojnë aktivizimin e gjëndrave të djersës.
Kjo gjendje mund të jetë beninje, dhe në këtë rast quhet hiperhidrozë primare. Por pëllëmbët e djersitura në mënyrë të pashpjegueshme - por edhe në fytyrë, qafë dhe sqetulla – mund të jenë shenjë e problemeve të tiroides. Hipertiroidizmi, është vendi ku gjëndra tiroide në qafë
prodhon shumë tiroksinë.
Teprica e këtij hormoni, sjell përshpejtimin e proceseve trupore, dhe mund të jetë shkaku i djersitjes së pëllëmbëve. Për fat të mirë, kjo gjendje trajtohet lehtësisht me ilaçet e duhura. Një ndryshim më shqetësues i pëllëmbës, është shfaqja e zonave të vogla me ngjyrë të kuqe ose vjollcë në pëllëmbët e duarve dhe gishtat. Kjo mund të jetë një shenjë e endokarditit bakterial (inflamacion i rreshtimit të brendshëm të zemrës), sëmundje që ka një shkallë të lartë vdekshmërie.
Këto njolla vijnë në dy forma:nyjet e Oslerit dhe plagët e Xhejnuejit. Nyjet e Oslerit janë zakonisht të dhimbshme me ngjyrë të kuqe me diametër 1-10 milimetra në gishta që shfaqen për disa orë në ditë. Ndërsa plagët e Xhejnuej shfaqen në një formë të çrregullt me ??madhësi të ndryshme, dhe zakonisht tek pëllëmbët. Ato nuk janë të dhimbshme, dhe zgjasin nga disa ditë deri në disa javë. Që të dyja këto simptoma janë shumë serioze dhe kërkojnë kujdes mjekësor urgjent.
Kunja dhe gjilpëra
Nëse ndjeni herë pas here sikur ju kanë ngulur kunja apo gjilpëra në dorë, të cilat nuk mund t’i hiqni, kjo mund të jetë një shenjë se jeni prekur nga sindroma e tunelit karpal. Ajo shfaqet aty ku një nerv i madh (nervi mesatar) në kyçin e dorës është duke u ngjeshur, duke shkaktuar mpirje, një ndjesi shpimi si me gjilpëra apo thjeshte dhimbje.
Zakonisht përmirësohet vetvetiu pa ndonjë trajtim. Por një nyje në pjesën e dorës, mund të ndihmojë në lehtësimin e presionit mbi nervin.
Njerëzit që janë mbipeshë ose shtatzënë, janë më të rrezikuar nga kjo lloj sindrome. Por ndjesia e shpimit nga kunjat apo gjilpërat në dorë,
mund të jenë edhe një shenjë e pranisë së diabetit tek një person.
Rritja e nivelit të sheqerit në gjak tek një diabetik, shkakton dëmtime nervore që manifestohen si ndjesi shpimi gjilpërash apo mpirje në ekstremitete, si për shembull në duar.
Kjo gjendje quhet “neuropati diabetike”. Të gjithë përjetojnë në një moment të caktuar ndjesinë sikur janë shpuar nga gjilpërat. Por nëse ajo zgjat shumë, atëherë duhet të shkoni pa humbur kohë për një vizitë tek mjeku.
Gjatësia e gishtërinjve
Gjatësia e gishtërinjve tuaj, mund t’ju ofrojë disa tregues në lidhje me rrezikun që iu kanoset nga zhvillimi i disa sëmundje në një fazë të mëvonshme të jetës. Gjatësia e gishtit tregues në raport me gishtin e unazës ndryshon tek burrat dhe gratë. Tek gratë, ato janë gati të barabarta në gjatësi, por tek burrat, gishti i unazës është zakonisht më i gjatë se ai tregues. Kjo besohet ndodh për shkak të ekspozimit ndaj hormoneve në mitër.
Krahasimi i gjatësisë së gishtave
Ky ndryshim lidhet me një ecuri më të mirë në një sërë sportesh tek meshkujt dhe femrat, por edhe me rrezikun e zhvillimit të osteoartritit të gjurit dhe ijeve tek femrat. Sigurisht, nuk mund të bëni asgjë për të ndryshuar gjatësinë e gishtit tuaj. Por mund të ndihmoni në parandalimin e osteoartritit, duke mbajtur një peshë trupore të shëndetshme, duke qëndruar fizikisht aktivë, dhe duke kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak. Në fakt, nëse i përmbaheni kësaj këshille, mund të shmangni shumicën e sëmundjeve. Studimi në fjalë është nga Adam Taylor, profesor dhe drejtor i Qendrës Klinike të Mësimit të Anatomisë, Universiteti Lankaster, Angli./ Përshtatur nga CNA

Nga zhdukja ende e pazbardhur e adoleshentes Emanuela Orla...
Edhe pse legjenda e El Dorados, nxiti jo pak ambiciet e ev...
Vdekja e Jevgeni Prigozhin, drejtues i një ushtrie të madh...
Lufta në Ukrainë, ka sjellë një reduktim të dukshëm të pra...
Kohët e fundit kam parë një dokumentar të shkëlqyer që...
Ballkani Perëndimor gjendet sërish në telashe. Presidenti ...
Përparimi i shpejtë i Ukrainës në fushën e betejës me kund...
Rezervat e gazit natyror në Evropë janë pothuajse plot. Ko...
Kjo që po kalojmë është një tjetër verë djallëzore. Një go...
Marijuana ose kanabisi siç njihet më shumë ka një histori ...
Gjatë punës për përgatitjen e librit “100 vrasjet më t...
Jevgeni Prigozhin, dikur njeriu shumë i besuar i presi...
Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës: Historia...
Fondi Qeveritar Global i Pensioneve u krijua pasi Norvegji...
E vetëm sot kuptohet se sa dëshpërim kishte në atë gjest e...
Një antropolog australian, pretendon se fytyrat tona “...
Pasi një buletin i javës së kaluar parashtroi argument...
Dihet mirë se Kina ka Marinën dhe Rojën Bregdetare më të m...
Karriera post-kryeministrore e Toni Blerit është e ndryshm...
Mijëra trupa të mobilizuara dhe kërcënime bërthamore të ha...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...