web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fakte të çuditshme mbi kanabisin që ndoshta nuk i dinit

26 Gusht 2023, 08:41, Blog CNA

Fakte të çuditshme mbi kanabisin që ndoshta nuk i dinit

Marijuana ose kanabisi siç njihet më shumë ka një histori shumë të gjatë. Dhe pavarësisht nëse ka qenë e ligjshme apo e paligjshme, ata që e konsumojnë e bëjnë këtë për një mori arsyesh.

Prej kohësh është treguar se ajo sjell përfitime, të cilat që variojnë nga lehtësimi i ankthit dhe i dhimbjes. Për këtë arsye janë shtuar fushatat që kërkojnë legalizimin e kultivimit dhe përdorimit të saj për qëllime mjekësore.

Ja cilat janë disa fakte, që mund të mos i dinit mbi këtë bimë narkotike.

Kanabisi evoluoi për t’i bërë njerëzit të arrijnë në ekstazë me ndihmën e një virusi

Fakte të çuditshme mbi kanabisin që ndoshta nuk i dinit

Studiuesit nga Universiteti i Torontos, synonin të kuptonin më shumë mbi këtë çështje kur filluan të gërmonin gjenomin e lashtë të një lloji kërpi të quajtur Finola, dhe një lloji marijuanë të quajtur Purple Kush.

Ata zbuluan se ajo që e bën kanabisin të prodhojë lëndët narkotike, përfshirë THC dhe CBD, janë një grup udhëzimesh të rastësishme që përfunduan në një gjenom të vetëm të kanabisit.

Në mënyrën më të çuditshme të mundshme, ato u prodhuan në një proces që nisi nga një virus që përziente ADN-në e bimës, që bëri shumë kopje të vetvetes dhe që më pas u shumua.

Studiuesit mendojnë se ky infeksion i lashtë viral, kishte një efekt anësor, që ishte ndarja e lëndës për krijimin e THC dhe CBD në dy kode të veçanta, të bëra nga ai që fillimisht ishte i njëjti gjen.

Kanabisi dhe çokollata kanë shumë të përbashkëta

Fakte të çuditshme mbi kanabisin që ndoshta nuk i dinit

Shumë njerëz zgjedhin të pinë një cigare kanabis në fund të një dite të gjatë, pasi kjo i bën ata të ndihen më mirë. Kjo është e njëjta arsye që nxit shumë njerëz të futin një copë çokollatë shtesë gjatë psonisjes në supermarket. Çuditërisht, të dyja janë më të ngjashme nga sa mund të duken në pamje të parë.

Në vitin 1996, u raportua mbi një studim të botuar në revistën “Nature”. Një grup neuroshkencëtarësh nga San Diego, kishin treguar se receptorët e lumturisë që aktivizoheshin në tru nga marijuana, ishin të njëjtët receptorë që aktivizoheshin nga çokollata, megjithëse në një shkallë më të butë.

Shampot për fëmijë, mund të prodhojnë rezultate false në teste

Fakte të çuditshme mbi kanabisin që ndoshta nuk i dinit

Studiuesit nga Universiteti i Karolinës së Veriut, nisën një studim pasi vunë re një seri ngjarjesh të çuditshme në vitin 2012, kur një numër jashtëzakonisht i lartë foshnjash filluan të rezultojnë pozitivë për përdorimin e kanabisit. Ata dyshuan se po ndodhte diçka tjetër.

Dhe në fakt u zbulua se numër i madh produktesh për fëmijë - veçanërisht sapuni dhe shampo për fëmijë nga kompani të mëdha si Aveeno - përmbajnë kimikate që u zbuluan se ndërhyjnë në rezultatet e testit.

Sipas shkencëtarëve, ka të ngjarë që sapunët të kenë një strukturë kimike të ngjashme me përbërjet e marijuanës, apo që një reagim midis kimikateve në sapun dhe teste të shkaktojë rezultate të rreme.

Nëse pini shumë kanabis, rrezikoni të humbni gishtat e duarve

Fakte të çuditshme mbi kanabisin që ndoshta nuk i dinit

Një studim i vitit 2016 i botuar në “Annals of Emergency Medicine”, përshkroi simptomat e një burri 49-vjeçar. Një përdorues i madh i kanabisit, ai shkoi te mjeku kur majat e gishtave të tij nisën të merrnin një ngjyrë blu në të zezë, dhe në to u shfaqën ulcera së bashku me disa gropëza në duar.

Diagnoza? Arteriti i kanabisit, një gjendje e rrallë që prek një pjesë të vogël të konsumatorëve të mëdhenj të kanabisit. Është ende e paqartë se çfarë e shkakton gjendjen, por ekspertët e dinë se ajo ndërhyn në funksionin e enëve të gjakut në ekstremitete, shkakton nekrozë, dhe zakonisht çon në prerjen e gjymtyrës së prekur.

Përdorimi i kanabisit mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj kujtimeve të rreme

Fakte të çuditshme mbi kanabisin që ndoshta nuk i dinit

Në vitin 2020,  PNAS publikoi një punim me titull “Kanabisi rrit ndjeshmërinë ndaj kujtesës së rreme”. Studiuesit rekrutuan 64 persona, që u dhanë ose kanabis ose një placebo. Më pas i testuan për të parë se sa të ndjeshëm ishin teksa pranonin kujtimet e rreme, kur u pyetën për atë që panë në një simulator të realitetit virtual.

Ata arritën në përfundimin se kanabisi i bën njerëzit më të ndjeshëm për të kujtuar gjërat që nuk kanë ndodhur realisht, sesa njerëzit që kishin marrë placebo. Së bashku me këtë gjetje erdhi një paralajmërim:me legalizimin e marijuanës, policia do ta kishte gjithnjë e më shumë përplasje me njerëzit që e merrnin ligjërisht atë.

Studiuesit i paralajmëruan autoritetet të kishin kujdes gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve, për të cilët vërtetohet se janë përdorues të kanabisit, pasi kjo mund të sjellë shpërndarjen e informacioneve të pavërteta, gjë që do të kishte pasoja potencialisht shkatërruese.

Qytetet italiane kanë një sasi të lartë të aromës së kanabisit në ajër

Fakte të çuditshme mbi kanabisin që ndoshta nuk i dinit

Në vitin 2012, Instituti i Kërkimeve të Ndotjes Atmosferike përfundoi një studim 1-vjeçar që shqyrtonte përmbajtjen psikotrope të ajrit mbi qytetet kryesore të Italisë.

Ato zbuluan se disa prej tyre janë në thelb si konviktet studentore në mbrëmjet e të premteve kur mbahen festat. Bolonja dhe Firence, kishin përqendrimin më të lartë të grimcave të marijuanës në ajër.

Eksperimenti i 1972-shit prodhoi disa rezultate të çuditshme

Fakte të çuditshme mbi kanabisin që ndoshta nuk i dinit

Filmi i vitit 2020 “The Marijuana Conspiracy” (Komploti i Marijuanës), rrëfen historinë e 5 grave që bëhen bashkë gjatë një eksperimenti të çuditshëm qeveritar për të përcaktuar se çfarë ndodh me trupin kur dikush pi kanabis çdo ditë. Ai është i bazuar në një histori të vërtetë dhe që ka pasur disa pasoja të çuditshme. 

Në vitin 1972, qeveria kanadeze harxhoi miliona dollarë në kërkime, përpara miratimit të një plani për legalizimin e marijuanës. Si pjesë e këtij hulumtimi, u rekrutuan 20 gra, që u ndanë në 2 grupe (ato që pinin kanabis dhe ato që nuk   pinin).

Iu dhanë doza gjithnjë e më të fuqishme kanabisi çdo ditë për 98 ditë me radhë për të parë se çfarë do të ndodhte. Njëra prej tyre ishte 21-vjeçarja Dorin Braun, shumë e pikëlluar për vdekjen e nënës së saj. Ajo tha më vonë për Toronto Star “Në fillim ishte një aventurë, derisa gjërat morën për keq. Unë u ndjeva sikur isha në koma, nuk mund të bëja asgjë. Ishte një torturë e vërtetë”.

Pjesëmarrëset përshkruan efekte anësore të tmerrshme si halucinacionet, vështirësi në frymëmarrje dhe ndjenjat e izolimit të përkeqësuara nga izolimi i tyre fizik në një spital të Torontos. As dalja nga spitali nuk u dha lehtësimin që mendonin. Shumë prej tyre përfunduan në terapi psikologjike, kryesisht për shkak të frikës dhe paranojës së paarsyeshme.

E bën trurin tuaj më të lidhur, por jo më të relaksuar

Fakte të çuditshme mbi kanabisin që ndoshta nuk i dinit

Në vitin 2015, studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Jeilit publikuan një studim në revistën “Biological Psychiatry”, ku ndër të tjera thanë se kishin zbuluar se THC, rriti një lloj specifik të aktivitetit të trurit të quajtur “zhurmë nervore”.

Çfarë është ajo? Neuronet në tru, nxitin zakonisht aktivitetin elektrik ndërsa transmetojnë informacione. Por ndonjëherë ato ndizen pa përcjellë asnjë mesazh. Kjo është zhurma nervore, ngjashëm me një televizor që nuk transmeton asgjë tjetër, përveç atyre që në gjuhën popullore i quajmë “miza. Po ashtu, ata zbuluan se sa më e lartë të ishte doza, aq më shumë anomali të tilla kishte./ Përshtatur nga CNA





Lajmet e fundit nga