Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Pasditen e 15 shkurtit 1992, zyrtarët e lotarisë shtetërore në shtetin e Virxhinias në SHBA, shpallën në televizion kombinimin e numrave të biletave fituese. Për disa javë, askush nuk kishte mundur t’i gjente të 6 numrat fitues, dhe çmimi i parë ishte rritur në mbi 27 milionë dollarë (rreth 55 milionë euro sot, duke marrë parasysh kursin e këmbimit dhe inflacionin).
Pas disa ditësh doli se jo vetëm xhekpoti prej 27 milionësh, por edhe 6 çmime të dyta, 132 çmime të treta dhe 135.000 çmime të tjera të vogla, ishin fituar nga një grup i vetëm investues nga Australia.
Dhe në krye të këtij grupi ishte një ish-punonjës me origjinë rumune, i apasionuar pas matematikës dhe ekonomisë, i cili kishte disa vite që jetonte në Australi: Stefan Mandel.
Pasi u bë i famshëm si një fitues serial i lotarisë, ai ia kishte dalë të përfshinte mijëra investitorë ndërkombëtarë në një përpjekje gjigante e të ndërlikuar për të fituar ligjërisht lotarinë e Virxhinias.
Gjërat nuk shkuan siç ishin planifikuar, por grupi gjithsesi fitoi, duke i dhënë mundësi Mandelit të merrte pjesën më të madhe të fitimeve dhe një famë që nuk zgjati aq shumë. Edhe pse sot lotaritë rregullohen me ligj dhe menaxhohen në mënyra të ndryshme nga 30 vite më parë, historia e Mandel rishfaqet herë pas here kur çmimet e lotarisë bëhen shumë të mëdha. Ajo u bë e njohur nga një program televiziv dhe një seri artikujsh në vitet 1990. Më pas u ripërmend kohët e fundit nga programi Planet Money i radios amerikane NPR, drejtuesit e të cilit kontaktuan me Mandel në vitin 2016. Ai ishte zhvendosur me banim në Vanuatu, një arkipelag në Oqeanin Paqësor.
Nuk dihen shumë detaje mbi jetën e Mandel përpara periudhës së tij të famës. Në vitet 1960 ai ishte punonjës në një kompani në industrinë minerare në Rumani, një periudhë e zymtë që mbahet mend për kushtet e varfërisë ekstreme të popullsisë, gjatë qeverisjes së diktatorit Nikolae Çaushesku.
Paga mujore e Mandel ishte rreth 360 lei në muaj, e mjaftueshme vetëm për një palë këpucë të mira. Për të përmirësuar situatën ekonomike të familjes së tij, Mandel u përpoq të përdorte arsimimin e tij dhe pasionin e tij për teorinë e probabilitetit për të gjetur një mënyrë se si të rriste shanset për të fituar lotarinë kombëtare rumune.
Në fakt ai nuk gjeti një metodë të tillë. Por arriti të bindë 3 miq se duke rritur sasinë e biletave të blera, do të arrinin të “mbulonin” një sërë kombinimesh lotarie të mjaftueshme për të garantuar të paktën çmimin e dytë. Specialiteti i Mandel, ishin lotaritë në të cilat secili lojtar synon të përputhë gjashtë numra të tërhequr rastësisht në një interval nga 1 deri në 49.
Kjo është një lotari shumë popullore në Amerikën e Veriut dhe vende të tjera, edhe pse në variante të ndryshme dhe me rregulla të ndryshme sot nga ato të disa dekadave më parë. Nëse 6 numrat në një biletë përputhen me ato të tërhequra gjatë shortit, pavarësisht renditjes së tërheqjes, atëherë lojtari që e zotëron biletën e fiton xhekpotin.
Dhe probabiliteti që kjo të ndodhë, duke marrë parasysh që i njëjti numër nuk mund të tërhiqet 2 herë, është 1 në 13.983.816. Ndërsa probabiliteti për t’u përputhur vetëm 5 nga 6 numrat është 1 në 54.201. Ndaj për të qenë të sigurt për kombinimin 6-shifror është e nevojshme që të luani me 13.983.816 bileta, ndërsa për të qëlluar të paktën 5, mjafton të luani me 54.201 bileta.
Mandel llogariti shumën që ishte e nevojshme për të luajtur në mënyrë në një lotari në Rumani, që të sigurohej se do të fitonte të paktën çmimi i dytë, pra të përputheshin të paktën 5 nga 6 numrat fitues. Në fund, ai dhe miqtë e tij luajtën me shumë më pak kombinime sesa duhej për të pasur atë lloj sigurie.
Ata arritën me shumë fat ata të qëllonin të 6 numrat e duhur dhe të marrin çmimin e parë. Pra fituan shumë më tepër nga sa mund të ishin matematikisht të sigurt. Në total fituan 72.783 lei ose siç tha vetë Mandel “sa paga e 18 viteve punë”. Shumë shpejt Mandel u largua nga Rumania. Ai vazhdoi të përfshihej në lotari, duke u përpjekur të gjente një mënyrë se si t’i fitonte ato.
Dhe pasi shpenzoi 4 vite duke udhëtuar nëpër Evropë, u zhvendos përgjithmonë në Australi. Ai kurrë nuk gjeti ndonjë metodë tjetër përveç mënyrës së vetme të njohur për të siguruar çmimin e parë: të blinte një biletë lotarie për çdo kombinim të mundshëm numrash.
Natyrisht, siç shpjegoi vetë Mandel për gazetën rumune të biznesit “Bursa” në vitin 1994, jo të gjitha lotaritë mund të ishin fitimprurëse nga këndvështrimi i lojtarit. Në shumicën e rasteve, sot ashtu si atëherë, shuma hipotetike që duhet shpenzuar për të luajtur të gjitha kombinimet e mundshme e kalon shumë herë vlerën e çmimit.
Po ashtu ekziston edhe një diferencë e pashmangshme e paparashikueshmërisë. Ndërkaq shumë organizata dhe vende ku ekzistojnë lotaritë, kanë prezantuar prej kohësh ligje, rregulla dhe forma të mbrojtjes së shëndetit të lojtarëve që e pengojnë një lojtar të vetëm të shpenzojë më shumë sesa një shumë të caktuar.
Këtë problem ai e zgjidhi duke bindur qindra investitorë që të krijonin një fond të përbashkët. Disa herë grupi arriti të fitonte 12 xhekpote në lotari të ndryshme në Australi në fundin e viteve 1980, një prej të cilave ishte mbi 1 milion dollarë dhe 400.000 çmime më të vogla.
Në vitin 1988, grupi tërhoqi vëmendjen e qeverisë australiane, e cila në një moment ndryshoi ligjin e lotarisë për të kufizuar sasinë e basteve të pranuara në lotari nga një lojtar i vetëm, dhe më pas edhe nga një grup i vetëm lojtarësh. Në vitin 1989, grupi i Mandel e shtriu veprimtarinë përtej Australisë.
Ai u fokusua sidomos në 6 lotari të ndryshme në SHBA, përfshirë një në Masaçusets me një xhekpot prej 37 milionë dollarësh dhe 9 milionë kombinime, dhe një në Arizona me një çmim të parë prej 11 milionë dollarësh dhe 5.1 milionë kombinime. Në fund u ndal tek lotaria e Virxhinias, e cila kishte kushte më të favorshme.
Ajo i lejonte lojtarët të blinin një numër të pakufizuar biletash dhe në fundin e vitit 1991, nisi të kishte një xhekpot shumë të madh, pasi për muaj të tërë askush nuk e kishte gjetur kombinimin fitues. Në bashkëpunim me një kompani sigurimesh, Mandel themeloi Fondin Ndërkombëtar të Lotarive dhe bindi 2.560 njerëz të blinin një policë sigurimi 10-vjeçare për jetën, me një shumë vjetore prej 4.000 dollarësh.
Ai i përdori ato para për t’i blerë secilit një aksion në lotarinë e Virxhinias. Ndërkohë, në një magazinë në Melbërn, instaloi 30 kompjuterë dhe rreth 12 printerë, me 16 punonjës me kohë të plotë për të printuar miliona biletat e parashitura në të gjitha kombinimet e mundshme, një punë që zgjati tre muaj.
Më pas shpenzoi 60.000 dollarë për të dërguar të gjitha biletat - rreth një ton letër - në Shtetet e Bashkuara, ku njerëzt të tjerë prisnin një sinjal për të filluar pjesën tjetër të operacioneve të nevojshme, që ishte në fakt pjesa më të ndërlikuar të planit. Kur xhekpoti i lotarisë në Virxhinia arriti në 15.5 milionë dollarë përpara shortit të së mërkurës së 12 shkurtit 1992, Mandel e konsideroi me një vlerë të mjaftueshme për të shlyer taksat, shpenzimet e përgjithshme dhe investitorët.
Shorti i radhës do të ishte të shtunën: ata kishin 3 ditë për të luajtur. Lotaria lejonte që biletat të printoheshin në shtëpi dhe t’i çoheshin çdo rishitësi të autorizuar në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të mund të vërtetohej regjistrimi. Por paraqitja në një pikë karburanti me një kamion të ngarkuar me 1 milion bileta dhe para, ishte diçka e pamundur.
Më pas Mandel nënshkroi marrëveshje me një kompani kontabël për të transferuar 9 milionë dollarë, pra shumicën e fondit të investitorëve, në një bankë të Bostonit, e cila i konvertoi ato në çeqe prej 10.000 dollarësh secili. Më pas firmosi një marrëveshje me disa kompani shitjesh me pakicë në shtetin e Virxhinias për të blerë sasi të mëdha biletash.
Çdo biletë mund të ketë deri në 5 kombinime, me 1 dollar për çdo kombinim. Më 12 shkurt, bashkëpunëtori i Mandel u takua në një godinë të madhe tregtare në Norfolk me 35 korrierë të punësuar nga Mandel, të cilëve ua shpërndau të gjitha kartëmonedhat e ndara në tufa prej 10.000 dollarësh dhe të gjitha paratë në pirgje çeqesh 10.000-dollarëshe.
Korrierët qarkulluan për dy ditë me radhë duke kërkuar nga nëpunësit e hutuar në më shumë se 100 pika karburanti dhe supermarkete të regjistronin qindra mijëra bileta lotarie. “Ne menduam se ishin të çmendur”- tha kreu i një zinxhiri pikash karburanti.
Por të shtunën, një nga zinxhirët e shitjeve u përmbyt nga porositë dhe u la korrierëve të Mandelit me rreth 140.000 bileta të pa shitura, për një total prej rreth 700.000 kombinimesh të “zbuluara”. Deri në kohën e mbylljes së shitjeve, nga 7.059.052 kombinime të mundshme vetëm rreth 6.4 milionë ishin luajtur nga grupi.
Në mbrëmjen e vonë të së shtunës, më 15 shkurt, shorti u hodh drejtpërdrejt në televizion: kombinimi i numrave të tërhequr ishte midis atyre të luajtura nga grupi i Mandel, i cili fitoi një xhekpot prej 27.036.142 dollarësh dhe çmime dytësore me vlerë 900.000 dollarë të tjera.
Megjithëse nuk kishte asgjë zyrtarisht të paligjshme sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara dhe shtetit të Virxhinias, fitorja u konsiderua si mashtrim nga organizatorët e lotarisë.
Gjithsesi një hetim ndërkombëtar i mëvonshëm, që përfshiu CIA-n, FBI dhe Komisionin Australian të Letrave me Vlerë, shpalli të pafajshëm Mandel dhe investitorët e tij. Në fund, secili nga investitorët që morën pjesë në lotarinë e Virxhinias fitoi rreth 1,400 dollarë fitime mbi investimin prej 4.000 dollarësh. Mandel mbajti për vete një shumë prej 1.7 milionë dollarësh. Pas një sërë investimesh të dështuara, ai u zhvendos në një ishull në arkipelagun Vanuatu në brigjet lindore të Australisë ku jeton edhe sot./ Përshtatur nga CNA
Tetëmbëdhjetë muaj pas pushtimit të plotë të kombit të tyr...
Emigrimi i paligjshëm është një problem i pazgjidhshëm...
Në politikën tmerrësisht të ndërlikuar të Ballkanit Perënd...
Votuesit turq rizgjodhën në maj Rexhep Tajip Erdoganin...
Ndërsa Vladimir Putin u shmanget në përgjithësi kërcënimev...
Regjimi ndërkombëtar i kontrollit të drogës u krijua më sh...
Për ata që duan që Partia Republikane të lëvizë në ...
Ky vit shënon 30 vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropi...
Çrregullimi aktual i rendit ndërkombëtar, është rezultat i...
“Këto ndryshime janë bërë në funksion të një lufte të ma...
Mijëra njerëz të bllokuar në plazhe. Raportohet për fëmijë...
Ndërsa miliona njerëz po shohin në ëndje filmin më të fund...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky (lindur në vit...
Me shëndetin gjithnjë janë fituar para dhe janë bërë bizne...
Në vitin 1944 me 2 gusht nazistët vranë në kampin e pë...
Urgjenca e aktorit Genc Fuga dhe gjetja e shpëtimit te Spi...
Alpet shtrihen në tetë shtete evropiane: Gjermania, Zvicra...
Njohja e gjuhëve të huaja është gjithnjë e më e rëndësishm...
Izraeli ka luajtur një rol të veçantë në debatet që janë z...
Pas një ngurrimi që zgjati më shumë se një vit, presidenti...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...