Ballkani Perëndimor, në një rend botëror kaotik dhe pa udhëheqës
Çrregullimi aktual i rendit ndërkombëtar, është rezultat i...

Ky vit shënon 30 vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropian. Kur Traktati i Mastrihtit hyri në fuqi në vitin 1993, evropianët filluan një eksperiment që ishte unik në histori sa i përket qeverisjes mbi-kombëtare dhe sovranitetit të përbashkët.
Tregu i përbashkët BE-së lejon lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit ndërmjet 27 shteteve anëtare. Ndërsa Zona e saj Shengen nënkupton kufijtë e hapur midis shteteve anëtare (dhe të drejtën e lëvizjes së lirë edhe në shtetet jo anëtare të Shengenit).
Ajo u jep më shumë se 400 milionë njerëzve një formë të paprecedentë të shtetësisë që kapërcen territoret kombëtare. Ndërsa tregtia e lirë është një ide e vjetër, lëvizja e lirë e njerëzve në këtë shkallë është krejtësisht e re. Por deri në çfarë mase Bashkimi Evropian është më shumë se sa vetëm një bllok tregtar aq shumë i lavdëruar?
Në këtë aspekt është shumë me vlerë të merren parasysh dy raste të kohëve të fundit kur evropianët u përballën me divorcin:kriza greke e borxhit dhe Brexit, ku secila nxori në qendër të vëmendjes forcat konfliktuale që luftonin për kontrollin e kontinentit.
Në rastin e Greqisë, BE-ja luajti rolin e shtypësit të keq, duke përdorur kërcënimin e dëbimit nga unioni për të marrë lëshime nga një shtet anëtar. Nga ana tjetër, në rastin e Mbretërisë së Bashkuar, Brukseli ishte heroi, duke duruar stoikisht një akt tradhtie të Londrës, ndërsa mbrojti parimet e multilateralizmit dhe hapjes.
Po cili nga këto episode i afrohet më shumë përshkrimit të karakterit thelbësor që ka në fakt BE-ja? Ndonjëherë, filozofia udhëheqëse e Evropës duket se bazohet në “ekonominë e shtëpisë”. Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, evokoi imazhin e “amvisës kursimtare” shvabiane për të justifikuar pozicionin e saj të vijës së ashpër gjatë krizës greke të borxhit.
Dhe politika që ndoqi në fund Bashkimi Evropian në lidhje me atë rast, kishte pothuajse një bazë shkencore po aq sa ka një të tillë një përrallë që e rrëfejnë zakonisht gratë e moshuara.
Kujtojmë këtu se problemet e borxhit të Greqisë, ishin pjesë e një serie dominosh që bien me shpejtësi njëra pas tjetrës. Pas krizës globale financiare të vitit 2008, Greqia nuk mundi më që të mbulonte “malin” e saj të borxheve, ndaj kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që zakonisht mbetet huadhënësi i fundit në dispozicion kur të tjerët refuzojnë ose heqin dorë.
Ndërsa askush nuk e mohon se financat e Greqisë ishin në një kaos të vërtetë, shumë analistë besojnë se “trojka” (Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-ja) gaboi duke kërkuar pendim për gabimet e së kaluarës, në vend se të hidhte themelet për një të ardhme ekonomike më të mirë.
Ata këmbëngulën se Greqia do të merrte paketat e ndihmës financiare, vetëm nëse miratonte disa masa shtërnguese shumë të forta, duke përfshirë shkurtime të mëdha buxhetore, rritje taksash, privatizime të detyruara dhe një mori reformash pro-biznesit.
Siç vuri në dukje Janis Varufakis, Ministri i grek i Financave, fiksimi i trojkës për shlyerjen e borxheve, në vend të garantimit më parë të rimëkëmbjes ekonomike, e shtyu Greqinë drejt nënshtrimit ndaj diktatit të trojkës. Në ato kushte, BE-ja u duk si një aktore ngacmuese dhe hakmarrëse, e etur që t’i shkaktonte dhimbje dhe vuajtje të panevojshme një popullsie fatkeqe.
Duke refuzuar që t’i falte një pjesë të borxhit të Greqisë, ajo dukej se kishte përqafuar argumentin darvinian, sipas të cilit Evropa do të forcohej nëse do të eliminoheshin lidhjet e saj ekonomike më të dobëta (një rezultat që mezi u shmang).
Në krye të vendeve që e mbrojtën këtë qasje të ashpër ishte Gjermania, e cila nga historia e saj duhet të ishte shumë e vetëdijshme se çfarë mund të ndodhë, kur një vend vuan nga poshtërimi kombëtar. Duke i bërë jehonë argumenteve të mbështetura nga Berlini, BE-ja këmbënguli se duhet të ruhet disiplina e ngurtë fiskale, pavarësisht konsideratave “të buta” si poshtërimi i parashikueshëm i popullit grek.
Në rastin e Brexit, statusi i Mbretërisë së Bashkuar si ekonomia e dytë më e madhe e BE-së e bëri atë t’i nënshtrohej mendjemadhësisë. Një shumicë e ngushtë britanikësh e hodhën poshtë logjikën ekonomike të qëndrimit në BE, dhe u përqendruan tek të gjitha problemet që supozohet se shkaktohen nga emigracioni (si mungesa e mësuesve në shkollat fillore dhe e mjekëve).
Për ata që mbështesnin largimin, përfitimet e tregtisë pa pengesa nuk justifikonin kostot e perceptuara të migrimit pa pengesa brenda Bashkimit Evropian. Kur Mbretëria e Bashkuar iu referua nenit 50 të Traktatit për Bashkimin Evropian dhe nisi procedurat e divorcit, BE-ja u bashkua si një komunitet.
Pra qëndrimi i BE-së ishte një përmbysje e pozicionit të saj gjatë krizës greke. Pas vitit 2016, ajo i qëndroi besnike mandatit të saj fillestar për sigurimin e paqes dhe prosperitetit midis ish-armiqve, duke justifikuar zgjedhjen e saj si fituese e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2012 . Por zelli i madh me të cilin Evropa ishte e gatshme t’i shkaktonte vuajtje Greqisë dhe të shpërfillte zërin e popullit të saj, u shfrytëzua më së miri nga euroskeptikët oportunistë në Britaninë e Madhe. Ata thanë:E pse duhet që Mbretëria e Bashkuar të vazhdojë të kujdeset dhe të bëjë pjesë në një projekt që i lejon të fortët të bullizojnë më të dobëtit?
Pas viteve 2009-2010, Greqia dhe shtetet e tjera anëtare në jug të u bënë - në bazë të teorive ekonomike mjerane - ajo që opinionisti i njohur i Neë York Times, Paul Krugman, e quajti “Austeria” (Vendi i Kursimit).
Përvoja e mjerë e vetë Mbretërisë së Bashkuar me masat shtrënguese pas vitit 2010, luajti një rol të madh në suksesin që pati referendumi pro Brexit në vitin 2016. Veçantia e projektit evropian, qëndron tek ambicia e tij për të krijuar një lloj të ri lidhjeje midis njerëzve dhe vendit, bazuar në “idenë e Evropës”.
Në mënyrën e vet, përvoja greke dhe ajo britanike tregojnë se kjo ide nuk mund të bazohet vetëm tek logjika transaksionale. Eksperimentet e mëparshme me masat shtrënguese në vitet 1930, e copëtuan në fund kontinentin. Në rast se BE-ja synon që të ekzistojë edhe për 30 vjet të tjera, ajo do të duhet të vendosë një herë e mirë nëse dëshiron masa shtrënguese apo solidaritet.
Kjo dilemë reflektohet në debatin e madh në lidhje me reformën e propozuar të Komisionit Evropian sa i përket rregullat fiskale të bllokut. Nëse Brukseli zgjedh të parën, do të shfajësojë ata që besojnë se projekti evropian ka qenë në përgjithësi vetëm një martesë e bazuar tek leverdia e momentit dhe jo tek vlerat afatgjata.
Shënim: Antara Haldar, profesore e asociuar e Studimeve Ligjore Empirike në Universitetin e Kembrixhit, Angli./ “Project Syndicate” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA
Çrregullimi aktual i rendit ndërkombëtar, është rezultat i...
“Këto ndryshime janë bërë në funksion të një lufte të ma...
Mijëra njerëz të bllokuar në plazhe. Raportohet për fëmijë...
Ndërsa miliona njerëz po shohin në ëndje filmin më të fund...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky (lindur në vit...
Me shëndetin gjithnjë janë fituar para dhe janë bërë bizne...
Në vitin 1944 me 2 gusht nazistët vranë në kampin e pë...
Urgjenca e aktorit Genc Fuga dhe gjetja e shpëtimit te Spi...
Alpet shtrihen në tetë shtete evropiane: Gjermania, Zvicra...
Njohja e gjuhëve të huaja është gjithnjë e më e rëndësishm...
Izraeli ka luajtur një rol të veçantë në debatet që janë z...
Pas një ngurrimi që zgjati më shumë se një vit, presidenti...
Për disa monumentet sovjetike janë simbole të pushtimit të...
Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë ...
Biologët evolucionarë përballen shpesh me pyetjen:”Nëse nj...
Thesari i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar së fundmi ven...
Sido që të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë, Evropa po...
Ndonjëherë ndodh që në rrjet të hasim reklama, në të cilat...
Vladimir Putin ka të ngjarë të largohet nga posti i presid...
Në sferën e sporteve ekstreme dhe e akteve shumë të guxims...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...