Planet për reformën e pensioneve
Plani për të reformuar sistemin e pensioneve në Gjermani k...
Plani për të reformuar sistemin e pensioneve në Gjermani k...

Vladimir Putin ka të ngjarë të largohet nga posti i presidentit të Rusisë. Dhe ikja e tij do të pasohet nga autokratë të tjerë që qeverisin vende si Hungaria, Turqia dhe Izraeli, sa për të përmendur disa. Ndonëse ky proces do të marrë pak kohë, ai është një triumf i qartë i parimeve demokratike novatore mbi të cilat u themeluan Shtetet e Bashkuara në vitin 1776.
Kur hyri në skenën politike kombëtare në vitin 1999, Putin u përzgjodh vetë nga presidenti i atëhershëm rus Boris Jelcin dhe u konfirmua nga parlamenti rus, Duma. Në atë kohë unë isha duke punuar në Rusi, dhe pashë se sa krenarë ishin rusët për presidentin e tyre të ri. Ashtu si ata, edhe ai ishte një njeri i zakonshëm, kritik ndaj mënyrës se si u privatizuan nga një grusht njerëzish shumica e ndërmarrjeve shtetërore, dhe i turpëruar nga reputacioni në rënie i vendit të tij.
Një makiavelist i niveleve të larta, Putin e forcoi shumë shpejt pozitën dhe popullaritetin e tij duke rritur pensionet, investuar në rritjen ekonomike të vendit, teksa ndëshkoi oligarkët dhe shprehu dëshirën e tij për një Rusi më të madhe, por edhe për të bashkëpunuar me Perëndimin.
Më pak të dukshme ishin investimet e tij në zhvillimin e teknologjive të reja të hapësirës kibernetike, të cilat u përdorën për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së vitin 2016, por edhe në ushtrinë ruse, që do të aneksonte gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe do të pushtonte Ukrainën në vitin 2022.
Por herën e fundit me një dështim, që i dha mundësi ushtrisë private, Grupit Vagner dhe liderit të saj dhe ish-aleatit të Putinit, Jevgeni Prigozhin, të niste një kryengritje kundër tij, duke sinjalizuar edhe fundin e mandatit të tij.
Edhe pse rebelimi u shua shumë shpejt dhe Putini e mbajti postin e tij, atij iu deshën disa ditë për t’iu drejtuar me një fjalim publikut rus dhe ndërkombëtar. Dhe kur e bëri këtë, dukej nervoz dhe i paqartë, nuk kontaktonte dot me sy me audiencën e tij, dhe foli me shpejtësi si breshëritë e një mitralozi për të pohuar autoritetin e tij.
Por gjithçka që panë shumë njerëz ishte një “perandor pa rroba”. Një fat i ngjashëm pret autokratë si kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu, pavarësisht dallimeve të shumta midis tyre. Orban u bë presidenti i Hungarisë në vitin 2010, dhe e shpërbëhu dalëngadalë sistemin e saj demokratik, miratoi politika kundër migracionit, u distancua nga vendet më demokratike të Bashkimit Evropian dhe nuk iu bashkua atyre për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj ndaj Rusisë.
Një atmosferë shumë larg gëzimit që pashë në rrugët e Budapestit, kur Hungaria e shpalli veten një demokraci në vjeshtën e vitit 1989. Dhe megjithëse Orban dhe partia e tij vazhdojnë të gëzojnë një mbështetje modeste, pozita e tij mund të ndryshojë po aq shpejt sa ajo e Putinit.
Erdogan është president i Turqisë që nga viti 2017, dhe kryeministër i saj për shumë vite më parë. Në zgjedhjet e mbajtura në maj, ai pësoi poshtërimin e kalimit në balotazh, sepse partia e tij konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), nuk ishte në gjendje të merrte mbështetjen e më shumë se 50 për qind të votuesve.
Herën tjetër, ose ndoshta më herët, ai mund të detyrohet të largohet. Kur Netanjahu u bë për herë të parë kryeministër në vitin 1996, dhe kryeministër pa ndërprerje për më shumë se 16 vjet, ai filloi të krijonte koalicione me partitë e tjera që i duheshin për të formuar qeveritë, nisi të merrte ryshfet për të cilat ishte në pritje të gjykimit, dhe nisi një reformë në gjyqësor që mund të ndihmonte në lirimin e tij nga këto akuza.
Duke jetuar në Izrael për shumë vite, e kam parë atë vend të rrëshqasë drejt demokracisë autokratike dhe teokratike deri në pikën që qindra mijëra izraelitë kanë dalë në rrugë të protestojnë çdo fundjavë për 22 javët e fundit.
Midis protestuesve ishin shumë udhëheqës të ushtrisë, rezervistë të forcave ajrore dhe figura publike, si ish-kryeministri izraelit Ehud Barak, i cili kohët e fundit bëri thirrje për “mosbindje civile” kundër planit të Netanjahut. Për pasojë, Netanjahu e ka zbutur qëndrimin e tij, por ai ende mund të rrëzohet në zgjedhjet e ardhshme.
Putin, Orban, Erdogan dhe Netanjahu janë vetëm disa shembuj të sundimtarëve autokratë në rënie e sipër. Të tjerë në disa vende ish-sovjetike, por edhe presidenti i Kinës Xi Jinping po i marrin parasysh këto zhvillime dhe po llogaritin hapat e tyre të ardhshëm.
Një shembull i rëndësishëm dhe i dukshëm i kësaj është ndryshimi i kohëve të fundit në qëndrimin e Kinës ndaj SHBA-së, nga i ashpër në miqësor, i reflektuar në takimin e fundit midis Sekretarit të Shtetit të SHBA Entoni Blinken dhe Xi Jinping.
Por ndërsa është e pamundur të parashikohet se si do të bien këta sundimtarë, erërat po fryjnë kundër tyre. Disa mund të rrëzohen me forcë, të tjerë nga votuesit, dhe disa të tjerë akoma mund të ndalohen të kandidojnë për të garuar për shumë vite, siç ishte rasti i ish-presidentit Zhair Bolsonaro në Brazili.
Të gjitha këto zhvillime tregojnë një proces të dobësimit të autokracive në raport me demokracitë perëndimore, të udhëhequra nga SHBA-ja. Kjo do të kishte qenë më pak e mundur pa luftën Rusi-Ukrainë, e cila nxori qartë në pah dallimet midis qeverive që favorizojnë lirinë dhe sundimin e ligjit, dhe atyre që nuk e bëjnë këtë.
Gjithnjë e më shumë njerëz duket se preferojnë jetën ku janë “ne populli”, sesa ku janë “ne nënshtetasit”. Të parët tanë vendosën një preferencë të tillë në deklaratën e pavarësisë në vitin 1776. Tani më shumë vende dhe njerëz po luftojnë për këtë qasje.
Shënim:Avraham Shama, ish-dekan i Kolegjit të Biznesit në Universitetin e Teksasit, SHBA. Aktualisht është profesor në Shkollën e Menaxhimit Anderson në Universitetin e Nju Meksikos./ “The Hill” - Pershtatur nga CNA
Në sferën e sporteve ekstreme dhe e akteve shumë të guxims...
Për miliona njerëz anembanë botës, anglishtja është bërë n...
Gjatë një aktiviteti muajin e kaluar, shefi i NATO-s Jens ...
Samiti i kësaj jave i udhëheqësve të NATO-s në Vilnius do ...
Për shumicën nga ne, lemza një dukuri shumë e bezdisshme, ...
Drejtuesja e opozitës bjelloruse në mërgim, ndodhet në Rom...
Një hije po e përndjek Evropën. Në Francë, Suedi, Gjermani...
Sipas kanalit në gjuhën ruse Gray Zone në platformën Teleg...
Në fillim të muajit maj, ambasadori rus në Gjermani organi...
Duke folur para gazetarëve të mërkurën e javës së kaluar, ...
Nxjerrja para gjyqit e presidentit rus Vladimir Putin, së ...
Ata e quanin atë “perandoresha e terrorit” ose “mbretëresh...
E kanë quajtur “Skenari Z” dhe përshkruan atë që Kina beso...
Në dramën “Vdekja e Vallenshteinit” të shkrimtarit gjerman...
Atmosfera në Paris dhe në shumicën e Francës është e rëndu...
Në aspektin e anomalive mjekësore, pak raste kanë tërhequr...
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e v...
Përgjatë gjithë historisë, pak gjëra e kanë formësuar më s...
Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi ...
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Plani për të reformuar sistemin e pensioneve në Gjermani k...
Deri në vitin 2030 në Gjermani pritet të shpenzohen qindra...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...