web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Historia e vërtetë dhe e pabesueshme e burrit që pati lemza për 68 vjet rresht

12 Korrik 2023, 22:30, Blog CNA

Historia e vërtetë dhe e pabesueshme e burrit që pati lemza

Për shumicën nga ne, lemza një dukuri shumë e bezdisshme, por që fatmirësisht zgjat shumë pak. Në rastet më të rënda, ato mund të vazhdojnë për disa ditë, gjë që tingëllon si tepër. Por herën tjetër që do të përballeni me një “simfoni” gulçimesh të pavullnetshme, kujtoni historinë e jashtëzakonshme të Çarls Osbornit, që vuajti nga lemza e pareshtur për plot 68 vjet.

Më 13 qershor 1922 , kur ishte duke punuar në moshë të re në një fermë në Nebraska, Çarlsin e zuri lemza gjatë kontaktit me një derr të egër, dhe ajo nuk iu ndal deri në vitin 1990. Po pse na zë herë pas here lemza, dhe a ka ndonjë gjë e ndalon? Mendohet se lemza shkaktohet nga një rrugë nervore të quajtur harku i reflekseve.

Përvoja fizike përfshin tkurrjen e pavullnetshme të muskujve të frymëmarrjes, dhe hapësira midis kordave vokale - glottis - mbyllet papritmas, gjë që shkakton edhe tingullin e njohur të lemzës. Gjërat që shkaktojnë kontraktime mund të nxitin lemzën, si pirja e tepërt e alkoolit, ngrënia e tepërt ose gëlltitja e ajrit gjatë përtypjes së ushqimeve, disa ilaçe, por edhe eksitimi dhe të qeshurat.

Lemza mund të ndodhë vetëm ose në grupe me një ritëm mjaft të rregullt, duke prodhuar nga 4 deri në 60 të tilla në minutë. Ende nuk dihen shumë gjëra se pse ndodh. Por mendohet se kjo dukuri mund të përgatisë muskujt tanë për frymëmarrjen. Emri mjekësor i fenomenin është singultus, nga termi latin singult, që do të thotë përafërsisht “të marrësh frymë duke qarë”.

Disa mekanizma të zakonshëm kundër lemzës janë pirja ose gargara me ujë të ftohtë, marrja frymë brenda një qese prej letre, mbajtja e frymës për disa sekonda, por edhe hipnoza apo akupunktura. Nuk ka asnjë provë që ndonjëra prej tyre është efektive apo që funksionon me siguri dhe në çdo rast.

T’i kërkosh dikujt që t’ju trembë apo gudulisë, mund t’ju shpërqendrojë, por ndoshta nuk do ta ndalojë lemzën. Me shumë gjasa, i vetmi ilaç premtues është një pipëz speciale (e quajtur në anglisht Hicc Away) e zhvilluar nga një neurolog vitet e fundit. Në testet e hershme, 90 për qind e njerëzve e cilësuan HiçAway më efektiv se çdo ilaç shtëpiak, por nevojiten ende studime të mëtejshme.

Rastet e thjeshta të lemzës, zgjidhen zakonisht pa ndërhyrje dhe kërkojnë vetëm durim. Por lemzat që zgjasin duhet të merren më seriozisht. Lemza kronike - termi për periudhat e vazhdueshme (më shumë se 48 orë) apo të vështira (më shumë se një muaj) - jo vetëm që mund të jetë shqetësuese por mund të shkaktojë rraskapitje fizike dhe rënie në peshë.

Madje ato mund të jenë tregues i ndonjë sëmundjeve serioze. Pra mund të jenë tregues të çrregullimeve të sistemit nervor qendror, të pranisë së diabetit, të refleksit në stomak , goditjes në tru apo kancerit, sa për të përmendur disa.

Ndaj është shumë e rëndësishme të shkoni tek mjeku nëse keni një lemzë kronike, pasi analizat e duhura mund të zbulojnë më shumë për shkakun. Një studim i vogël, zbuloi se 80 për qind e pacientëve me lemzë kronike, kishin anomali të ezofagut ose stomakut, dhe 2/3 e këtyre rasteve ishin të trajtueshme.

Një rishikim i trajtimeve farmaceutike të propozuara për lemzën kronike, nuk gjeti prova të mjaftueshme për të mbështetur njërën ose tjetrën, gjë që sugjeron se kjo varet nga rasti. Në një rast të rrallë, 3 javë rresht me lemzë ishin e vetmja simptomë që e shtyu një pacient të paraqitej në urgjencë.

Rezultoi se ai po përjetonte një atak në zemër, ashtu si një pacient tjetër me një lemzë të vazhdueshme prej 4 ditësh. Dikur një muzikant në Angli pati lemzë për 3 tre vjet. Më në fund mjekët përcaktuan se ato ishin shkaktuar nga një tumor në tru, dhe operacioni i shpëtoi jetën.

Por i gjori Osborn nuk ishte aq me fat. Pavarësisht vizitave tek shumë mjekë, nuk u gjet asnjë kurë për lemzën e tij. Një nga mjekët u përpoq t’ia ndalonte lemzën me monoksid karboni dhe oksigjen, por Osborn nuk mund të merrte frymë në mënyrë të sigurt. Thuhet se ai e jetoi jetën e tij me një humor të mirë, dhe mësoi një teknikë të frymëmarrjes për të minimizuar zhurmën e lemzave të tij të pandërprera për 6 dekada me radhë.

Në shkurtin e vitit 1990, lemza e Osborn u ndal papritur për një arsye të panjohur. Ai vdiq në majin e vitit 1991, pas atij që duhet të ketë qenë një vit realisht i mrekullueshëm. Gjatë jetës së tij ai kishte përjetuar rreth 430 milionë lemza./ Pershtatur nga CNA





Lajmet e fundit nga