Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në fillim të muajit maj, ambasadori rus në Gjermani organizoi një festë për të përkujtuar fitoren e sovjetikëve në Luftën e Dytë Botërore. Të ftuarit në ambasadë, një godinë e madhe e epokës së Stalinit që zë më shumë territor gjerman se sa ndërtesa e parlamentit aty pranë, ishin një mori personalitetesh.
Ra në sy pjesëmarrja e lideri të fundit të Gjermanisë Lindore komuniste, Egon Krenz, sot 86 vjeç, së bashku me atë të Gerhard Shrëderit, kancelar i Gjermanisë së bashkuar në vitet 1998- 2005 (dhe vitet e fundit një lobist për kompanisë ruse të energjisë).
Po ashtu merrte pjesë Tino Shrupala, bashkë-udhëheqës i Alternativës për Gjermaninë (AfD), një parti e ekstremit të djathtë, që mbante edhe një kravatë me ngjyrat e flamurit të Federatës Ruse. Ky aktivitet u përcoll me njëfarë përbuzje në median gjermane, por nuk u përmend diku tjetër.
17 muaj pas luftës që ka nisur Moska, opinioni publik në mbarë Evropën, e sheh në shumicë Rusinë si një agresore që duhet shmangur, dhe Ukrainën si një vend që po mbron veten dhe që meriton të ndihmohet. Cilado qoftë pesha e tyre në të kaluarën, tani ajo është zbehur ndjeshëm.
Për shembull, Shdërder ishte drejtues i bordit të gazsjellësit tashmë të mbyllur “Nord Stream”, që e bënë Gjermaninë të ndërvarur nga gazi rus. Verën e kaluar Rusia mbylli rubinetin, ndërsa disa diversantë misteriozë i hodhën në erë tubacionet në fundin e detit.
Ish-kancelari është përjashtuar nga funksionet në Partisë Socialdemokrate (edhe pse mbetet anëtar partie), teksa i është marrë zyra dhe i janë hequr përfitimet e tjera të ofruara nga qeveria.
Megjithatë, edhe nëse përpjekja e Rusisë për të projektuar një fuqi bindëse në të gjithë Evropën nuk ka pasur sukses, ajo nuk ka dështuar plotësisht. Një nën-kulturë e asaj që gjermanët e quajnë ‘Putinversteher’ - simpatizantë të liderit rus Vladimir Putin - po lulëzon jashtë establimentit të politikës evropiane.
Në mbarë Evropën, pëshpëritjet e tyre përbëjnë një lajtmotiv në morinë e ankesave mbi problemet në dukje të palidhura, si inflacioni, shërbimet publike të rrënuara, rregulloret mbizotëruese dhe frika nga imigracioni.
Ata sapo kanë filluar ta sfidojnë shkallën e bujarisë së treguar nga qeveritë e tyre ndaj Ukrainës, e cila deri në shkurt të këtij viti arriti në më shumë se 60 miliardë euro ndihmë ekonomike dhe ushtarake nga Brukseli dhe anëtarët e veçantë të BE-së (dhe 70 miliardë euro nëse shtohet Britania, një shumë afërsisht e barabartë me kontributin e Amerikës).
Por nëse lufta e Ukrainës zgjat shumë ose shkon keq, ka shumë njerëz që mezi presin të nisin lojën e gjetjes së fajtorit. Spektri i “idiotëve të dobishëm” të Putinit në Evropës, një term ky i epokës së Luftës së Ftohtë për ata që bëheshin pa dashje aleatë të komunizmit, është i gjerë.
Në politikë, partitë në të djathtën dhe të majtën ekstreme nuk bien dakord për shumë gjëra. Por mbi Ukrainën këto ekstreme janë bashkuar shpeshherë, duke kërkuar një “paqe” të menjëhershme, e cila do të shpërblente në fakt agresionin rus me lëshime territoresh nga ana e Ukrainës.
Në media dhe botën akademike, intelektualët ende duken të lumtur teksa shpërfillin provat e qëllimeve perandorake të Rusisë dhe të zhvendosjes së saj drejt kriminalitetit, dhe në vend të kësaj ankohen për përfshirjen e Evropës në atë që ata e cilësojnë si një luftë me prokurë midis Amerikës dhe Rusisë, ose ndoshta edhe midis Amerikës dhe Kinës.
Dhe pavarësisht raundeve të shumta të sanksioneve perëndimore, Rusia ka ende shumë “miq” në botën e biznesit. Në listën e Putinit përfshihen disa qeveri evropiane. Më i dukshmi është Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë që nga viti 2010. Lideri populist e ka kritikuar vazhdimisht mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën, dhe ka vazhduar importimin e gazit rus.
Po ashtu, qeveria e tij refuzon kalimin tranzit të armëve që dërgohen në Ukrainë nga anëtarët e tjerë të NATO dhe BE-së. Më në heshtje, edhe Austria fqinje e ka kundërshtuar luftën duke përmendur mos-anëtarësimin e saj në NATO, dhe rolin e vetë-shpallur si një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit.
Vjena ka ofruar shumë pak ndihmë për Ukrainën, edhe sepse është rritur tregtia e saj me Rusinë. Greqia, një tjetër anëtare e BE-së, i respekton sanksionet e unionit, por ka refuzuar të shtrëngojë më tej ato për transportin e naftës ruse, ndoshta sepse kompanitë greke po fitojnë shumë nga tregtia.
Vetëm kohët e fundit dhe nën presionin e madh të Amerikës, Qipro, një parajsë financiare off-shore, mbylli rreth 4.000 llogari bankare lokale që mbaheshin nga rusët. Duke u përballur me më pak presion, vendet jo- anëtare të BE si Turqia dhe Serbia, as që mundohen të fshehin shërbimin e tërthortë që i ofrojnë Rusisë.
Duke përmendur neutralitetin e vet, Zvicra i ka përdorur ligjet lokale për të bllokuar furnizimin me armë të Ukrainës, përfshirë 96 tanket Leopard të dërguara në Itali por që i përkasin një kompanie zvicerane. Duke shënuar “autogola” të përsëritur në raport me parimet e lirisë së fjalës, policia në Suedi ka lejuar djegien publike të Kuranit.
Ky akt vetëm sa e forcuar qëndrimin e Turqisë me shumicë myslimane kundër hyrjes së Suedisë në aleancë. Vetë Putin fërkoi duart nga ajo që ndodhi në Suedi. Gjatë një vizite në Dagestan përpara festës së Kurban Bajramit në fund të qershorit, Putini u filmua duke mbajtur me kujdes në dorë një kopje të Kuranit, teksa shpjegoi se sipas ligjit rus është një krim të përdhosësh gjërat e shenjta.
Megjithatë, mbështetja për Ukrainën po bie edhe tek vendet që kanë qenë në fillim në pararojë të masave kundër Rusisë. Për shembull Sllovakia ka premtuar kohët e fundit dërgimin e 13 avionëve luftarakë të epokës sovjetike Mig-29 për forcën ajrore ukrainase.
Por sondazhet tregojnë se partia e Robert Ficos, një i majtë filorus, që i ka fajësuar “fashistët ukrainas” për provokimin e Putinit, duket se do t’i fitojë zgjedhjet e shtatorit. Franca është një element kyç i NATO-s dhe BE-së. Por një grup parlamentarësh francezë kritikoi kohët e fundit Marin Lë Pen, sfidanten e presidentit Emanuel Makron në zgjedhjet e vitit të kaluar, për propagandën e saj pro-ruse pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
Ajo e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por tetorin e vitit të kaluar tha se sanksionet ndaj Rusisë nuk po funksionojnë. Në Itali, ndonëse kryeministrja e ekstremit të djathtë, Xhorxhia Meloni, është një mbështetëse e fortë e Ukrainës, Mateo Salvini, që drejton partinë e dytë më të madhe në koalicionin e saj, është një tjetër kundërshtar i sanksioneve, dhe të paktën deri para pushtimit, ishte një fans i deklaruar i Putinit.
Gjermania ashtu si Franca, duket një shtyllë e fortë e koalicionit anti-Putin. Megjithatë, AfD, e cilësuar hapur nga kreu i shërbimeve sekrete gjermane si përhapëse e narrativave ruse, ka qenë në rritje në sondazhet e fundit. Aktualisht ajo rivalizon për vendin e dytë me socialdemokratët në pushtet.
Narrativat e “idiotëve të dobishëm” janë çuditërisht të qëndrueshme. Argumenti i tyre kryesor - se ishte NATO ajo që “provokoi” sulmet e përsëritura të Rusisë dhe pushtimin e Ukrainës, se Ukraina është një shtet artificial, dhe se Amerika e nxiti luftën enkas për të shitur armë dhe për të ruajtur hegjemoninë e saj globale - jehon në mënyra të ndryshme.
Por ajo që duket se lidh opozitën e ekstremit të djathtë, të majtë dhe atë “intelektuale” të Evropës me politikën perëndimore është diçka më e thjeshtë. Është një anti-amerikanizëm i zhurmshëm, i stilit të Luftës së Ftohtë./ “The Economist” - Pershtatur nga CNA
Duke folur para gazetarëve të mërkurën e javës së kaluar, ...
Nxjerrja para gjyqit e presidentit rus Vladimir Putin, së ...
Ata e quanin atë “perandoresha e terrorit” ose “mbretëresh...
E kanë quajtur “Skenari Z” dhe përshkruan atë që Kina beso...
Në dramën “Vdekja e Vallenshteinit” të shkrimtarit gjerman...
Atmosfera në Paris dhe në shumicën e Francës është e rëndu...
Në aspektin e anomalive mjekësore, pak raste kanë tërhequr...
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e v...
Përgjatë gjithë historisë, pak gjëra e kanë formësuar më s...
Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi ...
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin d...
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet ...
Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për...
Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkë...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...