Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Atmosfera në Paris dhe në shumicën e Francës është e rënduar. Krimi i organizuar është gjithnjë më i fortë, gjithnjë e më i dhunshëm, gjithnjë e më i guximshëm dhe gjithnjë e më i pasur. Kjo është ajo që del nga raporti vjetor i paraqitur nga “Service D’information, Reinignment Et D'analyse Stratégique Sur Le Kriminalitè Organisée” (SIRASCO), observatori ndërministror mbi mafiet vendase dhe të huaja që veprojnë në vend.
Shqetësimin më të madh e shkakton trafiku i drogës. Pavarësisht rritjes së ndjeshme të sekuestrimeve nga policia - 27.7 ton kokainë (ose 5 për qind më shumë krahasuar me 2021), 128.6 ton kanabis (+15 për qind), 1.4 ton heroinë (+9.5 për qind), 1 milion tableta ekstazi (+ 6 për qind), 300 kilogramë amfetaminë (+ 15 për qind) - fenomeni vazhdon të përhapet thuajse i patrazuar, duke gjeneruar “një mori aktivitetesh të ligjshme dhe mbi të gjitha të paligjshme.
80 për qind e “larjes së hesapeve”, 25për qind e armëve të zbuluara dhe 2.7 miliardë eurot e sekuestruara nga bota e krimit, vijnë nga tregu i drogës thekson SIRASCSO. Disa organizata kriminale vendase (kryesisht klane korsikane) dhe një mori kartelesh ndërkombëtare e menaxhojnë këtë biznesin të madh.
Mes tyre janë kartelet e Amerikës së Jugut, “mokro mafia” marokene (por me bazë në Holandë dhe Belgjikë), mafiozë dhe kamorristë italianë, ballkanas nga të gjitha vendet, kinezë, rusë dhe ukrainas. Një panoramë në ndryshim të vazhdueshëm dhe me lëvizje të shoqëruar nga rivalitete të ashpra dhe nga grindje të vazhdueshme dhe e përgjakshme.
Këto përplasje shkaktuan 41 të vrarë vetëm vitin e kaluar, një e treta e të cilëve ishin shumë të rinj. Epiqendra e krimit është rajoni i Parisit i ndjekur nga Marseja, Dynkerku dhe Lë Havrë, pikat kryesore të qasjes ndaj drogës
Por situata është e tensionuar edhe në Belfort, Renë, Tuluzë, Metz, Avinjo, Tulon dhe Sherburg. Shqetësues është edhe tregu paralel dhe shumë i lulëzuar i armëve. Nga Ballkani, nga Saheli dhe gjithnjë e më shumë nga Ukraina - duke kaluar nëpërmjet Spanjës, Italisë apo Zvicrës - mbërrijnë vazhdimisht ngarkesat me AK-47.
Nuk është rastësi që kallashnikovët janë arma e preferuar e bandave për të mbrojtur vendet e trafikut të drogës apo për të pushtuar ato të bandave rivale. Por ajo që shqetëson më së shumti analistët është zgjerimi i vazhdueshëm i korrupsionit.
Ai nuk ka të bëjë më vetëm me të ashtuquajturat “kategoritë në rrezik” - transportuesit, policët, punonjësit e porteve, doganierët, zyrtarët e niveleve të ulëta - por tani shtrihet edhe në politikën lokale, tek bashkitë dhe asambletë rajonale.
Në raport thuhet se gjithnjë e më shpesh “mbledhja e votave mbështetet apo organizohet nga figura të lidhura me grupe kriminale të specializuara në trafikun e drogës”. Depërtimi i korrupsionit në klasën politike franceze, përbën tani “një kërcënim që shtrihet në të gjithë vendin, dhe është një element thelbësor i trafikut të drogës”.
Një sfidë kjo e paprecedentë për Francën. Gijom Hazar, drejtor i Zyrës Qendrore për luftën kundër korrupsionit dhe krimeve financiare, ankohet për mungesën e burimeve (vetëm 40 zyrtarë konsiderohen funksionalë në të gjithë vendin), duke i kërkuar qeverisë një rritje të ndjeshme të personelit në këtë organ.
Ndërkohë SIRASCSO paralajmëron:”Nisur nga përvoja e fqinjëve tanë evropianë, dhe të përballur si kurrë më parë me praninë e gjithanshme të krimit të organizuar, ne duhet të reflektojmë mbi aftësitë tona hetimore aktuale”.
Me pak fjalë, është urgjente të ndryshohet mënyra e veprimit, dhe të përgatitemi për më të keqen përpara se të jetë tepër vonë. Kapitujt e tjerë të raportit i kushtohen krimeve financiare e kibernetike, prostitucionit (që sipas analistëve ka pësuar një rritje të fortë pas pandemisë së Covid-19), eko-mafiave dhe vjedhjeve të porositura.
Ky seksion i fundit paraqet disa të dhëna interesante. Pas vjedhjeve të makinave luksoze (preferohen gjermane), qëndron një zinxhir i tërë furnizimi që të çon deri në Lituani dhe Moldavi. Ndërkohë specialistët më të njohur në këtë sektor janë rumunët
Në tetor 2021, gjatë kampionatit botëror të çiklizmit në Roubaix, ata u nbënë të famshëm për grabitjen e 22 biçikletave profesionale të skuadrës italiane. Një vjedhje me vlerë 700 mijë euro. Në shenjestër janë edhe shtëpitë e sportistëve, dhe këtë e dinë për fat të keq edhe kampionë si Angel Di Maria, Julian Draksler, Mario Lemina. Të preferuarit e publikut, por edhe viktima të grabitjeve të bujshme./ Përshtatur nga CNA
Në aspektin e anomalive mjekësore, pak raste kanë tërhequr...
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e v...
Përgjatë gjithë historisë, pak gjëra e kanë formësuar më s...
Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi ...
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin d...
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet ...
Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për...
Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkë...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Protagonist i lamtumirës së tij, siç mund të jenë vetë...
Për të dëshmuar mënyrën dramatike se si po ndryshon harta ...
Më 8 qershor, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, zbul...
Gjatë gjithë periudhave historike ka pasur udhëheqës të më...
“Ne e dinim prej disa kohësh që rusët e kishin minuar Di...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...