Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Për të dëshmuar mënyrën dramatike se si po ndryshon harta e botës si pasojë e efekteve të pushtimit rus të Ukrainës, mjafton që të shihni atë që po ndodh në jug dhe në perëndim, në një cep të Evropës që zakonisht e injorojmë. Dy ngjarje të fundit që ndodhën në hapësirat e ish-Jugosllavisë, tregojnë qartazi se si konflikti është bërë çështja e vetme që ka rëndësi në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Zhvillimi i parë është transformimi befasues i Aleksandar Vuçiç, presidentit autokrat të Serbisë, në një zë të dukshëm të rezistencës kundër Moskës. Vuçiç, një nacionalist i krahut të djathtë që hyri në politikë si Ministër i Informacionit i një udhëheqësi tjetër autokrat, Sllobodan Millosheviç, ka qenë aleati më besnik i Rusisë në Evropë.
Që nga marrja e detyrës si president në vitin 2017, ai është takuar çdo 3 muaj me presidentin rus Vladimir Putin, dhe është pajtuar me teoritë e konspiracionit të këtij të fundit mbi komplotet perëndimore ndaj Rusisë, teksa e ka rikthyer drejt Moskës ekonominë e vendit të tij.
Megjithatë, Vuçiç e pranoi së fundmi se Beogradi po eksporton armë në Ukrainë nëpërmjet palëve të treta, teksa shtoi se nuk do ta ndihmonte ushtrinë ruse atje. Edhe pse nuk është ende pjesë e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë, presidenti la të kuptohet se Serbia është de fakto një vend mbështetës i Kievit.
“Ne i jemi bashkuar të gjitha rezolutave të OKB-së që e dënojnë pushtimin e dytë të Ukrainës në vitin 2022. Ne nuk do të jemi një qendër për ri-eksportimin e ndonjë produkti në Rusi”- tha Vuçiç për Financial Times.
Për më tepër takimet e tij me Putin u ndalën në vitin 2022, dhe që nga fillimi i luftës ai nuk ka pasur asnjë kontakt me Kremlinin. “Diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë”- pranoi Vuçiç. Ngjarja tjetër ndodhi një javë më parë, në vendin tjetër pa dalje në det dhe që ndodhet në jug të Serbisë.
Kosova, që në vitin 2008 u bë territori i fundit ish-jugosllav që shpalli pavarësinë, ka përjetuar shpërthime periodike të dhunës në rrugë midis popullsisë së saj shqipfolëse, qeverisë dhe policisë së tyre dhe popullsisë së pakicës etnike serbe në veri.
Beogradi, që nuk e njeh zyrtarisht sovranitetin e Kosovës, i ka shfrytëzuar shpesh këto akte dhune, siç ka ndodhur edhe kur serbët etnikë sulmuan paqeruajtësit e NATO-s muajin e kaluar, duke qëlluar me pistoleta në drejtim të tyre dhe duke pikturuar në automjetet e tyre simbolin “Z” të ushtrisë ruse.
Por këtë herë ka ndodhur diçka ndryshe. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilët e kanë mbrojtur pavarësinë dhe sigurinë e Kosovës për 20 vjet, u kthyen kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, madje duke e kërcënuar vendin e tij me sanksione.
Ata e fajësuan Kurtin për provokimin e shpërthimit të dhunës, pasi ai vendosi më forcë kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe, teksa këta të fundit bojkotuan zgjedhjet komunale dhe hodhën poshtë planet e udhëhequra nga Perëndimi për të krijuar një bashkësi të komunave serbe në veri.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Xhefri Hovenier, deklaroi më 30 maj se Uashingtoni do të “ndërpresë të gjitha përpjekjet për të ndihmuar Kosovën në arritjen e njohjeve të reja… dhe në procesin e integrimit në organizatat ndërkombëtare”.
Përpjekjet shumëvjeçare për të negociuar paqen mes Kosovës dhe Serbisë janë dëmtuar nga mospërfillja e zotit Kurti shtoi ai. Edhe aleatët e tij në Bashkimin Evropian thanë se janë në prag të shkëputjes së distancimit nga Kosova.
Për të kuptuar ato përmbysje tronditëse, duhet të kuptosh 2 liderët ballkanikë kokëfortë dhe marrëdhëniet e tyre me institucionet e Perëndimit. Albin Kurtin e takova për herë të parë në vitin 2006, kur ai ishte një aktivist i ri që i kalonte netët duke shfryrë gomat e automjeteve të misioneve paqeruajtëse të OKB-së dhe duke pikturuar në mure slogane kundër OKB-së.
Ai më tha se e konsideronte OKB-në një “institucion neo-kolonial” që “po na pengon të bëhemi komb”. Kur forcat e OKB-së u zëvendësuan me paqeruajtës të BE-së në vitin 2008, ai tha të njëjtën gjë për këta të fundit.
Armiqësia e tij ndaj institucioneve shumëpalëshe perëndimore ka vazhduar si kreu i qeverisë, ndonjëherë me arsye të forta. Por kjo e ka bërë atë një burim të rrezikshëm fërkimi në një rajon, për të cilin Uashingtoni dhe Brukseli kanë nevojë dëshpërimisht që të jetë në anën e tyre.
Për herë të parë jam takuar me Aleksandar Vuçiç në të njëjtën kohë. Edhe ai ishte kundër BE-së dhe NATO-s, megjithëse për arsye të ndryshme, që e kanë origjinën tek bombardimet e NATO-s mbi Serbi në vitin 1999.
Por në fund ai e kuptoi se e vetmja mënyrë për t’u bërë president ishte duke e mbështetur rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE. Populli serb është në shumicë në favor të udhëtimit pa viza në vendet e unionit dhe të jetesës më të mirë që vjen nga hyrja në BE.
Pra Vuçiç ka mashtruar me besnikërinë e tij ndaj Brukselit dhe Moskës. Kjo deri javën e fundit, kur ai e braktisi këtë të fundit. Ambasadori amerikan në Serbi Kristofer Hill tha se i ka thënë udhëheqësit serb se “Ukraina është absolutisht jetike për Perëndimin, dhe ne jemi në një pikë ku të gjitha duart e lojtarëve duhet të jenë mbi tavolinë”.
Ndërkohë Vuçiç po përballet me një fushatë të ashpër për rizgjedhjen në detyrë në mesin e protestave masive kundër dhunës ekstreme që është rishfaqur nën udhëheqjen e tij. Vetë Ukraina ishte dikur një vend, lideri i të cilit e mbështeste Putinin, ndërsa populli ishte në favor të afrimit dhe integrimit në BE.
Zgjidhja e kësaj dileme kërkoi shpërthimin e një revolucioni në vitin 2014 dhe një ndryshim në lidership, që i tregoi botës se sa e rëndësishme mund të jetë një rrugë drejt anëtarësimit në BE për t’i mbajtur vendet demokratike. Duket se Vuçiç po vazhdon të luajë me 2 porta me shpresën se mund ta zgjidhë vetë këtë dilemë, nëse ajo arrin ta mbajë atë në pushtet./ “The Globe and Mail” - Përshtatur dhe përkthyer nga CNA.al
Më 8 qershor, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, zbul...
Gjatë gjithë periudhave historike ka pasur udhëheqës të më...
“Ne e dinim prej disa kohësh që rusët e kishin minuar Di...
Demokracitë moderne (ato të lashta ishin diçka tjetër) i p...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, është një shembull se si ...
Aleanca e Politikave mbi Drogën, një grup që ka marrë mili...
Larisa kontrollon mesazhet e shkëmbyera me nipin e saj...
Kim luan ndeshjen e fundit me Napolin. Mbrojtësi koreano-j...
Në një intervistë gjithëpërfshirëse, gazeta gjermane “Die ...
Një nga ngjarjet më tronditëse dhe tragjike në historinë m...
Është e pamundur të mos e vësh re. Është një pllakatë e vo...
Etja për stabilitet dhe serioziteti i përleshjeve që po va...
Sigurisht, në Ukrainë po zhvillohet një luftë e përgjakshm...
Julia Paievska njihet me nofkën “Taira”. Ajo ka një vështr...
Granit Xhaka luan ndeshjen e tij të fundit me Arsenalin, tek...
Në fundin e Luftës së Ftohtë, presidenti amerikan Xhorxh H...
Cilat kafshë vrasin më shumë njerëz çdo vit? Edhe pse film...
Moti ka qenë gjithmonë një forcë e fuqishme, e aftë të dik...
Mos kini asnjë dyshim: Lufta e Ukrainës mund të përfun...
Ndërsa shumica e këngëve të dashurisë frymëzohen nga g...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...