Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Sigurisht, në Ukrainë po zhvillohet një luftë e përgjakshme. Por e ardhmja e Evropës varet gjithashtu edhe nga ajo që ndodh në një copë toke shpesh të harruar. Pse është e rëndësishme Kosova? Sepse vetëm një bashkëjetesë përfundimtare në këtë rajon, mund t'i bëjë më pak të rrezikshme marrëdhëniet “preferenciale” midis Serbisë dhe Rusisë.
Kjo e fundi ka qenë gjithmonë një kërcënim për stabilitetin e një zone jo vetëm “fqinjësore”, por edhe tani pjesë e kufijve tanë idealë. Beogradi duhet të shohë nga Brukseli dhe jo nga Moska. Lidhjet historike mund të mos zgjasin pafundësisht.
Por do të jetë në gjendje ta bëjë këtë vetëm nëse zgjidh një mosmarrëveshje, që po mbushet gjithnjë e më shumë me pyetje të hapura. Është e qartë se vala e fundit e dhunës - e cila ka përfshirë në mënyrë dramatike edhe ushtarët e KFOR-it, shumë prej të cilëve janë italianë, duke sjellë angazhimin shpeshherë të neglizhuar të gjithë atyre që duke qenë larg atdheut të tyre punojnë për të ruajtur paqen - mund të çojë në përfundimin se kjo plagë ende e hapur, ashtu si shumë të tjera në botë, është në thelb e pashërueshme, dhe se kjo çështje lidhet me një përplasje ku arsyet janë më të pakta se gabimet.
E themi këtë sepse në përgjithësi, askush nuk ka treguar shenja përmbajtje. Kosovarët kanë shkaktuar një situatë të pa balancuar, të nxitur nga zgjedhjet lokale të bojkotuara (në Zveçan dhe në komunat e tjera të përfshira, shumica dërrmuese e popullsisë është serbe) dhe nuk kanë dhënë asnjëherë shenja të vullnetit për të kërkuar kompromise.
Nga ana tjetër, udhëheqja e Beogradit ka kohë që i ka hedhur benzinë zjarrit. Protestat, të cilat filluan si reagim ndaj përpjekjeje e kryekomunarëve të sapozgjedhur kosovarë për të hyrë në zyrat e tyre, janë bërë gjithnjë e më të dhunshme.
Nuk është rastësi që Evropa është shumë e shqetësuar nga zhvillimet e ditëve të fundit. Në zyrat e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, spanjolli Josep Borrell (i cili i përket, dhe ky është një paradoks politik, një vendi që për arsye të “interesit” kombëtar nuk e ka njohur ende diplomatikisht qeverinë e Prishtinës), e pranon se zgjedhjet e fundit lokale në veri të Kosovës nuk ofrojnë “një zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira”.
Po ashtu ai thekson se zgjidhja “mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kryesore të interesuara, përfshirë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”.
Por si po ecën ky ndërmjetësim? Ndonjëherë duket retorike të thuhet kështu, por nuk ka asnjë dyshim se zgjidhja është ende dialogu. Fytyrat e buzëqeshura të presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti, të ulura në të njëjtën tryezë në Bruksel në shkurt, na kishin dhënë njëfarë shprese.
Por realiteti është më pak mashtrues sesa fotografitë. Tani kërkohet një angazhim më i madh për të ecur sërish në drejtimin në të cilin po shkonte plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis 2 vendeve.
Nevojitet një dritë jeshile që Beogradi të afrohet me Evropën. Dhe kjo kalon përmes vendosjes së marrëdhënie të mira fqinjësore mbi bazën e të drejtave të barabarta. Po ashtu, është e nevojshme të tregohet me vendosmëri refuzimi i përdorimit të forcës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, teksa ka ardhur koha që t’i jepet drita jeshile anëtarësimit të Prishtinës në organizatat ndërkombëtare.
Që të gjitha këto nuk janë koncepte abstrakte. Rivendosja e qetësisë në Kosovë duhet të bëhet një prioritet: është e patolerueshme që një tension i tillë të zvarritet për vite me radhë pa gjetur rrugën e zgjidhjes.
Ta bësh këtë nënkupton gjithashtu adresimin e çështjes më të rëndësishme historike, e cila ka të bëjë me aftësinë e Evropës për të tërhequr, përfshirë, dhe zgjeruar gamën e saj të veprimit. Ëndrra për zgjerim mund të bëhet realitet, duke zëvendësuar imazhet e këqija që na vijnë nga Kosova. Në Ballkan, po ashtu edhe në Ukrainë./ Përshtatur nga CNA.al
Julia Paievska njihet me nofkën “Taira”. Ajo ka një vështr...
Granit Xhaka luan ndeshjen e tij të fundit me Arsenalin, tek...
Në fundin e Luftës së Ftohtë, presidenti amerikan Xhorxh H...
Cilat kafshë vrasin më shumë njerëz çdo vit? Edhe pse film...
Moti ka qenë gjithmonë një forcë e fuqishme, e aftë të dik...
Mos kini asnjë dyshim: Lufta e Ukrainës mund të përfun...
Ndërsa shumica e këngëve të dashurisë frymëzohen nga g...
Në analet e historisë së mjekësisë, pak emra ngjallin kaq ...
Në veprat e Çarls Dikens, si Oliver Tuist apo “Pritshmërit...
Shërbimet sekrete ukrainase nuk e kanë vrarë ende Vlad...
Dy masakra me armë në Serbi kanë lënë të vdekur 17 per...
Në vijën e parë të frontit të luftës ka tmerre pa fund. Po...
Zyrtarët në Pekin kanë arritur në përfundimin se Amerika d...
“France24” Ata janë votues për herë të parë, 16 vjeç e si...
Përmbytja e Noes është një nga tregimet më të njohura ...
Oficeri ukrainas na telefon përmes aplikacionit “Googl...
Përgjatë gjithë historisë, revolucionet kanë qenë një ...
Ashtu si shumë të rinj në Amerikë, jetët tona janë të ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Moli ishte 88 vjeçe dhe me një shëndet relativisht të mirë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...