Lodhja nga jeta: Një dukuri në rritje në shoqërinë perëndimore
Moli ishte 88 vjeçe dhe me një shëndet relativisht të mirë...

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, mori të martën Çmimin Evropian Karli V në Manastirin Juste në Kaseres, Spanjë. Pas dorëzimit të çmimit nga Mbreti i Spanjës, Felipe VI , Guterres tha se ky vend ka “një domethënie të veçantë” për të.
“Kur fitova zgjedhjet për herë të parë në Portugali në vitin 1995, erdha me gruan time në Juste, dhe më bëri përshtypje se dikush që kishte qenë perandor i botës i kaloi vitet e fundit të jetës së tij, pasi abdikoi, në një manastir të thjeshtë, gjë që përbën një mësim për shumë politikanë sot”- tha Guterres.
Vetë kreu i OKB duket se dëshiron një pension si ai i Perandorit të Shenjtë Romak, Karli V, larg botës së trazuar të sotme, ku ai duhet të merret me luftën në Ukrainë, ngrohjen globale dhe krizën e refugjatëve. Për këto probleme ai ka folur në një intervistë për gazetën.
Ju keni marrë një çmim që njeh frymën evropiane, në një kohë kur kontinenti po përjeton sërish një luftë në territorin e tij. Çfarë mund të bëjnë Evropa dhe OKB-ja për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë?
Për fat të keq, unë besoj se në këtë moment nuk janë të mundshme negociatat e paqes. Sepse të dyja palët janë të bindura se mund të fitojnë. Pushtimi rus është kundër ligjit ndërkombëtar, kundër Kartës së Kombeve të Bashkuara. Por unë nuk mendoj se për momentin Moska është e gatshme të tërhiqet nga territoret që ajo pushton, dhe mendoj se Ukraina shpreson t’i çlirojë ato.
Ajo që po bëjmë ne aq sa kemi mundësi është të dialogojmë me të dyja palët për zgjidhjen e problemeve specifike. Nisma më e rëndësishme ka qenë eksporti i drithit nga Ukraina dhe i produkteve ushqimore dhe plehrave nga Rusia përmes Detit të Zi. Kjo marrëveshje skadon më 18 maj. A keni besim se do të ripërtërihet?
Gjëja e fundit që bëra mbrëmë dhe sot në mëngjes, ishte të kontaktoja me kolegët e mi që po merren me këtë çështje. Jemi plotësisht të angazhuar në përpjekjen për të shpëtuar këtë marrëveshje. Rebeka Grinspan, Sekretare e Përgjithshme e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin ishte në Moskë pak ditë më parë.
Ndërkohë Martin Grifits, Nënsekretari i Përgjithshëm për Çështjet Humanitare është në Stamboll të martën. Ne po përgatisim një takim të 4 palëve, Rusisë, Ukrainës, Kombeve të Bashkuara dhe Turqia në Stamboll, dhe po bëjmë gjithçka që është e mundur për t’iu përgjigjur më mirë problemeve që po hasin rusët. Është e vërtetë që eksporti i ushqimit dhe i plehrave nuk është nën sanksione, por mbeten disa pengesa indirekte, të cilat po përpiqemi t’i eliminojmë; përveç zgjidhjes së çështjeve mbi inspektimet.
A do të duhet të presë paqja, derisa të dy palët të binden se asnjëra palë nuk mund të
fitojë?
Në këtë moment nuk shoh asnjë mundësi për të arritur menjëherë një armëpushim apo nisur
negociatat për paqe.
Ndërkohë, ekziston rreziku i përshkallëzimit të situatës. Për shembull përdorimi i armëve atomike taktike nga Rusia apo një aksident bërthamor në Zaporizhzhia...
Zaporizhzhia përbën një shqetësim i madh për ne. Unë shpresoj që të ketë kujdes të mjaftueshëm nga të dyja palët për të parandaluar një tragjedi. Nga ana tjetër gjykoj se mundësia e një përshkallëzimi bërthamor është shumë e vogël. Nisma kineze ishte shumë e rëndësishme, pasi deklaroi hapur se përshkallëzimi bërthamor i konfliktit është i papranueshëm.
A janë të dënuara të dështojnë ofertat për ndërmjetësim nga Kina apo nga presidenti
brazilian Lula da Silva?
Unë e deklarova tashmë se negociatat nuk do të ndodhin në këtë moment. Shpresoj që ato të zhvillohen në të ardhmen. U fol për një ofensivë ruse në dimër dhe një kundërsulm të ukrainasve në pranverë. Është e qartë se të dyja palët janë të angazhuara plotësisht në luftë.
A përputhet me të drejtën e vetëmbrojtjes dërgimi nga Perëndimi i armëve në Ukrainë?
Nuk e kam bërë dhe nuk do të komentoj asnjëherë për mbështetjen që ekziston apo nuk ekziston. Është e qartë se të dyja palët janë përpjekur të furnizohen me armë nga jashtë, dhe kjo është ajo që ndodh në luftëra. Objektivi është të arrihet një paqe e drejtë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara. Por jemi ende shumë larg nga kjo.
Ju keni paralajmëruar se mund të kemi një rritje prej 2.8º Celsius të temperaturave globale deri në fund të shekullit. A do të thotë kjo se duhet të braktiset Marrëveshja e Parisit - e cila u zotua ta mbajë këtë rritje nën nivelin 1.5ºC?
Raporti i fundit nga IPÇ, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, autoriteti më i lartë shkencor për këtë çështje, thotë se është e mundur që temperaturat të mos rriten mbi 1.5ºC deri në fund të shekullit. Por që të ndodhë kjo, duhet të ndryshojmë në mënyrë dramatike atë që po bëjmë, sepse emetimet po vazhdojnë të rriten.
Unë kam propozuar një pakt solidariteti midis ekonomive të mëdha të zhvilluara dhe atyre të mëdha në zhvillim, të cilat përfaqësojnë 80 për qind të emetimeve. Propozimi im është që të parët të arrijnë të zerojnë emetimet e karbonit të atmosferë afër vitit 2040 dhe të dytat afër vitit 2050. Por aktualisht nuk po shkojmë në atë drejtim. Nuk kemi gjetur ende vullnetin politik nga qeveritë, dhe kontributet e sektorit privat nuk mjaftojnë për të shmangur një katastrofë me pasoja të paparashikueshme.
A kemi ende kohë për ta parandaluar atë?
Jemi shumë afër momentit të së vërtetës. Nëse nuk merren masat e nevojshme, do të humbasë objektivi prej 1.5ºC, dhe kjo do të ishte e tmerrshme për njerëzimin. A duhet të mbajnë përgjegjësi kompanitë e naftës?
Kompanitë e naftës duhet të jenë në krye të procesit të dekarbonizimit. Sot jemi dëshmitarë të diçkaje që është moralisht e patolerueshme. Ne shohim që këto kompani po arkëtojnë fitime të jashtëzakonshme, të cilat po i përdorin për të blerë aksionet e tyre në vend se të investojnë në energjinë e gjelbër, gjë që na ka detyruar të kërkojmë nga shtetet të vendosin taksa të jashtëzakonshme.
Që kur keni qenë Komisioner i Lartë i OKB-së për Refugjatët ndërmjet viteve 2005- 2015, situata dhe numri i personave të zhvendosur vetëm sa është përkeqësuar. Në atë kohë, ligji ndërkombëtar për refugjatët respektohej praktikisht kudo në botë. Sot po shohim që në Hemisferën Jugore ka një gatishmëri për të pritur qindra mijëra refugjatë, si në Sudan, por në botën e zhvilluar janë mbyllur shumë dyer. Nuk ka asnjë politikë për të
garantuar që emigrimi të jetë i rregulluar.
Prandaj atë e kontrollojnë trafikantët, duke kryer shkelje të tmerrshme të të drejtave të njeriut. Unë mendoj se Evropa ka një problem për të zgjidhur: demografia e saj është e paqëndrueshme dhe emigrimi është një komponent për të garantuar mbijetesën e saj. Por nuk ka një politikë evropiane të emigracionit. Ka politika kombëtare - të cilat ndonjëherë janë kontradiktore - dhe kjo do të thotë se Evropa nuk ka një rol pozitiv në rregullimin global të lëvizjeve të popullsisë. Është e turpshme./ Përshtatur nga CNA.al
Moli ishte 88 vjeçe dhe me një shëndet relativisht të mirë...
Që nga koha kur Rusia kërcënonte me ndërhyrje në Ukrai...
Turqia do të shkojë këtë të diel drejt qendrave të vot...
Shkencëtari bërthamor, Sigfried S.Heker, 79 vjeç, ësht...
Sipas fondacionit ‘Internet Watch’, që nga viti 2019 ka pa...
Unë vizitova Kievin muajin e kaluar për t’u takuar me ...
Dy dronë kryen një sulm brenda kompleksit të Kremlinit mën...
Kulla Eifel u përurua në Paris më 31 mars 1889, gjatë cere...
A ka një preferencë perëndimore për fituesin, ndërsa T...
Njerëzimi ka 2 probleme kryesore, të cilat janë bërë m...
A keni dëgjuar ndonjëherë për një njeri që pretendon t...
Biseda telefonike midis Xi Jinping me Volodimir Zelens...
Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 600 emigrantë vlerë...
Përfytyroni për një moment një skenar tipik britanik. ...
Kiev - “Pas Ukrainës, radhën e ka Çeçenia”- thotë komandan...
A mund t’i mbijetojë Amerika një presidence të dytë të Xho...
Unë kam qenë shumë i përkushtuar me shkrimin e librave...
Marka e presidentit Xho Bajden është në rastin më të m...
Kishin kaluar vetëm pak ditë nga tërmetet e 6 shkurtit...
Mijëra ushtarë ukrainas po përgatiten për t’u hedhur n...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Ma...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një burrë rapor...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme qytetin e K...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në seancën gjyqësore, ku palët paraqitën deklaratat hyrëse...
Shpërthimi i vullkanit Kanlaon në ishullin Negros të Filip...
Një zjarr në një fabrikë këpucësh në Kinën juglindore la p...
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti, e cila...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Nëse nuk ndërmerren politika të koordinuara nga Banka e Sh...
Në rishikimet e buxhetit të vitit 2026, Buxheti i Ministri...
Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj nga nisja e procesit të ...
Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, ...