“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Biseda telefonike midis Xi Jinping me Volodimir Zelenski bëri bujë në mediat botërore. Në fakt nuk duhej të cilësohej si një befasi. Pekini është në listën e të gjithëve kur bëhet fjalë për paqebërësit e mundshëm në këtë konflikt të përgjakshëm. Midis atyre që e kanë në këtë listë është presidenti francez, Emanuel Makron.
“Unë e di se mund të mbështetem te ju për të rikthyer Rusinë në rrugën e arsyes dhe të gjitha palët në tryezën e negociatave”, - i tha Makron udhëheqësit kinez gjatë takimit midis tyre në Pekin në fillim të muajit prill. Edhe pse Xi u përgjigj se do t’i telefononte presidentit ukrainas, nuk u nxitua.
Sepse nuk ka iluzione në lidhje me vështirësinë që ka roli i ndërmjetësit në një luftë ku Ukraina dhe Rusia gjenden në pozicione diametralisht të kundërta. Megjithatë, suksesi i fundit i Kinës në normalizimin e marrëdhënieve midis Iranit dhe Arabisë Saudite, mund ta joshë atë që të ndihmojë në arritjen e një zgjidhjeje diplomatike për luftën më të madhe të zhvilluar në Evropë që nga viti 1945.
Por si do të dukej kjo zgjidhje? Kinezët e kanë theksuar vazhdimisht, në mënyrë më të hapur me propozimin 12-pikësh, që e ata e bënë publik në përvjetorin e parë të luftës, se paqja në Ukrainë mund të rivendoset vetëm përmes negociatave që “në fund duhet të arrijnë një armëpushim gjithëpërfshirës”.
Pavarësisht kritikave, Pekini nuk po mbronte një armëpushim që do të ngrinte linjat aktuale të betejës si kufijtë e rinj ndërshtetërore (pra një marrëveshje që do të linte në duart e Rusisë pjesë të mëdha të territorit ukrainas), por fillimin e një procesi politik që “në fund” do të çonte për një ndërprerje të përhershme të luftimeve.
Për më tepër, propozimi nuk thoshte asgjë për kushtet për një pakt, teksa theksonte nevojën që të dyja palët të tregonin vetëpërmbajtje, një formulim i përsëritur i deklaratës zyrtare të Pekinit mbi bisedën telefonike Xi-Zelenski.
Më e rëndësishmja, ajo theksoi nevojën për të respektuar “sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve, pavarësisht nëse ishin të dobëta apo të forta, të pasura apo të varfra”. Frazeologjia është e gjetur. Kina është e përpiktë për gjuhën e saj diplomatike, veçanërisht në deklaratat publike.
Sigurisht, Pekini do të dëshirojë të ruajë “miqësinë pa kufi” me Moskën. Por nga ana tjetër ka qenë i kujdesshëm që të mos mbajë një qëndrim kaq të favorshëm për Rusinë, saqë Ukraina nuk do të ishte e gatshme ta pranonte Kinën si ndërmjetëse.
Nuk ka asnjë dyshim se Xi e kupton tashmë se Rusia nuk mund t’i arrijë objektivat e saj territorialë - që së paku synojnë ndarjen e Ukrainës - përmes luftës në fushën e betejës, dhe se luftimet mund të përfundojnë vetëm përmes një marrëveshjeje të bazuar në kompromisin e ndërsjellë nga të dyja palët.
Sado e rëndësishme që mund të jetë Rusia për Pekinin, Xi dëshiron që të mbrojë interesat ekonomike kineze në Ukrainë për një periudhë afatgjatë. Kina mbetet partnerja më e madhe tregtare e huaj e Ukrainës dhe ka investuar shumë para në projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë modernizimin e portit të Mikolaiv dhe ndërtimin e një linje të re metroje në Kiev.
Ndoshta SHBA-ja dhe disa nga aleatët e saj evropianë, do t’i hedhin poshtë propozimet e Xi ndaj Zelenskit si një tjetër marifet për të shmangur vëmendjen ndaj mbështetjes politike dhe ekonomike të Pekinit për Putinin gjatë luftës.
Si për shembull, duke importuar naftë bruto ruse, e cila në mars të këtij viti arriti nivelin më të lartë në 33 muaj, si dhe duke refuzuar të mbështesë rezolutat e OKB-së që dënojnë pushtimin e Rusisë. Kjo qasje, shpjegon pjesërisht refuzimin nga Uashingtoni të planit 12-pikësh të Pekinit.
Megjithatë, lëvizjet e kujdesshme të Kinës për t’u pozicionuar si ndërmjetëse e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit Rusi-Ukrainë, nuk duhet të hidhen poshtë në bllok. Xi nuk do të kishte humbur aspak kohë duke bërë një bisedë të gjatë me Zelenskin.
Kinezët as nuk do të kishin shpallur gatishmërinë e tyre për të dërguar “një përfaqësues special për çështjet euroaziatike në Ukrainë dhe vende të tjera”, vetëm si një lojë e marrëdhënieve me publikun (PR). Po ashtu, Kina nuk do ta niste këtë përpjekje nëse nuk do të kishte mbështetjen nga Rusia dhe Ukraina.
Prandaj Zelenski nxitoi ta cilësojë bisedën telefonike me Xi si “domethënëse” dhe pozitive, ndërsa edhe Ministria e Jashtme ruse e përgëzoi presidenti kinez për “gatishmërinë e tij për t’u përpjekur në gjetjen e një rrugëdaljeje diplomatike nga ky konflikt”.
Ne nuk duhet të kemi asnjë iluzion: ndërsa Kina mund të jetë e interesuar të fillojë një proces negociues midis Kievit dhe Moskës, arritja e një marrëveshje që i jep fund luftës, nuk do të ndodhë shpejt, dhe madje mund të jetë edhe e paarritshme.
Xi mund të “lexojë” situatën në fushën e betejës dhe pozicionet e kampeve respektive, dhe ai e kupton realitetin e hidhur se do të ketë më shumë dhe jo më pak luftë në periudhën afatshkurtër. Ushtria ukrainase është në fazat e përfundimit të përgatitjes për një kundërofensivë të madhe kundër pozicioneve ruse në jug dhe lindje.
SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s, vazhdojnë të koordinojnë përpjekjet për t`u siguruar që Kievi të ketë armatimin e nevojshëm - duke përfshirë tanke, mjete luftarake të këmbësorisë, pajisje për pastrimin e minave dhe sisteme të mbrojtjes ajrore - për një fushatë ushtarake të suksesshme.
Ushtria ruse ka shpenzuar muaj të tërë duke forcuar pozicionet e saj mbrojtëse në afro 20 për qind të territorit të Ukrainës që kontrollon aktualisht, edhe pse grupi mercenar Vagner po përpiqet të pushtojë Bakhmutin pas një beteje të përgjakshme 8-mujore.
Prandaj, as Ukraina dhe as Rusia, nuk do të nxitojnë të ulen së shpejti në tryezën e bisedimeve. Edhe nëse në fund do ta bëjnë këtë, përpjekjet për ndërmjetësim mund të rezultojnë të jenë një punë pa bareqet duke pasur parasysh se sa larg kushteve më minimale për një marrëveshje janë Rusia dhe Ukraina.
Megjithatë, telefonata midis Xi me Zelenskit, dhe reagimi pozitiv i Kievit dhe Moskës ndaj saj, mund të nxisin të paktën mendimin krijues mbi mënyrat se si t’i jepet fund luftës. Pa këtë gjë, vdekjet dhe shkatërrimi nga kjo luftë do të vazhdojnë pafundësisht.
Shënim: Rajan Menon, profesor në Shkollën “Colin Powell” për Lidership Qytetar dhe Global në Kolegjin e Qytetit të Nju Jorkut. Daniel R.DePetris, bashkëpunëtor në think-tankun Defence Priorities dhe analisti për Chicago Tribune dhe Newsweek./ Përshtatur nga CNA.al
Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 600 emigrantë vlerë...
Përfytyroni për një moment një skenar tipik britanik. ...
Kiev - “Pas Ukrainës, radhën e ka Çeçenia”- thotë komandan...
A mund t’i mbijetojë Amerika një presidence të dytë të Xho...
Unë kam qenë shumë i përkushtuar me shkrimin e librave...
Marka e presidentit Xho Bajden është në rastin më të m...
Kishin kaluar vetëm pak ditë nga tërmetet e 6 shkurtit...
Mijëra ushtarë ukrainas po përgatiten për t’u hedhur n...
Në dhjetor 1949, 2 muaj pas themelimit të Republikës P...
Presidenti Vladimir Putin mburret me fuqinë e ekonomis...
Një ushtri e rreme në luftë? Po ka ekzistuar dhe ishte div...
“Askush nuk mund të kruhet me një pjesëtar të familjes Baj...
Në korrik aleatët e NATO-s do të mblidhen në Vilnius për s...
Qasja e fuqisë së butë të Bashkimit Evropian për zgjid...
Ndërmjet formave të ndryshme të mbledhjes së informacionit...
Në rast se Perëndimi nuk është i bashkuar, ai nuk do t...
Ekziston diçka e fuqishme te fjalët e fundit që thotë ...
Dy muaj e dy ditë. 29 nëntor 1948-31 janar 1949. Ushtr...
Deklaratat publike të presidentit Xho Bajden për Luftë...
Gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 20...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...