Nga Kenedi te Çërçilli, fjalët e fundit që thanë politikanët e njohur para vdekjes
Ekziston diçka e fuqishme te fjalët e fundit që thotë ...

Në rast se Perëndimi nuk është i bashkuar, ai nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë me Kinën. Kjo gjë është më se e qartë. Dhe nëse në atë që quhet “Perëndim”, përfshijmë Australinë dhe Japoninë, nuk ka asnjë dyshim se bashkëpunimi i tyre strategjik me Shtetet e Bashkuara po thellohet dhe po bëhet gjithnjë e më i nevojshëm.
Tek e fundit, këto dy vende ndodhen në Lindje dhe po përballen me një Kinë të madhe dhe që ka ambicie gjeopolitike gjithnjë e më të mëdha. Megjithatë, pyetja është se çfarë do të ndodhë me Evropën. Deklaratat e bëra nga presidenti francez Emanuel Makron pas kthimit në Paris nga Pekini nxorën në pah këtë çështje.
Po ashtu edhe dilemën ku gjendet sot Evropa. Presidenti francez foli edhe një herë mbi nevojën e autonomisë strategjike evropiane në raport me Shtetet e Bashkuara dhe vuri në dyshim nëse Bashkimit Evropian duhet t’u bashkohet Shteteve të Bashkuara në një Luftë të re të Ftohtë kryesisht kundër Kinës.
Sepse francezët janë të lirshëm në përdorimin e gjuhës së tyre. Por fakti është se edhe për sa u përket temave krejtësisht të prekshme, është shumë e vështirë të kuptosh saktësisht se çfarë do të thotë autonomi strategjike, sa kushton, dhe për më tepër si do të arrihet diçka e tillë.
A do të mundet “Evropa”, pavarësisht nëse është forma bashkëkohore e BE-së, apo një grupim më i vogël i kombeve evropiane, të krijojë ushtrinë e saj brenda 5 deri 10 vitet e ardhshme, ose shërbimin e saj të inteligjencës? A do të mundet “Evropa”, pa pasur tashmë në gjirin e saj Britaninë e Madhe, të zëvendësojë me mjetet e veta atë që ofrohet aktualisht nga NATO, dhe në praktikë nga SHBA-ja?
Kur po e diskutoja këtë çështje me një shok, ai më tregoi një histori. Kishte vizituar dikur një aeroplanmbajtëse të Marinës Amerikane në kuadër të një vizite zyrtare. Në një moment komandanti i anijes e priti delegacionin për darkë së bashku me disa ushtarakë të lartë amerikanë.
Ajo që i bëri përshtypje mikut tim, ishte se darka përbëhej nga sanduiçe me sallatë dhe ton, ose sanduiçe me proshutë dhe djathë, pije joalkoolike dhe disa birra. Pranë tryezës së darkës, ekuipazhi kishte ngritur një tavolinë tjetër ku shiteshin disa biskota dhe kokteje të ndryshme.
Disa kohë më vonë, miku im u ftua sërish nga homologët e tij për të vizituar një aeroplanmbajtëse franceze. Këtë herë darka ishte me 3 pjata dhe pak verë relativisht të mirë. Në sytë e mikut tim me përvojë, ndryshimi ishte i qartë, ashtu siç ishte edhe përgjigjja e tij ndaj pyetjes “Kush është në një pozicion më të mirë për të luftuar?”
Një mik tjetër imi, që ndodhej në Afganistan gjatë ditëve kaotike të tërheqjes së ushtarëve dhe personelit civil amerikan nga Kabuli në gushtin e vitit 2021, përshkruan se si SHBA shkaktoi vërtet kaos nëpërmjet atij lloj largimi. Por më vonë ngriti një mekanizëm që për disa ditë orientoi operacionin e evakuimit si dhe një “urë” ajrore komplekse.
Evropianët u ndien plotësisht të varur nga ajo, dhe në fund të një operacioni që ata u munduan të organizonin, u ndeshën përballë me një ushtarak amerikan, të cilin e pyetën nëse mund të hynin në zonën e kontrolluar të aeroportit për t’u larguar nga vendi.
Pra Evropa ka ende një rrugë të gjatë përpara, në mënyrë që të arrijë autonominë strategjike që pretendon. Ajo duhet ta arrijë atë, por kjo do të thotë se duhet të bëhet më e fortë, të mos jetë më e llastuar, dhe më e rëndësishmja, duhet të ketë një lidership që dëshiron ta luajë atë rol në skenën ndërkombëtare.
Sepse tani për tani, ajo duket si një “kopsht” i qetë dhe i rregullt, që dëshiron të mbetet i pandryshuar nga ndryshimet e shpejta dhe të pamëshirshme rreth saj, teksa siguritë e pasluftës po shemben, dhe po ashtu edhe ndjenja e sigurisë që ofron ombrella e SHBA-së.
Por kjo qasje nuk mund të vazhdojë më tej. Asnjë kopsht i lulëzuar nuk mund të ruhet dhe mirëmbahet kur një xhungël rritet rreth tij me dhunë dhe pa rregull. Për Evropën ka ardhur koha e vendimeve kyçe./ Përshtatur nga CNA.al
Ekziston diçka e fuqishme te fjalët e fundit që thotë ...
Dy muaj e dy ditë. 29 nëntor 1948-31 janar 1949. Ushtr...
Deklaratat publike të presidentit Xho Bajden për Luftë...
Gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 20...
Në secilën nga format e saj - nga robotët antropomorfë te ...
Sipas një vlerësimi, dollari është pjesë e 88 për qind e t...
Përvoja ime e parë me sëmundjen e lëvizjes ishte si student ...
Ndërsa klima e planetit tonë po bëhet gjithmonë e më e nxe...
Javës që kaloi, Rusia pretendoi se kishte marrë kontro...
Askush nuk duket se e di se si do të reagonin Shtetet ...
“Një spiun i brendshëm, ndoshta i rekrutuar nga rusët,...
Brenda një jave, gazeta amerikane e lajmeve dhe opinio...
Në fillim të vitit 2022, Jens Stoltenberg, Sekretari i...
Pashka është një nga festat më të rëndësishme në kalen...
Organizata mafioze po depërtojnë gjithnjë e më shumë në po...
Lufta në Ukrainë ka një natyrë psikologjike dhe politi...
Sipas World Happiness Survey, Finlanda ka qenë vendi m...
Asgjë nuk ilustron më mirë rëndësinë në rritje në çësh...
Politika e zgjerimit është rikthyer në krye të mekaniz...
Në rast se do të mbetet fuqia kryesore e botës, Shtete...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...