Dollari sundon botën dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen
Sipas një vlerësimi, dollari është pjesë e 88 për qind e t...

Në secilën nga format e saj - nga robotët antropomorfë te makineritë mësuese - Inteligjenca Artificiale do të formësojë të ardhmen e njerëzimit. Ajo do ta ndihmojë njeriun të përballet me probleme të pazgjidhshme për mendjen e tij, duke i bërë më efikase sistemet e prodhimit dhe duke e përmirësuar sigurinë.
Por rreziqet dhe mundësitë do të jenë të njëjta. Historia na mëson se utopitë janë distopi potenciale, dhe se fantashkenca e paraardhësve është realiteti i trashëgimtarëve të tyre. Ky është dhe do të jetë rasti edhe për Inteligjencën Artificiale, aftësitë mbinjerëzore të analizës, llogaritjes, të kuptuarit, memorizimit, parashikimit dhe arsyetimit, mund të krijojnë skenarë ultronianë.
Falsifikimet e nivelit të lartë ("deepfake"), të afta të mashtrojnë miliona njerëz nuk janë veçse një tipar i parëndësishëm, edhe pse emblematik, i epokës së luftërave hibride të zhvilluara përmes Inteligjencës Artificiale. E ardhmja do të jetë e mbushur me disinfodemi (epidemi të dezinformacionit) të përhershme, luftëra konjitive me ndikim të madh dhe me operacione destabilizuese të dizajnuara nga truri artificial i robotëve.
E ardhmja është tashmë këtu
Një studiues dhe një Inteligjencë Artificiale po zhvillojnë një bisedë midis tyre. I pari i kërkon kësaj të fundit informacione mbi një vend, për të cilin do të dëshironte të kishte njohuri gjithëpërfshirëse dhe të thelluara. Programi e kënaq njeriun, duke i dhënë atij një përmbledhje të detajuar dhe të paanshme mbi kulturën, ekonominë, shoqërinë dhe historinë e atij vendi.
Pasi të jetë testuar kapaciteti i jashtëzakonshëm i ruajtjes së të dhënave të programit, studiuesi është i interesuar të kuptojë nëse bashkëbiseduesi virtual është i aftë që ta përpunojë informacionin, dhe ta përkthejë atë në një seri simulimesh.
Fjalët kyçe të skenarëve të kërkuar nga studiuesi i Inteligjencës Artificiale janë kryengritje, destabilizim dhe revolucion. Programi merr përsipër kërkesën e studiuesit. Dhe mendon ose më saktë përpunon. Më pas publikimi i rezultateve: frika dhe dobësitë e fshehura të banorëve të vendit në fjalë.
Njeriu ia kalon të dhënat eprorëve. Këto të dhëna do të përdoren disa vite më vonë në kontekstin e një lufte të fshehtë të nisur kundër atij vendi të analizuar nga programi, duke u dëshmuar si vendimtare për hartimin e strategjisë.
Ajo që sapo u tregua mund të jetë një histori nga e ardhmja: një bisedë midis një këshilltari për sigurinë kombëtare dhe një makineri që mëson vetë, në formën e një "chatbot"-i, që i përket familjes ChatGpt. Në fakt, diçka e tillë ka ndodhur tashmë.
Ajo që sapo u tregua është historia (gati e panjohur) e një softueri për studimin e rebelimit, të quajtur Politika, i krijuar nga disa gjeni të kompjuterëve në vitin 1965 në kontekstin e Projektit Kamelot. Softueri u tha atyre se në Kili ekzistonin kushtet për një luftë civile, dhe se kilianët kishin frikë se konflikti politik mund të përshkallëzohej në një grusht shteti jodemokratik.
Po ashtu softueri ia tha se nëse do të ndodhte një grusht shteti, presidenti i rrëzuar nga froni duhej të vritej për të stabilizuar situatën pas grushtit të shtetit. Në vitin 1973, 8 vjet pas prodhimit të skenarit, lufta e fshehtë ndaj Kilit të Salvador Alendes, e krijuar nga dyshja Nikson-Kissinger, do të përfundonte tamam siç u parashikua nga programi “Politika”.
Drejt epokës së “luftërave të përsosura”
Aftësitë intelektuale mbinjerëzore të Inteligjencës Artificiale, disa prej të cilave janë krijuar për të përmirësuar veten deri në pafundësi, mund t’i japin historisë figura të tilla si strategët ushtarakë dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare. Sepse një tru i aftë të përpunojë skenarë të bazuar në llogaritjen e çdo variabli, pra të përsosur, do ta bënte të dukej i vjetruar përdorimi i mendjeve njerëzore, që në fakt janë të gabueshme.
Një ushtri që mbështetet mbi Inteligjencën Artificiale, i njeh më saktësi shanset për fitore. Një burrë shteti i rrethuar nga këshilltarë kompjuterikë e di paraprakisht rezultatin e çdo vendimi. Një dezinformator që komandon një ushtri supertrollësh dhe "chatbot"-ësh për të zhvilluar një luftë psiko-informative, mund ta copëtojë një vend rival, pa pasur aspak ide të nxisë një luftë me armë.
Pra, do të ketë luftëra të përsosura ose gati të tilla. Falsifikimet e thella, janë vetëm një shembull i thjeshtë i potencialit destabilizues të Inteligjencës Artificiale. Cilësia e tyre, është e destinuar të rritet në mënyrë të pashmangshme: sot ato janë imazhe, audio dhe video në thelb realiste, por intuitivisht false.
Nesër verifikimi i fakteve nuk do të mjaftojë për të dalluar të vërtetën nga e një rremë, dhe demaskimi i një mashtrimi do të pasohet nga prodhimi i menjëhershëm i një tjetri. "Chatbot"-et e bazuara tek Inteligjenca artificiale, si ChatGpt, mund të hakerohen pa dijeninë e menaxherëve dhe të përdoren për të kryer operacione psikologjike, mbi individë apo mostra, të një natyre shkatërruese: vrasje, masakra ose vetëvrasje.
Ose mund të krijohen dhe tregtohen për të njëjtat qëllime "chatbot" të programuara me synime dashakeqe, por me një pamje simpatike. Këto nuk janë iluzione që janë pjellë e fantashkencës. Në fillim të këtij vitit në Belgjikë, një burrë kreu vetëvrasje me nxitjen e Inteligjencës Artificiale, të programuar për të bërë biseda neutrale.
Është legjitime të pyesim veten se çfarë mund të ndodhë me shfaqjen e softuerit të programuar për të vrarë. Duke lënë mënjanë operacionet psikologjike dhe luftën e informacionit, të cilat pjesërisht janë tashmë një realitet, Inteligjenca Artificiale do ta shpërfytyrojë artin e luftës hibride dhe do të rritë dëmet e luftës kibernetike përtej niveleve që i imagjinojmë aktualisht.
Pra programe superkompjuterike për të zhvilluar skenarë dhe programe të inteligjencës superartificiale dhe për t’u dhënë përmbajtje atyre. Destabilizimi vetëm një klikim larg. Skenari i luftërave hibride të zhvilluara nga njerëzit përmes Inteligjencës Artificiale është i pashmangshëm. Ndaj është i domosdoshëm investimi në strategjitë e përshtatjes, parandalimit dhe rezistencës./ Përshtatur nga CNA.al
Sipas një vlerësimi, dollari është pjesë e 88 për qind e t...
Përvoja ime e parë me sëmundjen e lëvizjes ishte si student ...
Ndërsa klima e planetit tonë po bëhet gjithmonë e më e nxe...
Javës që kaloi, Rusia pretendoi se kishte marrë kontro...
Askush nuk duket se e di se si do të reagonin Shtetet ...
“Një spiun i brendshëm, ndoshta i rekrutuar nga rusët,...
Brenda një jave, gazeta amerikane e lajmeve dhe opinio...
Në fillim të vitit 2022, Jens Stoltenberg, Sekretari i...
Pashka është një nga festat më të rëndësishme në kalen...
Organizata mafioze po depërtojnë gjithnjë e më shumë në po...
Lufta në Ukrainë ka një natyrë psikologjike dhe politi...
Sipas World Happiness Survey, Finlanda ka qenë vendi m...
Asgjë nuk ilustron më mirë rëndësinë në rritje në çësh...
Politika e zgjerimit është rikthyer në krye të mekaniz...
Në rast se do të mbetet fuqia kryesore e botës, Shtete...
Niveli global i demokracisë është rikthyer atje ku ish...
Gjeopolitika mund t’ju çojë shumë larg në shpjegimin e...
Ekziston një fije që lidh suksesin e ndërmjetësimit të...
Vdekja në turrën e druve është një formë e vjetër ndëshkim...
Nga këndvështrimi i një ushtari rus, lufta në Ukrainë duhet ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...