Vranësira dhe reshje kalimtare/ Moti për ditën e sotme, 4 qershor 2026
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...

Javës që kaloi, Rusia pretendoi se kishte marrë kontrollin e qytetit Bakhmut pas një beteje 8-mujore me forcat ukrainase, lufta më e gjatë dhe më e përgjakshme deri më sot. Por sulmi nuk u drejtua nga Forcat e Armatosura Ruse, por nga një ushtri private që ka luftuar së bashku me trupat e rregullta ruse që nga pushtimi: Grupi Vagner.
Kjo ushtri mercenare ka qenë gjithmonë e mbuluar me mister. Në ditët e para të luftës, raportet e vinin theksin tek natyra e fshehtë e operacioneve të saj ushtarake, duke përfshirë një komplot për të vrarë presidentin ukrainas Zelenski dhe kabinetin e tij. Deri vonë, ishte e paqartë nëse ekzistonte një kompani e regjistruar me emrin “Vagner”.
Gjithçka ndryshoi në shtatorin e vitit 2022, kur Jevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i Putinit, publikoi një deklaratë duke pretenduar se ai e themeloi grupin në vitin 2014 për të “mbrojtur rusët kur filloi gjenocidi i popullsisë ruse të Donbasit”.
Më pas, në janar të këtij viti, ai vendosi ta zyrtarizojë, duke e regjistruar Vagnerin si biznes dhe duke hapur në Shën Petersburg selinë e saj “PMC Wagner Center”. Ai nuk i fsheh aktivitetet e saj: siç e bën të qartë emri i kompanisë, që shfaqet edhe në logon e grupit, Wagner Group është një PMC, një kompani private ushtarake, e njohur edhe si një grup mercenar.
Qeveria ruse u detyrua ta pranonte ekzistencën e saj. Statusi klandestin u hoq zyrtarisht. Zyrtarizimi i Vagnerit simbolizon dashur pa dashur natyrën në ndryshim të luftës moderne, në të cilën paradigma tradicionale klauzeviçiane - e bazuar në një dallim të qartë midis publikut dhe privatit, mikut dhe armikut, civiles dhe ushtarake, luftëtarit dhe jo luftëtarit - i ka hapur rrugën një realiteti shumë më kaotik, në të cilin ushtritë shtetërore luftojnë tani rregullisht përkrah grupeve paraushtarake dhe mercenare private dhe korporative.
Edhe kur kanë natyrë të dhunshme, konfliktet e sotme ndodhin shpesh në një “zonë gri”, pra nën pragun e veprimit ushtarak konvencional. Shtetet kundërshtare po përballen gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin nëpërmjet palëve përfaqësuese ose zëvendësuesve, përfshirë ushtritë private, dhe jo përmes forcave të tyre të armatosura.
Dhe ky nuk është vetëm një fenomen që ndodh në Rusi. Roli gjithnjë e më qendror i kompanive private ushtarake dhe të sigurisë (PMSC) në luftën moderne është një fenomen global. Ushtritë private kanë ekzistuar për shekuj me radhë.
Në dekadat e fundit, përdorimi i mercenarëve ka qenë veçanërisht i përhapur gjatë Luftës së Ftohtë, sidomos në Afrikë, në kontekstin e dekolonizimit dhe luftërave civile që pasuan atje. Ato u përdorën gjerësisht midis viteve 1960 dhe fillimit të viteve 1980 nga Perëndimi për t’i penguar kolonitë të arrinin pavarësinë apo për të destabilizuar ose përmbysur qeveritë e reja të pavarura, si në Republikën Demokratike të Kongos, Republikën e Beninit dhe Republikën Sejshjell.
Në atë kohë nuk kishte asnjë kuadër ligjor ndërkombëtar në lidhje me mercenarizmin. Vetëm në vitin 1977, Konventat e Gjenevës përfshiu një përkufizim juridik ndërkombëtar të saj. Sipas saj, një mercenar është çdo person që rekrutohet për të luftuar në një konflikt të armatosur, i cili merr pjesë aktive në veprimet luftarake dhe që nuk është as shtetas i një pale në konflikt dhe as banor i territorit të kontrolluar nga njëra palë.
Ishte një përkufizim shumë i ngushtë, por që u hartua posaçërisht për të adresuar problemin e përdorimin e mercenarëve nga Perëndimi kundër qeverive post-koloniale. Kjo çoi në emërimin në vitin 1987 të një Raportuesi Special për përdorimin e mercenarëve.
Ndërkohë në vitin 1989, u hartua Konventa Ndërkombëtare kundër Rekrutimit, Përdorimit, Financimit dhe Trajnimit të Mercenarëve, e cila hyri në fuqi në 2001.
Ajo specifikonte se mercenarët ishin njerëz që minonin qeveritë legjitime. Për pasojë, gjatë viteve 1990, pati një rritje të ndjeshme të numrit të kompanive private ushtarake dhe të sigurisë, të cilat u përpoqën të distancojnë aktivitetet e tyre nga përkufizimi ligjor i mercenarizmit duke u paraqitur si subjekte biznesi zyrtare që ofrojnë shërbime “legjitime” të sigurisë dhe mbrojtjes, që gjoja dallohet nga ai i grupeve mercenare të paligjshme.
Dhe në përgjithësi patën sukses. Vetëm në atë dekadë, PMSC-të thuhet se trajnuan ushtarakët e 42 kombeve dhe morën pjesë në më shumë se 700 konflikte. Tek kjo rritje e këtij sektori ndikoi dhe ndikimi në rritje i logjikës neoliberale të racionalizimit dhe rregullimit ekonomik gjatë viteve 1990.
Ajo i nxiti shtetet të privatizojnë dhe të transferojnë tek privati shumë funksione dhe shërbime qeveritare, duke përfshirë luftën. Siguria nisi të perceptohej si një mall, si një shërbim si çdo tjetër, që mund të shitej dhe blihej në treg.
Po ashtu, ishte pjesë e një zhvendosje më të gjerë drejt transferimit të kompetencave kombëtare tek aktorët mbishtetërorë ose si në këtë rast, aktorët jo-shtetërorë, si një mënyrë për të zhvendosur procesin e vendimmarrjes larg institucioneve demokratike. Edhe pse PMSC-të nisën t’i shesin shërbimet e tyre vendeve në zhvillim dhe të ashtuquajturave shtete të dështuara që përballeshin rregullisht me kriza politike, nga mesi i viteve 1990 ato nisën të përdoren edhe nga qeveritë perëndimore, dhe veçanërisht nga SHBA.
Duke i kontraktuar ata për të mbështetur, trajnuar dhe pajisur forcat ushtarake dhe të sigurisë të qeverive mike - veçanërisht në ish-Jugosllavi - fuqitë perëndimore ishin në gjendje të promovonin interesat e tyre dhe agjendat e politikës së jashtme, duke shmangur përfshirjen në konflikte jopopullore dhe madje duke anashkaluar ato kombëtare ose kufizimet ndërkombëtare për dislokimin e trupave.
Nga fundi i dekadës, OJQ-të (si Oxfam) dhe madje edhe Kombet e Bashkuara kishin filluar të mbështeteshin shumë në PMSC për sigurinë e tyre dhe madje edhe për misionet paqeruajtëse. Në këtë kuptim, PMSC-të nuk e zëvendësuan rolin e shteteve por u integruan në to.
Madje në disa raste, e forcuan fuqinë ushtarake shtetërore, duke i dhënë mundësi qeverive të përfshiheshin në forma lufte që në rrethana të tjera mund të ishin penguar nga frika e provokimit të një reagimi konvencional ushtarak nga shtetet më të fuqishme, por edhe duke i shpëtuar gjithashtu kritikave të publikut.
Aktivitetet e Grupit Vagner në disa vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme - si Siria, Libia, Republika e Afrikës Qendrore dhe Mali - janë një shembull i mirë. Ato i dhanë Moskës një shkallë të besueshme mohimi në lidhje me ndërhyrjet e saj të huaja dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga kjo ushtri private.
Me kalimin e viteve, janë bërë përpjekje të ndryshme për të rregulluar këtë fenomen të ri në nivel ndërkombëtar, duke çuar përfundimisht në krijimin e një Grupi Pune të OKB-së për përdorimin e mercenarëve në vitin 2005. Por në përgjithësi ato kanë dështuar.
Sot ky sektori mbetet kryesisht i parregulluar dhe funksionon në mënyrë de facto në një vakum ligjor. Këto kompani private ushtarake mbeten kryesisht të “karakterizuara nga një mungesë themelore e transparencës dhe mbikëqyrjes mbi operacionet e tyre”, siç vuri në dukje Grupi i Punës i OKB-së në vitin 2021./ Përshtatur nga CNA.al
Marrë me shkurtime
Askush nuk duket se e di se si do të reagonin Shtetet ...
“Një spiun i brendshëm, ndoshta i rekrutuar nga rusët,...
Brenda një jave, gazeta amerikane e lajmeve dhe opinio...
Në fillim të vitit 2022, Jens Stoltenberg, Sekretari i...
Pashka është një nga festat më të rëndësishme në kalen...
Organizata mafioze po depërtojnë gjithnjë e më shumë në po...
Lufta në Ukrainë ka një natyrë psikologjike dhe politi...
Sipas World Happiness Survey, Finlanda ka qenë vendi m...
Asgjë nuk ilustron më mirë rëndësinë në rritje në çësh...
Politika e zgjerimit është rikthyer në krye të mekaniz...
Në rast se do të mbetet fuqia kryesore e botës, Shtete...
Niveli global i demokracisë është rikthyer atje ku ish...
Gjeopolitika mund t’ju çojë shumë larg në shpjegimin e...
Ekziston një fije që lidh suksesin e ndërmjetësimit të...
Vdekja në turrën e druve është një formë e vjetër ndëshkim...
Nga këndvështrimi i një ushtari rus, lufta në Ukrainë duhet ...
Një juri e madhe e Nju Jorkut ka paditur ish-president...
Çdo vit qindra mijëra njerëz shkojnë në Stamboll të Turqis...
Tërmetet shkatërruese që vranë më shumë se 50.000 njerëz n...
Ballkani Perëndimor nuk është asgjë më pak se një kub Rubi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...