Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

“Një spiun i brendshëm, ndoshta i rekrutuar nga rusët, po publikon dokumente sekrete mbi Luftën në Ukrainë për të demoralizuar Kievin dhe për të përçarë aleatët. Sidoqoftë, së shpejti do të ketë një kundërsulm dhe ai do të jetë i suksesshëm”.
Kurt Volker, ish-analist i CIA-s, ish-ambasador i SHBA-së në NATO dhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën, është njeriu i duhur për të interpretuar rrjedhjen e dokumenteve sekrete, të cilat përshkruajnë një gjendje shqetësuese të trupave ukrainase në front.
Si e gjykoni këtë ngjarje?
Është shumë shqetësuese. Duket si një “rrjedhje” e madhe e informacionit si Wikileaks disa vite më parë. Është serioze për nga përmbajtjet, të cila zbulojnë se çfarë mendon Pentagoni mbi luftën, aleatët, lëvizjet e Rusisë, por edhe sepse zbulon burime dhe metoda të mbledhjes së të dhënave të inteligjencës.
Një tjetër dekonspirues si Eduard Snouden?
Sigurisht që duhet të jetë një person brenda administratës amerikane. Do të habitesha nëse do të zbulohej se këto informacione janë hakeruar. Por unë besoj se dikush nga brenda i ka kopjuar.
Mund të jetë një anëtar i zhgënjyer i komunitetit të inteligjencës?
Nuk e dimë, janë spekulime, por kjo është ajo që dyshoj.
A ka vepruar me iniciativën e tij, apo është rekrutuar dhe paguar nga rusët?
Nuk kemi asnjë provë që këtë operacion e ka drejtuar një fuqi e huaj. Por duket shumë e mundshme.
A nuk ishte e përshtatshme për Moskën që ta mbante informacionin për vete, duke mos e publikuar në media?
Duhet të merrni parasysh qëllimet e mundshme të këtij verimi. Po të jetë Rusia prapa këtij operacioni, qëllimi kryesor është demoralizimi i ukrainasve, duke treguar se SHBA-ja dyshon tek ata dhe në aftësitë ushtarake të Kievit. Uashingtoni beson se ukrainasit do të kenë probleme më të mëdha në kundërsulm sesa mendojnë ata në Ukrainë, dhe kjo është arsyeja e publikimit të tyre.
Përveç demoralizimit të ukrainasve, cilat janë dëmet më të rënda?
Zbulimet rreth burimeve dhe metodave të mbledhje së të dhënave të inteligjencës. Duket që ne kemi burime në ushtrinë ruse që kanë qasje te shumë informacione. Rreziku është që Moska të kryejë një hetim për të kuptuar se nga vijnë ato, teknologji apo njerëz, dhe t’i arrestojë. Dhe kjo mund të sjellë ndërprerjen e disa burimeve jetike të informimit.
Çfarë dëmi shkaktojnë “rrjedhjet” në nivelin operacional?
Të jem i sinqertë, jo shumë. Sërish do të shohim një ofensivë të fuqishme pranverore të Ukrainës. Jo menjëherë, por pas disa javësh. Sepse së pari duhet të ndryshojnë kushtet e motit, të thahet terreni dhe ukrainasit të marrin në dorëzim armët e reja.
Ofensiva nuk ishte e menjëhershme, prandaj ka kohë për rregullime të mundshme. Tanket, artileria, dhe një mbrojtje ajrore më e mirë do t’i ndihmojnë ukrainasit. Ata janë në një pozicion të mirë për të rimarrë territore të rëndësishme midis pranverës dhe verës.
Pra, a do të jenë ata në një pozicion më të mirë për të hyrë në negociata?
Nuk jam i sigurt. Unë nuk mendoj se Putini ka ndonjë interes për të negociuar. Ukrainasit do të rimarrin më shumë territore, do të jenë në një pozicion më të mirë. Por nuk mendoj se ata janë gati të nisin negociata serioze me Moskën.
Pra do të kemi një ngërç në fushën e betejës, por me kushte më të mira për Kievin?
E saktë.
A nuk krijon kjo strategji përçarje në aleancën perëndimore?
Nuk e besoj. Franca, dhe ndoshta Gjermania, besojnë ende te një marrëdhënie e ardhshme me Rusinë. Ata nuk mund të ushtrojnë presion tek ukrainasit për negociata, por duan që të shohin fillimin e tyre. Megjithatë, ata anashkalojnë faktin që Putini është i përfshirë personalisht në luftë dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Atëherë dokumentet e dekonspiruara nuk krijojnë probleme me aleatët?
Gjatë administratës Obama, mësuam se agjencitë tona po përgjonin celularin e kancelares gjermane Merkel, gjë që pati ndikim. Edhe në këtë rast, do të ketë efekte me Izraelin, Korenë, ndoshta dhe me të tjerë.
A nuk mundet që shqetësimi për municionet dhe mbrojtjen ajrore të përshpejtojë dërgesat e armëve në Ukrainë?
Shtetet e Bashkuara po bëjnë maksimumin. Koha e dërgimit të tyre varet nga dëshira për të mos shkaktuar një përshkallëzim, që mund të çonte në një përplasje ballore midis SHBA-së, NATO-s dhe Rusisë, por edhe nga nevoja për të mbajtur armë për vete. Gjithsesi, administrata aktuale e SHBA-së ka bërë shumë për ta ndihmuar Ukrainën në çdo aspekt.
A mund të shpejtojnë europianët me ndihmat e tyre?
Ata janë më të ngadaltë. Por problemi është se kanë shumë pak pajisje ushtarake. Dhe kjo situatë është rezultati i dekadave në investime minimale në mbrojtje./ Përshtatur nga CNA.al
Brenda një jave, gazeta amerikane e lajmeve dhe opinio...
Në fillim të vitit 2022, Jens Stoltenberg, Sekretari i...
Pashka është një nga festat më të rëndësishme në kalen...
Organizata mafioze po depërtojnë gjithnjë e më shumë në po...
Lufta në Ukrainë ka një natyrë psikologjike dhe politi...
Sipas World Happiness Survey, Finlanda ka qenë vendi m...
Asgjë nuk ilustron më mirë rëndësinë në rritje në çësh...
Politika e zgjerimit është rikthyer në krye të mekaniz...
Në rast se do të mbetet fuqia kryesore e botës, Shtete...
Niveli global i demokracisë është rikthyer atje ku ish...
Gjeopolitika mund t’ju çojë shumë larg në shpjegimin e...
Ekziston një fije që lidh suksesin e ndërmjetësimit të...
Vdekja në turrën e druve është një formë e vjetër ndëshkim...
Nga këndvështrimi i një ushtari rus, lufta në Ukrainë duhet ...
Një juri e madhe e Nju Jorkut ka paditur ish-president...
Çdo vit qindra mijëra njerëz shkojnë në Stamboll të Turqis...
Tërmetet shkatërruese që vranë më shumë se 50.000 njerëz n...
Ballkani Perëndimor nuk është asgjë më pak se një kub Rubi...
Pikërisht në momentin që Xi Jinping po i thoshte lamtu...
Komunizmi mund të mos të trokasë në derën tonë të përp...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...